Politikë
-
26 Shkurt 2020, 13:11
-
-
-
-
Tubimi më 2 Mars/ Basha i 'bindet' Metës, urdhër strukturave të partisë: Të mbështesim presidentin! Nisni organizimin
26 Shkurt 2020, 11:06Kryedemokrati Lulzim Basha i është bindur 'urdhrit' të presidentit Ilir Meta për të mbledhur njerëz për tubimin e dy marsit. Ai i ka dhënë urdhër strukturave të partisë që të jenë në shesh krah presidentit Ilir Meta në tubimin anti-qeveritar. Basha thotë se demokratët duhet t'i përgjigjen çdo thirrjeje në mbrojtje të kushtetutës.
-
Dekorimi i zyrtarit gjerman/ Meta kunj për ndërkombëtarët: Ky është një mik i vërtetë europian i vendit
26 Shkurt 2020, 10:35Në këtë ceremoni ku ishte i pranishëm edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ndërsa në njoftim zyrtar, Presidenca njofton se kjo dekoratë iu dha zyrtarit gjerman me motivacionin ‘Me mirënjohje për kontributin e çmuar në forcimin e marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, dhe në veçanti për arritjen e standardeve europiane të demokracisë dhe shtetit ligjor gjatë procesit të integrimit europian të Shqipërisë’.
-
'Socialist i ndershëm', Meta falenderon themeluesin e LSI-së Limoz Dizdarin pasi e mbështeti për '2 marsin': Mirënjohje e zjarrtë (VIDEO)
26 Shkurt 2020, 09:43Pas pozicionimit të kompozitori dhe një prej themeluesve të LSI Limoz Dizdari pro tubimit anti-qeveritar të thirrur nga presidenti Ilir Meta në datë 2 mars, ky i fundit ka shprehur sot mirënjohje 'të zjarrtë'.
-
6 ditë nga 'tubimi për besëlidhje', Meta risjell betimin mbi kushtetutë! Por si po e shkel atë me '2 Marsin' (VIDEO)
26 Shkurt 2020, 08:14Kur mbeten 6 ditë nga 2 Marsi, ku presidenti i Republikës Ilir Meta ka thirrur një tubim anti-qeveritar, mëngjesin e sotëm ai ka ndarë një video nga betimi mbi kushtetutë për marrjen e postit të kreut të shtetit. Meta e quan atë 'betimi i jetës time'.
-
Rama ia thotë në sy Lavrov-it: Aleatë krenarë me NATO e SHBA (askush s'na detyron)! Do rishikoj marrëveshjen me Rusinë që u 'harrua' 16 vite më parë
26 Shkurt 2020, 07:30Nga Moska, në një konferencë me kreun e diplomacisë ruse, Rama tha se Shqipëria është e pozicionuar krah aleatëve, NATO, SHBA e BE, jo si një detyrim për të ecur para në rrugën integruese të vendit tonë në familjen e madhe europiane, por zgjedhje për të qenë aleatë krenarë, siç ai theksoi. "Do ta shënoj në CV" - tha Rama që korrigjoi një herë ministrin rus, por Lavrov tha se ishte përkthim i gabuar për pjesën e aleancës së detyruar me SHBA dhe BE.
-
-
Misteri i dekorimit të Metës për kryekëshilltarin e Merkel, Presidenca 'merr' logon e CDU-CSU: Nëse preket Kushtetuesja, integrimi në rrezik
25 Shkurt 2020, 21:49Mos luani me integritetin e Gjykatës Kushtetuese nëse doni çeljen e negociatave. Kjo ka qenë deklarata e bërë nga Kryekëshilltari për Politikën e Jashtme në CDU-CSU, Hans-Joachim Falenski, pjesë e Bundestagut gjerman. Mesazhi në fjalë erdhi pasi presidenti Ilir Meta i akordoi Falenskit titullin“Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.
-
-
Koronavirusi/Ekspertët e shëndetësisë në Repolitix: S'ka vend për panik, vdekshmëria më e ulët se gripi. Duhet ndërgjegjësim qytetar (VIDEO)
25 Shkurt 2020, 21:17"Koronavirusi afër Shqipërisë"...është kjo tema në emisionin e sotëm në "Repolitix".
-
Ndarja nga jeta e publicistit, Basha shpreh ngushëllimet: Kontributi i tij në media, leksion i përhershëm për brezat e rinj
25 Shkurt 2020, 21:05Shkrimtari dhe publicisti i njohur Vasil Tabaku është ndarë nga jeta ditën e sotme. Për kontriburtin e tij në gazetari, vulën e së cilit mbajnë dhjetëra emisione në radio, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet e tij. Një shpirt i lirë e cilëson Basha Tabaku, shembull për brezat e rinj që i qëndroi besnik misionit të shenjtë të gazetarisë.
-
Meta e mban podiumin për vete më 2 mars, nuk i jep fjalë as Bashës, as Kryemadhit: Jo politikanë në tubim, qytetarët të vijnë me mimoza e flamuj
25 Shkurt 2020, 17:22Ndryshe nga kërkesat që dërgohen në Policinë e shtetit, për marrje leje për organizim tubimesh, protestash e manifestime në vend, presidenti Meta nuk e ka bërë një gjë të tillë, por në vend të saj ka vendosur të dërgojë një njoftim për drejtorin e Policisë Ardi Veliu, ku e informon që të marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë publike më 2 mars në orën 17:00, ku do të zhvillohet 'besëlidhja' mes Metës dhe popullit shqiptar.
-
Koronavirusi/ Rama: Nuk ka vend për panik! Shmangni broçkullat, do ta kalojmë bashkë këtë flamë
25 Shkurt 2020, 17:13Në reagimin e tij të dytë brenda ditës së sotme, kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur se nuk ka vend për panik sepse deri më tani në Shqipëri nuk është regjistruar asnjë rast të prekur me koronavirus.
-
'Asnjë masë në qendra shëndetësore', Vokshi: Qeveria bën propagandë, mjekët në mëshirë të fatit
25 Shkurt 2020, 16:48Vokshi tha se mjekët janë lënë në mëshirë të fatit pasi nuk janë pajisur as më mjetet elementare, si doreza, maska apo dezinfektues. Sipas saj qeveria po bën propagandë në lidhje me masat për koronavirusin, por në fakt nuk ka marrë asnjë të tillë.
-
'Zgjidhja e konfliktit me Ukrainën prioritet i kryesimit të OSBE-së', Rama sot vizitë zyrtare në Rusi
25 Shkurt 2020, 14:35Kryeministri Edi Rama zhvillon sot vizitë në Rusi. Kjo vizitë është pjesë e axhendës së kreut të qeverisë shqiptare në cilësinë e kreut të OSBE për vitin 2020. Mësohet se ditën e nesërme Rama do të zhvillojë në Rusi takime me krerë të niveleve të larta.
-
Basha: Rama të lërë propagandën, të marrë masat për koronavirusin! Banorët në çadra në kushte të rënda higjeno-sanitare
25 Shkurt 2020, 14:24Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se Rama duhet të lërë mënjëanë propagandën dhe të merret me hartimin e një plani masash për informimin e qytetarëve.
-
Ambasadori i Kroacisë takon Ruçin: Presidentja e BE do të mbështesë integrimin e BE dhe çeljen e negociatave për Shqipërinë
25 Shkurt 2020, 14:14Zlatko Kramarić vlerësoi bashkëpunimin mes dy vende, partneritetin strategjik politik, zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe të rritjes së investimeve, si edhe garantoi se përpjekjet e Presidencës Kroate të BE-së do të jenë maksimale për mbështetjen e Ballkanit Perëndimor dhe çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.