Politikë
-
20 Maj, 17:24
-
Trump e nominoi për ambasador në Shqipëri, Wendt shpall prioritetet para Senatit: Do mbështes punën e SPAK, luftë korrupsionit dhe krimit të organizuar (FJALA E PLOTË)
20 Maj, 16:47Në fjalën e tij Eric Wendt vlerësoi bashkëpunimin me trupat shqiptare gjatë misioneve të NATO-s dhe tha se ushtarët shqiptarë “mishërojnë shpirtin besnik të heroit Skënderbeu”, ndërsa e cilësoi popullin shqiptar si “krenar, punëtor dhe mikpritës”.
-
Shkelje me fondet në fushatën e 11 majit/ KQZ gjoba milionëshe për partitë dhe kandidatët
20 Maj, 16:20Komisioni Qendror i Zgjedhjeve propozon masa administrative për një sërë subjektesh zgjedhore dhe kandidatësh pas auditimit të financimeve të fushatës së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025.
-
Plani i Rritjes/ BE miraton 158.9 milionë euro fonde për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi! Vendi ynë merr 49 milionë €
20 Maj, 14:19Sipas njoftimit të Komisionit Evropian, pagesa vjen pas kërkesës për ndarjen dhe vlerësimin pozitiv të komisionit për hapat reformues të ndërmarrë në fushën e konkurrueshmërisë së biznesit dhe inovacionit në Shqipëri dhe Mal të Zi, si dhe në fushën e arsimit dhe digjitalizimit në Maqedoninë e Veriut.
-
Rama në Seul: Shqipëria ishte Koreja e Veriut të Europës, sot në rrugën drejt BE
20 Maj, 14:17Në fjalën e tij në Konferencën Aziatike të Lidershipit, kryeministri Edi Rama vuri në dukje ndryshimin mes Koresë së Jugut e të Veriut, duke thënë se gjatë regjimit komunist, Shqipëria ngjante shumë me këtë të fundit. Më tej, ai tha se vendi ka bërë një rrugë të gjatë përparimi dhe sot aspiron të jetë pjesë e BE.
-
Nesër Kuvend, Berisha udhëzim deputetëve: Nëse Rama nuk vjen në interpelancë, mos pranoni delegimin
20 Maj, 14:06Sali Berisha thotë se deputetët e tij do të ndryshojnë qasje dhe në Kuvend, nuk do të pranojnë më që interpelancat e kërkuara me kryeministrin Rama, t’i zhvillojnë me ministrat që ai delegon. Punë e mirë pranon se po bëhet me Reformën Territoriale, për të cilën, thotë Berisha, PD do paraqesë variantin më të mirë për qytetarët.
-
-
20 projektligje për diskutim në 1 seancë plenare, opozita kundër kalendarit të punimeve! Bardhi: Po e bëni debatin joeficent
20 Maj, 13:25Kreu i grupit parlamentar të opozitës, Gazment Bardhi, deklaroi në Konferencën e Kryetarëve se përfshirja e 15-20 projektligjeve në një seancë e bën diskutimin formal dhe pa efekt real. Konferenca nuk arriti dakordësi lidhur me çështjen që i kaloi për shqyrtim seancës plenare.
-
Berisha ia lë premtimet në dorë ChatGPT-së, PD prezanton sot Departamentin AI
20 Maj, 13:02Në këtë prezantim do të jetë i pranishëm edhe kryetari i PD, Sali Berisha, i cili kohët e fundit duket i apasionuar pas risisë së Inteligjencës Artificiale.
-
Italia dhe Austria propozojnë model 'hap pas hapi' për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE
20 Maj, 12:52Qasja e re do ta ndihmonte Unionin të kishte një ndikim më të madh gjeopolitik dhe të kundërshtonte influencën e Moskës apo Pekinit, thuhet në një dokument konfidencial qqë qarkulloi mes 27 anëtarëve të premten.
-
Projekti i vlerësimit të dëmtimeve në ndërtesa, nënshkruhet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Zvicrës
20 Maj, 12:59Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Enea Karakaçi, zhvilloi një takim me ambasadoren e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, ku u nënshkrua Marrëveshja për Projektin e Vlerësimit të Dëmtimeve në Ndërtesa.
