Politikë
-
Edi Rama ka takuar këtë të mërkurë në Korenë e Jugut kryeministrin Kim Min-seok. Gjatë takimit Rama theksoi se Shqipëria është e interesuar në forcimin e bashkëpunimit në fushat e tregtisë, investimeve dhe inteligjencës artificiale.
20 Maj, 09:00 -
Lapaj refuzoi të dilte në mbrojtje të Rrjollit, aktivistja ikën nga ‘Shqipëria Bëhet’: Kandidatët mbahen larg, për vendimet njoftoheshim në rrjete sociale
20 Maj, 08:29Arlida Lleshi ka shprehur e të tjera pakënaqësi nga drejtimi i kësaj partisë politike, ku thotë se vendimmarrjet ishin target vetëm i kryesisë, ndërsa kandidatë e votuar liheshin jashtë. Gjithashtu ajo thotë njoftimet i merrnin nëpërmjet rrjeteve sociale.
-
Salianji letër PPE/ Berberi: Berisha si Kim Jong Un, trembet nga lindja e një lideri të ri! Rënie drastike e numrit të anëtarëve të PD
19 Maj, 23:07Teksa ish-deputeti Ervin Salianji i dërgoi një letër PPE-së, ku denoncon bllokimin e garës për kreun e PD-së dhe përjashtimin e tij nga kandidimi, aktivisti Orest Berberi u shpreh se Sali Berisha po e kthen partinë në organizatë familjare.
-
Mazniku: Reforma territoriale e re duhet të mbyllë hendekun e zhvillimit mes bashkive!
19 Maj, 18:21Për Maznikun, antarësimi i Shqipërisë në BE, duhet të shkojë paralelisht me forcimin dhe përgatitjen e bashkive për të përthithur fondet e BE-së dhe përfituar nga programi i kohezionit social dhe programet strukturore.
-
Të enjten seancë parlamentare, 10 interpelanca në rend dite dhe votimi i ndryshimit të rregullores së Kuvendit
19 Maj, 17:12Në drejtim të kryeministrit Edi Rama janë kërkuar 2 interpelanca, një nga Partia Demokratike dhe tjetra nga deputetët e Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe Erald Kapri.
-
Taulant Balla takime në Bundestag: Kush tha se negociatat janë bllokuar? Shqipëria synon përmbylljen e këtij procesi brenda vitit 2027
19 Maj, 15:49Teksa ka hedhur poshtë pretendimet për bllokim të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE-në, Taulant Balla nga Bundestagu gjerman ka theksuar se procesi i negociatave po ecën me ritme të shpejta, me qëllim që të përmbyllet brenda vitit 2027.
-
Adriatik Doçi: Pse Malltezi, Berisha, Meta mund të thonë versionin e tyre për akuzat nga SPAK, por Karçanaj jo?
19 Maj, 15:07Ajo që Adriatik Doçi veçon në shkrimin e tij në rrjetet sociale janë rrëfimet e një të akuzuari për korrupsion në raport me pritshmërinë e publikut.
-
-
Berisha pa rivalë në zgjedhjet e 23 majit, Shehi: Në PD s’ka pasur kurrë demokraci! Protestat i ka kthyer si fejesa, duhet të merret me gjëra serioze
19 Maj, 13:54Dashamir Shehi, kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar ishte i ftuar këtë të martë në ‘Sot Live në Shqipëri. Gjatë kësaj interviste ai foli për protestat e opozitës dhe zgjedhjet e së shtunës.
-
Protestat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, Spiropali: Politika s’ka pranuar barazinë si vlerë themelore! Gjuha, garanci e demokracisë
19 Maj, 13:41Deputetja socialiste shprehet në postimin e ndarë në rrjetet sociale se çështje të tilla duhet të jenë standard kushtetues e demokratik.
-
Përjashtoi të gjithë rivalët, Berisha për zgjedhjet e 23 majit: Gara më demokratike
19 Maj, 13:16Sali Berisha thotë se zgjedhjet pa rival të 23 majit, janë demokratike, pasi anëtarësia është thirrur për të shprehur vullnetin me votë.
-
-
-
-
-
U përjashtua nga gara/ Salianji ankohet në PPE: Berisha ka mbyllur partinë, të mbajë përgjegjësi për humbjet! Kreu i PD: Letrën ia shkroi zyra e Ramës
19 Maj, 12:25Ervin Salianji i dërgoi një letër PPE-së, ku denoncon bllokimin e garës për kreun e PD-së dhe përjashtimin e tij nga kandidimi. Ai akuzon drejtimin e partisë për shkelje të statutit, ndërsa Sali Berisha e quajti letrën “të shkruar nga zyra e Edi Ramës” dhe mbrojti procesin zgjedhor në PD.
-
Ministri Gogu: Amnistinë po e ‘shtyn’ integrimi, miratim brenda korrikut! S’përjashtohet rishikimi i hartës gjyqësore
19 Maj, 12:19Ministri Toni Gogu tha se dosjet e mbetura në gjykata mbeten problem kryesor, por po shënohet ulje. Ai përmendi përmirësime në Gjykatën e Lartë dhe tha se qeveria po punon për uljen e vonesave, përfshirë amnistinë penale, reformën gjyqësore dhe përmirësimin e kushteve në burgje.
-
Deputetët e opozitës takim me drejtorin e Institutit Kombëtar Demokrat, Zhupa: Integrimi në BE kërkon demokraci funksionale
19 Maj, 12:10Ina Zhupa bëri me dije se gjatë takimit, biseduan mbi programet e NDI në mbështetje të transparencës, gjithëpërfshirjes dhe forcimit të rolit të Kuvendit, si dhe për sfidat me të cilat përballet sot opozita në Shqipëri në ushtrimin e funksionit të saj kushtetues.
-
Hoxha takim me ministrin e Jashtëm të Malit të Zi: Riaktivizojmë takimet qeveritare! Ibrahimoviç: Interes për më shumë investime në Shqipëri
19 Maj, 12:07Shqipëria dhe Mali i Zi angazhohen për të forcuar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve, me fokus te projektet infrastrukturore, integrimi evropian dhe siguria kibernetike. Deklaratat u bënë pasi takimit të dy ministrave në Tiranë, ku ndër të tjera u fol për mundësinë e rikthimit të mbledhjeve të përbashkëta mes dy qeverive.
-
BE drejt konsensusit për IBAR për Shqipërinë! Sot në Bruksel, grupi i punës diskuton ecurinë për integrimin
19 Maj, 09:42COELA, anëtarët e grupit të punës për zgjerimin takohen këtë të martë në Bruksel ku do të diskutohet mbi 3 vende të Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë.