Politikë
-
Presidenca i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama gjatë konferencës së rindërtimit, se ai ka më shumë se një shtëpi dhe se nuk e ka luksin të merret me të dhe thirrjet e tij për tubim. Zëdhënësi i Metës Tedi Blushi thotë se presidenti Ilir Meta ka vetëm një shtëpi.
28 Shkurt 2020, 12:14 -
Piedestali i Gruas në Kongresin e PS! Rama batuta: Kush ju cenon jepini dajak! Një bashkëkryetare në çdo organizatë
28 Shkurt 2020, 12:00Kryeministri Rama vlerësoi fuqizimin e rolit të gruas jo vetëm në strukturat e Partisë Socialiste por kudo në Shoqëri gjatë Kongresit. Ai tha se do vendoset një bashkëkryetare në çdo organizatë socialiste dhe tekstet feministe do të vendosen në programet e shkollave
-
Planet e rindërtimit të banesave që u shëmbën nga tërmeti (FOTO)
28 Shkurt 2020, 11:51 -
-
-
-
-
-
Ministrja e Kulturës prezanton modelet e shtëpive që do të ndërtohen pas tërmetit
28 Shkurt 2020, 11:13 -
-
Rama: Rindërtimi do të nisë në familjet me më pak të ardhura! Brenda vitit hapim mijëra banesa (VIDEO)
28 Shkurt 2020, 10:50Shtëpitë e reja për banorët e dëmtuar nga tërmeti do t'i ngjajnë vilave dhe aprtamenteve luksove në qendër të kryeqytetit. Kjo ka qenë deklarata e kryeministrit Edi Rama në konferencën e rindërtimit ku u prezantuan modelet e reja të banesave.
-
Mungesë dokumentacioni për Zhaklina Peton/ Dvorani: Presidenti i tërhoqi vërejtje KED, kaloi në interpretime! Nuk është superior ndaj nesh
28 Shkurt 2020, 07:55Prej orës 13:00 të ditës së sotme komisioni hetimor për presidentin Ilir Meta, ku do të thirret për të dëshmuar kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani.
-
Cakaj takon Komisionerin e Zgjerimit: Metodologjia e re, të bindë vendet anëtare të japin dritën jeshile
27 Shkurt 2020, 20:19Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj është takuar me Komisionerin për Zgjerim, Olivér Várhelyi në Pragë, ku kwrkoi se metodologjia e re t'i shtyjë vendet anëtare për të avancuar me çeljen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë.
-
'Ke lajthitur'! Meta i përgjigjet Gjonajt: Me qetësi dhe drejtësi, erdhi koha për llogari, trego shokët
27 Shkurt 2020, 17:57Tedi Blushi i thotë ministres së Drejtësisë se me qetësi dhe drejtësi, erdhi koha për llogari. Në fund ai i kërkon Gjonajt që të tregojë shokët, për atë që ai e quan 'grusht shteti'.
-
PD i del në mbrojtje Presidentit dhe paralajmëron Gjonajn: Gjej një avokat të mirë për në SPAK
27 Shkurt 2020, 17:48Sekretari i përgjithshëm i PD-së, këshillon Gjonajn që të gjejë një avokat të mirë pas kallëzimit që Presidenti i bëri në SPAK
-
Tre ditët e Kongresit të PS-së, qeverisja, statuti, rindërtimi, negociatat dhe drejtësia (Axhenda)
27 Shkurt 2020, 17:33Në 29 shkurt, sesion i punimeve do nisë me një përshëndetje nga Presidenti i Partisë Socialiste Europiane, Sergei Stanishev, e më pas do të mbajë fjalimin kryeministri Edi Rama.
-
Pas PPP-ve bie edhe projekti i Teatrit? Mazniku në '45 Minuta': Procedurë e re, nder të mbetet arkitekti danez
27 Shkurt 2020, 16:58Për Teatrin e ri Kombëtar çdo gjë do të nisë nga fillimi. Pas prishjes së marrëveshjes me koncesionarin, duket se do të bjerë edhe projekti që bëri arkitekti i njohur danez Bjarke Ingels. N/kryetari i bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku i ftuar në studion e emisionit '45 Minuta' në Report Tv u shpreh se për projektin e Teatrit do të ketë një procedurë të re. Skepticizmit të Lulzim Bashës, që u shpreh dje se opozita nuk tërhiqet pa një vendim të qartë që nuk do të ndërtohen kullat, n/kryetari i bashkisë iu përgjigj duke thënë se hapësira private pas truallit të teatrit duhet të zhvillohet, por si dhe kur mbetet për t'u vendosur në një moment tjetër.
-
'Akuzat nuk të lehtësojnë hallet me drejtësinë'! Gjonaj i përgjigjet Metës: Lajthitje! Show politik presidencial jashtë kornizave ligjore
27 Shkurt 2020, 16:07Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se akuzat e Metës janë lajthitje që as ai vetë nuk i beson dhe se me të tilla akuzat thjeshtë po bën një show politik presidencial duke dalë jashtë çdo kornize ligjore. Në lidhje me akuzat personale, Gjonaj tha se gjuha e padenjë e përdorur ndaj saj nuk t'ia lehtësojë hallet me drejtësinë Metës.
-
Tubimi i 2 marsit, Veliaj ironizon Metën me përgjigjen EPIKE të vajzës: Të ka lali xhan, mos e vrit mendjen ç'a thotë bota (VIDEO)
27 Shkurt 2020, 15:11Video në fakt është e vjetër, por Veliaj e ka risjellë në Instagram, dhe bën fjalë për një vajzë që pyetet se kush është presidenti i Republikës së Shqipërisë, zoti Ilir Meta, kush është? Ajo përgjigjet: Erion Veliaj.
-
Cakaj: Fokusi në çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe liberalizimin e vizave me Republikën e Kosovës
27 Shkurt 2020, 14:13Ministri në Detyrë për Europën e Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të vendeve të Vishegradit (V4) dhe Ballkanit Perëndimor, që u zhvillua në Pragë.