Sociale
-
Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes përgjatë vijës bregdetare e gradualisht priten të shtihen dhe në pjesën tjetër të vendit.
31 Mars, 07:17 -
230 familje në Tiranë përfitojnë ndihmë ekonomike! Shtohen fondet për studentët dhe pensionistët
30 Mars, 20:44Kryetarja e komanduar e bashkisë, Anuela Ristani u shpreh se 230 familje do të përfitojnë ndihmë ekonomike kurse 18 familje do të përfitojnë subvencion qiraje. Do të shtohen fondet për kompensimin e aboneve për 395 studentë dhe 1,005 pensionistë, si dhe për strehimin social dhe banesat sociale.
-
Si do të jetë moti në prill? Meteorologia Rezarta Xhakollari për Report TV: Vranësirat dhe reshjet vazhdojnë, ja kur vjen pranvera
30 Mars, 19:10Nga fundjava e parë e prillit moti nis të përmirësohet gradualisht, me më shumë kthjellime dhe rritje temperaturash. Ndërsa pas datave 10-12 prill pritet të rikthehet i ngrohti i vërtetë, me temperatura që mund të arrijnë deri në 26 gradë, duke sjellë më në fund një ndjesi tipike pranverore.
-
Protestë/ Fermerët derdhin luleshtrydhet në rrugë: Shteti të ndalë abuzimin e grumbulluesve me çmimin! Nëse kanë pesticide, të më varin!
30 Mars, 16:19Dhjetëra fermerë të Frakullës në Fier kërkojnë nga institucionet shtetërore të ndërhyjnë për rregullimin e tregut pasi luleshtrydhet po shiten nën kosto, dhë për këtë fajësojnë grumbulluesit. Po kështu u zotuan se prodhimi është i pastër, pa pesticide, duke kërkuar sërish nga institucionet të kryejnë analiza.
-
Peshku helmues mbi 1.2 kg në Gjirin e Vlorës, eksperti: Specie invazive me toksina vdekjeprurëse! Kërcënim për shëndetin e njerëzve
30 Mars, 16:00Në Gjirin e Vlorës, pak ditë më parë, në rrjetat e peshkatarëve ka rënë peshku helmues. Eksperti, Nexhip Hysenkolaj tha se është shumë e rëndësishme që qytetarët të dinë se ky peshk përmban toksina të rrezikshme, të cilat mund të jenë fatale në rast konsumimi. Madje, rreziku ekziston edhe nga kontakti i drejtpërdrejtë, pasi toksinat mund të depërtojnë përmes lëkurës
-
Aksion në Durrës kundër abuzimeve me çmimin e karburanteve, zbulohet 3 ton gaz pa faturë
30 Mars, 15:22Gjatë verifikimeve në terren u evidentuan disa problematika: moslëshim i faturave tatimore, mallra pa dokumentacion të rregullt, përfshirë rreth 3 ton gaz, mungesë e afishimit të çmimeve, përdorim i kasave jo funksionale dhe subjekte pa certifikata kalibrimi.
-
Shqipërinë e vizituan 12.4 milionë turistë të huaj në vitin 2025, Gonxhja: Shpenzuan 5.72 miliard euro, 15% më shumë krahasuar me 2024-n
30 Mars, 14:02Sipas të dhënave të ndara nga ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja, në vitin 2025 Shqipërinë e vizituan 12.4 milionë shtetas të huaj, të cilët shpenzuan rreth 5.72 miliardë euro në vendin tonë. Krahasuar me një vit më parë, kjo përkthehet në një rritje prej 15%.
-
Aksion pastrimi në zonat e mbrojtura në Kukës, Elbasan dhe Gjirokastër, ministri Jaupaj apel qytetarëve: Mos lini mbetje pas
30 Mars, 13:30Administratat e Zonave të Mbrojtura dolën në terren në Kukës, Elbasan dhe Gjirokastër, në një aksion pastrimi të parqeve kombëtare e natyrore dhe u bënë apel qytetarëve që të mbrojnë natyrën e të mos lënë mbetje pas.
