Politikë
-
19 Shtator 2023, 14:12
-
-
-
Ministri Hasani në OKB: Shqipëria do bëjë të pamundurën për të përmbushur detyrat për integrimin në BE
19 Shtator 2023, 13:45Ministri Hasani vlerësoi rolin proaktiv të Italisë, Kroacisë dhe Sllovenisë në procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor, teksa ritheksoi se Shqipëria do të bëjë të pamundurën për të përmbushur të gjitha kërkesat që do t'i hapin rrugën një perspektive të përshpejtuar integruese.
-
Bardhi takim me deputetët e Berishës në Kukës: Do kërkojmë ringritjen e komisionit për ‘Zgjedhoren’! ‘Heq’ Alibeajn, vendos nënkryetarin e Rithemelimit (EMRAT)
19 Shtator 2023, 13:03Deputetët e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit u mblodhën për herë të tretë. Takimi i radhës që u mbajt në Kukës shkoi përtej aksionit në parlament. Bardhi u dakordësua për të mbështetur kandidatin e Berishës për Kukësin, Emri Vatën, ndërsa deklaroi se deputetët vendosën të heqin si kryetar të opozitës në komisionin për reformën zgjedhore Enkelejd Alibeajn dhe të vendosë Oerd Byykbashin
-
‘GDF’ mbyll misionin e monitorimit nga ajri në Shqipëri! 185 orë fluturime, Në 2023 u asgjësuan rreth 300 mijë rrënjë kanabis sativa
19 Shtator 2023, 12:48300 mijë rrënjë kanabisi u asgjësuan gjatë këtij viti nga policia shqiptare falë vëzhgimit të avionit të Guardia di Finanza në zonat e dyshuara për kultivim bimësh narkotike. Ky sektor i policisë italiane mbylli misionin në vendin tonë ku ka kryer 185 orë fluturimi. Ministri i brendshëm Balla vlerësoi bashkëpunimin me italinë që ka çuar në arrestimin e 200 kultivuesve
-
Komiteti i Helsinkit publikon raportin përfundimtar të zgjedhjeve të 14 majit, liston shkeljet
19 Shtator 2023, 12:36Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka publikuar raportin përfundimtar me gjetjet dhe rekomandimet pas monitorimit të zgjedhjeve vendore të 14 majit
-
Java e OKB/ Krerët e shtetit në New York! Rama takon ministrin e Jashtëm britanik dhe arab! Begaj në Forumin e Nivelit të Lartë! Presidenti i Emirateve së shpejti vizitë në Tiranë
19 Shtator 2023, 12:26Në Nju Jork, kreu i qeverisë, pritet të prezantojë në Këshillin e Sigurimit në OKB, dy nismat e rëndësishme që Shqipëria ndërmerr tashmë që prej 1 shtatorit mori për herë të dytë presidencën e këtij këshilli.
-
Zgjedhjet në Kukës, KQZ teston pajisjet për identifikimin elektronik! rreth 46 mijë qytetarë me të drejtë vote
19 Shtator 2023, 12:16Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri testimin e pajisjeve të identifikimit biometrik për zgjedhjet e pjesshme të së dielës në Kukës. Më 24 shtator pajisjet e identifikimit biometrik do të jenë të shpërndara në 73 qendrat e votimit. Në Kukës, të drejtën e votës, e kanë rreth 46 mijë qytetarë.
-
Dritan Goxhaj do të ekstradohet në Hagë! Gjykata e Tiranës hap rrugën! Protestë në mbështetje të ish-ushtarit të UÇK
19 Shtator 2023, 12:12Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën për ekstradimin ne Hag të ish ushtarit të UCK Dritan Goxhajt. Në një seancë ku ishte i pranishëm edhe vete Goxhaj, avokatët paraqitën argumentet se pse nuk duhej të kryhej ekstradimi I tij, të cilat nuk u morën parasysh nga gjyqtarja e çështjes. Jashtë gjykatës u organizua edhe një proteste kundër ekstradimit te Dritan Goxhajt në Hagë
-
Juristi: Ja si Berisha ‘i bëri gropën’ Metës për dosjen CEZ-DIA, ju tregoj dëshmitarët që mund të hapin ‘Kutinë e Pandorës’ në aferën e Gërdecit
19 Shtator 2023, 12:04Kastriot Ismailaj pronari i Kompanisë DIA i përfshirë në aferën 400 milion euro të CEZ-DIA, dosje në të cilën janë të akuzuar Sali Berisha dhe Ilir Meta është liruar nga burgu. Ismailaj i vetmi i ndëshkuar për këtë çështje u dënua me 11 vjet burgim në tetor të vitit 2017 dhe nga 12 maji i 2017 deri pak ditë më parë kur autoritetet e liruan, qëndroi në burgun e Fierit
-
Deputeti i PD zbulon ‘të ardhmen’ e tij: O do vazhdoj të jem politikan, o do vazhdoj të shes shalqi
19 Shtator 2023, 11:46Deputeti demokrat, Saimir Korreshi ka tërhequr vëmendje pas sfidës që ka ndërmarrë ku vendosi ‘të heqë kostumin e politikanit’ dhe të marrë pjesë në një konkurs kërcimi.
