Sociale
-
Përdorimi jashtë standardeve i të dhënave personale, nga një sërë institucionesh, ngrihet si një shqetësim në raportin e Komisionerit për të Drejtën e Informimit për vitin 2025. Sa i përket transparencës vetëm pak më shumë se gjysma e autoriteteve publike rezultojnë të përmbushin kushtet për një nivel të lartë.
1 Prill, 17:36 -
Standarde europiane, AKEP miraton rregulloren për ofrimin e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike
1 Prill, 16:11Përmes kësaj rregulloreje, përcaktohen rregullat dhe procedurat për hyrjen dhe operimin në tregun e komunikimeve elektronike, saktësohen të drejtat dhe detyrimet, vendosen kërkesa të standardizuara për të gjithë operatorët dhe forcohen mekanizmat mbikëqyrës për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjen e të dhënave të përdoruesve.
-
Paketa e Maleve/ Interes i lartë për agroturizëm në Shijak! Miratohen 28 aplikime, kryebashkiaku tregon çfarë do bëhet me 26 të tjera
1 Prill, 15:59Interesi për Paketën e Maleve në Bashkinë e Shijakut është i lartë. Në ditët e para të zbatimit të ligjit janë regjistruar 54 aplikime, kryesisht në Gjepalaj dhe Maminas, me fokus zhvillimin e agroturizmit. 28 aplikime janë miratuar, ndërsa këshilli bashkiak pritet të mblidhet së shpejti për 26 të tjera, që janë në pritje
-
Shpërthim i kontrolluar në malin e Torovicës, asgjësohet shkëmbi problematik që rrezikonte banorët prej 9 vitesh (VIDEO)
1 Prill, 15:43Drejtori i Emergjencave Civile në Bashkinë Lezhë, Gjergj Prendi, bëri të ditur se operacioni rezultoi i suksesshëm, ndërsa ndërhyrjet do të vijojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim eliminimin e plotë të rrezikut për banorët dhe kalimtarët.
-
Spitali i Beratit përmirëson kapacitetet, Sala: Sistemi shëndetësor drejt standardeve të BE-së
1 Prill, 14:33Gjatë një vizite në Spitalin e Beratit, ministrja Evis Sala theksoi rëndësinë e investimeve për një shërbim më cilësor dhe më të aksesueshëm
-
-
Festivali Kombëtar i Shkencës drejt finales, 25 ekipe gjimnazistësh me projekte mbresëlënëse, Rama: Brezi i ri plot ide dhe kreativitet
1 Prill, 13:13Në një postim në rrjetet sociale, Rama thekson se faza gjysmëfinale e zhvilluar në pesë rajone të Shqipërisë ka sjellë projekte mbresëlënëse, duke nxjerrë në pah angazhimin dhe kreativitetin e të rinjve.
-
Shtrenjtimi i naftës, pritet subvencionim me 100 lekë/litri për transportin! Shoqata diskutime me Ibrahimajn dhe Karakaçin
1 Prill, 12:14Qeveria pritet të rikthejë subvencionimin e karburantit për transportin publik me të paktën 100 lekë/litër. Pa një ndërhyrje të tillë, operatorët e sektorit paralajmërojnë reduktim ose pezullim të aktivitetit.
-
VIDEOLAJM/ ‘Dimër pranveror’ në Kukës dhe fshatrat turistikë të Korçës, zonat malore mbulohen nga dëbora
1 Prill, 10:11Zyrtarisht jemi në muajin e pranverës, por fshatrat turistikë si Dardha e Boboshtica vijojnë të ofrojnë kënaqësitë e dimrit. Gjatë natës reshjet e dëborës janë regjistruar në aksin Kukës–Shishtavec.
-
Deputeti demokrat në zi, Saimir Korreshi humb njeriun e afërt: Të Allahut jemi e te ai do shkojmë, vëllai im
1 Prill, 08:39Ndarja nga jeta e Ermalit, ka lënë pas në familjen Korreshi një dhimbje të madhe, ndërsa referuar komenteve, bëhet me dije se ai ishte dhe baba.