-
Protesta e studentëve për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, Bardhi: Të rinjtë që u nisën nga Shqipëria u trajtuan si kriminelë! U mbajtën ‘peng’ 9 orë
20 Maj, 12:37Dy ditë më parë studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut protestuan në Shkup për e dhënien e provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe. Në mbështetje të protestës iu bashkuan edhe dhjetëra studentë nga Shqipëria.
-
Ambasadori britanik Nicholas Abbott vizitë në Kukës: Synojmë të ndihmojnë diasporën shqiptare që të investojnë në vendin e tyre (VIDEO)
20 Maj, 12:03Vizita e ambasadorit britanik në Kukës u konsiderua si një sinjal mbështetjeje për zhvillimin e veriut të vendit dhe për forcimin e lidhjeve mes diasporës shqiptare në Britaninë e Madhe dhe zonave nga ku ata kanë origjinën.
-
Deputetja Ina Zhupa kërkon shfuqizimin e ligjit që lejon ndërtime turistike në zonat e mbrojtura: Bie ndesh me Kushtetutën dhe politikat e BE-së
20 Maj, 12:01Zhupa deklaron se ndryshimet e vitit 2024, lejojnë zhvillime turistike në shkallë të gjerë brenda zonave të mbrojtura dhe dobësojnë mbikëqyrjen mjedisore dhe për këto arsye edhe raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian ka kërkuar shprehimisht anulimin e tyre.
-
Balla e Hasani takim me Sekretaren gjermane të Shtetit për Mjedisin: Gjermania, mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE
20 Maj, 12:01Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shkruan se në fokus të bisedimeve ishte avancimi i Shqipërisë në negociatat me Bashkimi Evropian, veçanërisht për Kapitullin 27 – Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike, i konsideruar një nga kapitujt më të rëndësishëm dhe sfidues të procesit të integrimit.
-
Malaj në konferencën ministrore në Paris: Shqipëria, e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër financimit të terrorizmit
20 Maj, 11:47Konferenca u zhvillua në kuadër të Presidencës Franceze të G7 për vitin 2026, ndërsa i pranishëm ishte dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Malaj heksoi se vendi po investon në rritjen e kapaciteteve institucionale, në modernizimin e sistemeve të monitorimit financiar dhe forcimin e analizës së inteligjencës financiare.
-
Rama për ‘Postimees’: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, qëllim realist! Projekti në Sazan s’lidhet me Trumpin! Vepruam drejt me votimin për imunitetin e Ballukut
20 Maj, 11:20Kryeministri shqiptar kritikoi ngadalësinë e proceseve të BE-së dhe zbuloi se një bashkim më i gjerë nuk mund të funksionojë me të drejtë vetoje. Ai beson se Shqipëria do t'i bashkohet BE-së deri në vitin 2030 - nëse Vladimir Putin, si më parë, përshpejton procesin e zgjerimit. Sipas tij, Evropa gaboi duke ia lënë bisedën me Rusinë SHBA-së.
-
'Shkrirja' e Komisariatit të Sarandës, Lamallari: Kush bëhet palë me krimin, t’i bëjë mirë llogaritë! Plan masash për sezonin turistik dhe zjarret
20 Maj, 10:51Besfort Lamallari paralajmëroi policinë të mos bëhet palë me krimin dhe të zbatojë ligjin pa kompromis, pas aksionit në Sarandë për ndërtimet pa leje. Ai tha se do ketë masa të forta ndaj shkeljeve dhe kontrolle në territor. Gjithashtu njoftoi rritje të sigurisë në shkolla, masa për sezonin turistik dhe forcim të luftës kundër zjarreve.
-
-
Ambasadori Meidani do të shkarkohet pas mbështetjes për studentët në Shkup? Shqiptarët peticion kundër largimit të tij! Ministria e Jashtme mohon lajmet
20 Maj, 09:37Media raportuan se ambasadori shqiptar në Shkup, Denion Meidani, mund të largohet nga detyra pas mbështetjes ndaj protestës së studentëve shqiptarë për provimet e jurisprudencës në shqip. Ministria e Jashtme i mohoi këto lajme si “hamendësime të pabazuara”.