-
'Atdheu na thërret!' Qeveria bën gati pr/ligji për rezervistët! Mobilizohen 2100 ushtarakë e civilë! Pranohen dhe ata me dy shtetësi
19 Shtator 2023, 11:44Qeveria shqiptare nxjerr për konsultim publik draftin me të cilin parashikon të rregullojë funksionimin e strukturës rezerviste. Nuk është detyrim por me vullnet për ti shërbyer atdheut. Rezervistët do të jenë krah FA-së dhe në misione ushtarake ndërkombëtare të drejtuara nga OKB, NATO dhe /BE-ja për sigurinë rajonale dhe globale.
-
Veliaj në SHBA, takohet me kryebashkiaken e Ksenias! Ndjek nga afër stërvitjen e atletëve elitarë të Tiranës
19 Shtator 2023, 10:04Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është ndalur në Ksenia të Ohajos, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
-
Rama takon në New York ministrin e Jashtëm britanik, James Cleverly
19 Shtator 2023, 09:55Në New York ku ndodhet në kuadër të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, pasi Shqipëria kryeson Këshillin e Sigurisë në OKB, kryeministri Edi Rama ka takuar ministrin e Jashtëm britanik James Cleverly
-
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla takim me Presidenten e Parlamentit të Bremen
19 Shtator 2023, 09:16Në kontekstin e bashkëpunimit me Bundestagun dhe parlamentet e Landeve të Gjermanisë, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, po zhvillon një vizitë zyrtare në Landet Bremen dhe North Rhine- Ëesfalia.
-
Paketa e Sigurisë në Shkolla, Balla nga Kukësi: Problematika e lëndëve narkotike në shkolla një sfidë që do ta fitojmë
19 Shtator 2023, 08:28Gjatë vizitës në qarkun Kukës, ministri i Brendshëm ishte në shkollën e mesme "Qazim Shehu", në Shtiqën ku deklaroi se siguria e fëmijëve dhe nxënësve në shkolla do të jetë prioritet i punës e në krye të saj, lufta kundër narkotikëve.
-
Presidenti Begaj në OKB: Zhvillimi i qëndrueshëm, udhërrëfyesi ynë i pandashëm për rrugëtimin drejt BE
19 Shtator 2023, 07:24Presidenti Bajram Begaj ka marrë pjesë në Forumin e Nivelit të Lartë Politik për Zhvillimin e Qëndrueshëm në OKB. Me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Begaj mori pjesë në këtë takim që i parapriu nisjes së Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
-
'Nuk përjashtojmë askënd', ç’po ndodh me Ilir Metën?
19 Shtator 2023, 07:09Para zgjedhjeve të Kukësit, Ilir Meta ka dhënë një sinjal të çuditshëm në lidhje me partitë e opozitës. Pikërisht në konfliktin më të ashpër mes PD-së dhe Foltores, Meta, i cili ka mbledhur kryesinë e Partisë së Lirisë, ka thënë se “ne do të kemi raport të sinqertë me çdo faktor opozitar”.
-
Transformimi digjital i sistemeve të drejtësisë, firmoset në Tiranë memorandumi i bashkëpunimit me Arabinë Saudite
18 Shtator 2023, 21:33Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja priti në Tiranë homologun e tij të Arabisë Saudite, me të cilin firmosi një memorandum bashkëpunimi të transformimit digjital për përmirësimin e efikasitetit dhe qasjes në drejtësi përmes teknologjisë së informacionit