Politikë
-
20 Korrik, 12:42
-
-
-
-
-
-
Protestuesit qëllojnë me vezë makinën e Kumbaros dhe Çuçit
20 Korrik, 11:51 -
-
Kuvend/ Pasi deputetët i dolën kundër, Berisha ndërpret bojkotin! PD: Kërkesat e protestuesve ‘peng’ në Kuvend! PS: Dialog me flamingot dhe jo sorrat, ligj i ri për investimet strategjike
20 Korrik, 11:29Brenda Kuvendit, protesta mori po ashtu vëmendjen e deputetëve. Pasi deputetët e tij i dolën kundër bojkotit, Berisha u detyrua të rikthehet në Kuvend. Deputetët e tij u shfaqën me të njëjtin qëndrim, për të shqyrtuar nismat ligjore të dorëzuara prej tyre që kanë të bëjnë me kërkesat e protestuesve. Por Taulant Balla, thotë se PS dialogon vetëm me qytetarët me shqetësime reale në protestë, dhe jo me ata që përfaqësojnë interesat e opozitës.
-
-
Debate në Komision për deklaratat e ministres serbe! Hasani: Qelbësirë, e çmendur! Vokshi akuza PS: Heshtët, të miratojmë deklaratë për ta dënuar
20 Korrik, 10:53Deklaratat e ministres serbe të pushtetit lokal dhe administratës Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik në Kosovë ka shkaktuar debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme.
-
Dëshmon në GJKKO ish-presidenti Topi, rrëzon Berishën e dhëndrin: Pronat e 'Partizanit' pjesë e 'Planit të Përhapjes' deri në 2007-n, firma ime ia ndryshoi statusin pas kërkesës nga 'Mbrojtja'
20 Korrik, 10:46Ish Presidenti Bamir Topi ia tha përballë Jamarbër Malltezit dhe të pandehurve të tjerë të aferës “Partizani” se pronat e ish kompleksit iu hoqën “Planit të Përhapjes” së ushtrisë në vitin 2007 dhe nuk është i vërtetë pretendimi që ishin hequr më parë, por vetëm në gusht 2007, duke e vënë në dyshim serioz të gjithë procedurën e ndjekur për privatizim. Procesi nuk duhej të kishte nisur fare nëse është kështu siç thotë ish kreu i shtetit.
-
-
Një grup qytetarësh në protestë para Kuvendit, qëllojnë me vezë makinat e deputetëve të PS! Bllokojnë të dyja anët e rrugës, Berishën dhe të tijtë i presin me thirrje kundër
20 Korrik, 07:54Një grup i vogël protestuesish priti mbërritjen e deputetëve këtë të hënë duke qëlluar me vezë makinat e socialistëve, ndërsa demokratët, të prirë nga Sali Berisha, u pritën me ovacione. Edhe pse organizatorët kishin paralajmëruar një tubim simbolik, në protestë nuk munguan vezët e personalizuara me emrat e ligjvënësve ndërsa u shmangën përplasjet me policinë.
-
Zbehet dukshëm pjesëmarrja e protestës, Balla: Kanë mbetur vetëm sorrat, flamingot meritojnë reflektimin tonë
19 Korrik, 21:05Protestën që po zbehet nga dita në ditë, një foto të së cilës e kanë ndarë, Taulant Balla e sheh si diçka ku “kanë mbetur vetëm sorrat.”
-
Protesta vijon në ditën e 50-të, venitet pjesëmarrja! Marshimi zgjat më pak se çdo herë tjetër (VIDEO)
19 Korrik, 20:39Me ‘medalje’ letre për të shënuar 50 ditët përpara kryeministrisë, protestuesit vijuan ritualin e zakonshëm para institucionit të qeverisë. Megjithatë, medaljen me numrin “50” arritën ta merrnin fare pak protestues pasi numrat në tubim zbehen dita-ditës.
-
Pr.ligji për turizmin/ Qeveria mund të pezullojë me VKM ndërtimet në sezon! Gjobë deri në 2 mln lekë shkelësve
19 Korrik, 17:57Projektligji i propozuar nga deputeti Taulant Balla i jep të drejtë qeverisë të pezullojë punimet e ndërtimit në zonat turistike gjatë sezonit, ndërsa shkelësit rrezikojnë gjobë deri në 2 milionë lekë. Nisma parashikon certifikatë paraprake përpara marrjes së lejes për ndërtimin e strukturave akomoduese, si dhe regjistrimin elektronik të klientëve.
-
Rënia e euros, deputetja Tabaku: Zhvlerësimi i monedhës vjen nga pastrimi i parave, shqiptarët po varfërohen
19 Korrik, 15:24Tabaku solli në vëmendje se aktiviteti kriminal nën hetim për periudhën 2019–2021 lidhet me shuma që arrijnë deri në 2 miliardë euro në vit, para që, sipas saj, kanë depërtuar në ekonominë shqiptare dhe kanë deformuar konkurrencën, kursin e këmbimit dhe tregun e pasurive të paluajtshme.
-
Shqipëria, drejt rregullimit të tregut të kripto-valutave! Pr.ligji: Tatimet përgjegjëse, raportim çdo vit
19 Korrik, 14:16Transaksionet me kripto-asete do të përfshihen në sistemin e shkëmbimit automatik të informacionit tatimor ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian. Një projektligj i ri, i hartuar në përputhje me direktivat evropiane, vendos detyrime të zgjeruara për platformat dhe operatorët që kryejnë shkëmbime ose transferime kripto-asetesh për klientët.
-
Zërat kundër bojkotit, PD mbledh nesër deputetët për të vendosur nëse do të shkojnë në Kuvend
19 Korrik, 13:32Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së u ka dërguar një mesazh ligjvënësve demokratë, ku u kërkon të mblidhen nesër në selinë blu para nisjes së seancës plenare për të vendosur mbi pjesëmarrjen.