-
Çlirohet hapësira para shkollës 9-vjeçare “Ndre Mjeda” në Shkodër, rritet siguria për nxënësit
30 Mars, 13:01Gjatë ditës së sotme u ndërmor aksioni për largimin e objektit të vendosur përpara godinës së shkollës, duke i kthyer kështu komunitetit një hapësirë të rëndësishme publike dhe duke përmirësuar ndjeshëm sigurinë për nxënësit dhe banorët e zonës.
-
‘Masa, ose reduktojmë me 30% autobusët’! Shoqata e Transportit takon sot Ibrahimajn
30 Mars, 12:36Ata kërkojnë subvencionim, pasi siç shprehen çmimi i lartë i naftës po i çon drejt falimentit.
-
Makinat elektrike në rritje 151% në Shqipëri, mbi 1700 automjete 'green' në qarkullim në 2 muajt e parë të vitit
30 Mars, 12:01Mbi 1,700 mjete 'All-Electric' janë futur në qarkullim duke treguar se trendi po merr hov serioz
-
Lezhë/ Rreziku nga shkëmbinjtë e Torovicës, nis shpërthimi i tyre! Aksi nacional u bllokua për një orë
30 Mars, 11:54Operacioni për shpërthimin e shkëmbinjve të rrezikshëm në malin e Torovicës u realizua në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë dhe forcat e policisë
-
Emigrantët shqiptarë qytetarë të BE-së, vetëm dekadën e fundit, 522 mijë prej tyre kanë marrë shtetësi në një nga vendet anëtare
30 Mars, 08:57Marrja e shtetësisë është procesi përmes të cilit një person bëhet ligjërisht qytetar i një shteti, duke fituar të drejta dhe detyrime ndaj tij, që më pas mundëson dhe marrjen e pasaportës së vendit përkatës.
-
Tërmeti 3.8 ballë 'zgjon' Elbasanin dhe Lushnjen, lëkundjet u ndjenë disa sekonda
30 Mars, 07:55Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit ka qenë mes Lushnjes dhe Elbasanit, rreth 10 kilometra larg Lushnjës dhe 28 kilometra nga Elbasani.
-
Parashikimi i motit për ditën e sotme, 30 mars 2026 (VIDEO)
30 Mars, 07:46Reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal (pika) parashikohen të bëhen prezente në orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje të territorit. Më pas ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë territorin.
-
Lezha prezanton ofertën turistike në Poloni! Bashkia me operatorët kryesorë turistikë, pjesëmarrëse në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit
29 Mars, 18:48Drejtori i Turizmit në Bashkinë Lezhë, Renaldo Xhani, tha se interesi për qytetin e Lezhës është mjaft i lartë, ku vetëm në dy ditët e para të panairit, stendat janë vizituar nga mbi 1 mijë persona.
-
E diela e Larit nis javën e madhe të Pashkëve për katolikët, simbolika e kësaj dite të veçantë
29 Mars, 16:13Besimtarët e krishterë nisin sot Javën e Madhe të Pashkëve me të Dielën e Larit. Degët e bekuara të larit janë simbol i mirësisë që ata përcjellin në familjet e tyre, teksa presin momentin më të rëndësishëm të krishterimit, që është ringjallja e Krishtit pas kalvarit të vuajtjeve.
-
Veri-Jug/ Tradita e Zall Herrit, 100 mijë rrënjë ullinj dhe mjeshtëria e krasitjes dhe shartimeve
29 Mars, 14:12100 mijë rrënjë ullinj janë në 10 fshatrat e Zallherrit, një zonë në juglindje të Tiranës
-
Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante në pikën më të ulët
29 Mars, 11:28Për muajt janar-shkurt, konsumi i alkoolit është 20% më pak. Rënie frekuentimesh në këtë periudhë ka pasur edhe për jetën e natës.
-
Media çeke: Plazhe kristal, kultura autentike dhe çmime të përballueshme, Shqipëria drejt ‘shpërthimit’ turistik
29 Mars, 09:42Shqipëria mbetet një nga opsionet më ekonomike në Mesdhe, me një shpenzim mesatar ditor prej rreth 427 euro, dukshëm më i ulët krahasuar me fqinjët si Greqia dhe Italia.