-
Reshje shiu në formë shtrëngatash, parashikimi i motit për sot (VIDEO)
1 Prill, 07:02Reshjet e herëpashershme të shiut parashikohen të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.
-
Rritja e çmimit, shkodranët në Mal të Zi për naftë, fluks i lartë automjetesh në pikën doganore të Muriqanit
31 Mars, 20:03Sipas të dhënave nga terreni, dogana e Muriqanit ka regjistruar një fluks të lartë automjetesh në dalje. Ndërkohë që bëhet me dije se janë rritur kontrollet, duke vendosur kufi deri në 50 euro të furnizimit me naftë dhe kontrolle për mbushjen e bidonëve.
-
‘Po s’vuri dorë shteti, falimentuam!’ Fermeri i luleshtrydheve për Report Tv: S’ka ardhur askush, sikur nuk ekzistojmë!
31 Mars, 18:33Një ditë më parë, fermerët e Frakullës në Fier protestuan pasi çmimi i ulët i luleshtrydhes po i çon drejt falimentimit. Fermeri Kledi Troka tha se nuk janë ndërmarrë masa konkrete nga institucionet, ndërsa theksoi se situata po i çon drejt falimentimit.
-
Klevis Kaso merr 'në dorë' ujësjellësin e Vlorës: Strategji dhe investime të reja për furnizimin me ujë
31 Mars, 14:45Sipas tij, përgjegjësia qëndron në përmirësimin e qytetit dhe në ndryshimin e qasjes së institucionit edhe ndaj qytetarëve. Kaso premtoi gjithashtu investime të reja sa i përket rrjetit të ujit të pijshëm, si në qytet ashtu edhe në fshatrat e Vlorës.
-
Raporti i Komisionerit: Institucionet shtetërore ‘diskriminueset’ më të mëdha, 3 nga 4 ankesa kundër sektorit publik
31 Mars, 14:43Institucionet publike rezultojnë të jenë vatrat kryesore të sjelljeve diskriminuese, sipas Raportit vjetor të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Të dhënat dëshmojnë se shumica dërrmuese e ankesave përfshijnë pikërisht strukturat shtetërore.
-
Rehabilitimi i kanalit kullues në Vlorë, bashkia prish ndërtimet pa leje
31 Mars, 14:32Projekti i Bashkisë së Vlorës synon pastrimin total të kanalit dhe rikthimin e tij në funksion të plotë. Megjithatë, puna është shoqëruar me vështirësi, për shkak të ndërtimeve të shumta të ngritura përgjatë viteve, një pjesë e të cilave pa leje, madje edhe mbi vetë gjurmën e kanalit.
-
Nga qytet antik në super destinacion turistik, Ministri Blendi Gonxhja zbulon planin e transformimit të parkut arkeologjik Bylis–Klos
31 Mars, 12:13Parku arkeologjik i Bylisit dhe Klosit pritet t'i nënshtrohet një transformimi teksa vetë ministri Blendi Gonxhja ka zbuluar planin për ta kthyer zonën në një destinacion turistik të mirëorganizuar dhe tërheqës.
-
Velipoja përgatitet për sezonin veror, Benet Beci: S’ka më ndërtime pa leje, standarde të reja për pushuesit
31 Mars, 11:33Velipoja po hyn në fazën finale të përgatitjeve për sezonin turistik, ndërsa Kryetari i bashkisë, Benet Beci, paralajmëron masa konkrete për pastrimin, organizimin e hapësirave publike dhe menaxhimin e parkimeve, duke theksuar se këtë verë nuk do të ketë më ndërtime pa leje dhe se standardet në plazh do të rriten ndjeshëm.
-
'Reduktim i autobusëve', kryetari i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas: Takimi me Ibrahimaj do të mbahet nesër! Shpresojmë të marrim një zgjidhje
31 Mars, 09:35Rritja e çmimit të naftës ka ndikuar edhe te transporti publik. Dashnor Memaj, Kryetar i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas tha sot në ‘Shtypi i Ditës dhe Ju’ se kjo është një situatë emergjente për transportin
-
‘Green Half Marathon’ vjen më 5 prill në Berat, në garë 700 vrapues nga 40 vende
31 Mars, 08:10Më 5 prill në qytetin e Beratit do të mbahet ‘Green Half Marathon’. Vrapuesit nga më shumë se 40 vende do të garojnë në 10 km dhe 21 km.