Sociale
-
Në fshatrat e thellë të Kukësit dhe të Korçës ku reshjet e deborës vazhdojnë me intesitet prej dy ditësh, banorët vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Po kështu në Panarit të Korçës dhe Kolesjan të Kukësit rrugët janë të bllokuara nga bora e ngrica.
9 Janar, 10:11 -
Blegtorët në Vlorë në protestë: Grumbulluesit e qumështit e kanë ulur çmimin me 40%, nuk mbulojmë dot kostot
9 Janar, 09:33Me dhjetëra blegtorë të krahinës së Lumit të Vlorës kanë dalë mbrëmjen e kësaj të hëne (8 janar) në protestë për çmimin e qumështit. Blegtorët thonë se sakrifikojnë çdo ditë me bagëtitë ndërsa grumbulluesit e qumështit kanë vendosur të ulin çmimin me gati 40% të vlerës.
-
2023 u mbyll me 10.1 mln turistë, Rama: Vit fantastik, theu parashikimet
9 Janar, 08:5910.1 milionë turistë vizituan Shqipërinë përgjatë gjithë vitit të kaluar
-
Ulje temperaturash dhe reshje bore në verilindje, parashikimi i motit për sot
9 Janar, 07:24Ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i ndikimit të qarkullimit ciklonar dhe i depërtimit të masave ajrore të ftohta e të thata me origjinë polare.
-
Filmi "Oppenheimer”, fituesi i madh çmimeve Globi i Artë
8 Janar, 22:27Filmi "Oppenheimer” ishte fituesi i madh çmimeve Globi i Artë, duke marrë në shtëpi çmimet për kategoritë kryesore. "Poor Things" i regjisorit grek Yorgos Lanthimos mori çmimin për komedinë ose muzikalin më të mirë në edicionin e 81-të të Globi i Artë, një fitore tronditëse ndaj favoritit në këtë kategori, "Barbie". Aktorja Emma Stone u shpall gjithashtu fituese për interpretimin e saj në "Poor Things". Për serialet televizive, me çmime u nderuan “Succession” dhe “The Bear” .
-
Denigrimi në rrjetet sociale, Malaj: Të krijohen mekanizma mbrojtëse! Lekatari: Duhet hapësirë ligjore për të drejtat digjitale! Kallanxhi: Mbyllja e profileve në Tik-Tok kërkon kohë
8 Janar, 16:07Bullizimi dhe denigrimi në rrjetet sociale në jo pak raste ka rezultuar fatal për njerëzit, ku rasti i fundit është vetëvrasja e 41 vjeçares në Sukth të Durrësit, një ngjarje ku hetimet zbuluan se krahas talljes në Tik Tok, gruaja ka pasur edhe dhunë fzike e psikologjike nga bashkëshorti
-
-
Nga nesër rënie pritet e ndjeshme temperaturash, meteorologia: Në zonat malore deri në -5 gradë
8 Janar, 12:56Rënia e menjëhershme e temperaturave është shoqëruar me reshje dëbore në juglindje dhe në veri të vendit
-
‘Edhe unë si Bedrija!’ Gruaja nga Tropoja telefonon dhe rrëfen për Report Tv tmerrin e 25 viteve martesë: Burri e nipi i tij më rrahin, s’më lënë të punoj tokën! Apel për ndihmë
8 Janar, 12:16Rasti i Bedrijës nuk është i vetëm. Një grua nga fshati Hoxhaj e Tropojës së vjetër telefonoi sot në emisonin “Shtypi i Ditës dhe ju" me gazetarin Andi Kapxhiu në Report Tv për të denoncuar dhunën dhe kërcënimet nga bashkëshorti e familja e tij. Pa zgjidhje dhe pa ndihmë nga policia dhe pushteti lokal gruaja kërkon ndihmë nga ministri të Brendshëm, Balla e instancat e tjera shtetërore në Tiranë.
-
Korça dhe Vlora drejt 'shuarjes', fertiliteti më pak se një fëmijë për grua
8 Janar, 12:03Normat e fertilitetit (fëmijë për grua në moshë riprodhimi,) në vendin tonë kanë pësuar rënie drastike nga viti në vit, por në disa qarqe situata paraqitet më e përkeqësuar.
-
‘Ilaçet në Shqipëri, më të shtrenjta se në BE’ ish-ministri i Shëndetësisë: Pengohet ardhja e medikamenteve nga kompani perëndimore
8 Janar, 11:30Deputeti i Rithemelimit, ish-ministër i Shëndetësisë, ka ngritur shqetësimin për mënyrën sesi tregtohen barnat në vendin tonë
-
Bora ofron pamje spektakolare në Malin e Thatë, turistët sfidojnë temperaturat për të shijuar pamjen fantastike të liqenit të Pogradecit dhe Prespës
8 Janar, 09:50Në Malin e Thatë, temperaturat e ulëta të dimrit dhe reshjet e dëborës sjellin pamje spektakolare. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet këtë mëngjes.
-
Breshka e rrallë 'kareta-kareta' gjendet e ngordhur në bregdetin e Durrësit
8 Janar, 09:49Një breshke deti e llojit ‘kareta-kareta’ ka dalë në bregdetin e Durrësit këtë mëngjes
-
-
-
Dardha, Voskopoja e Thethi ‘vishen’ me petkun e bardhë! Rrugët në Korçë dhe Shkodër të kalueshme pa zinxhirë! 500 familje pa drita në fshatrat e Korçës
8 Janar, 08:46Rënia e menjëhershme e temperaturave është shoqëruar me reshje dëbore në juglindje dhe në veri të vendit. Rrugët nacionale por dhe ato që të çojnë drejt fshatrave turistikë të Dardhës, Voskopojës apo Thethit në Shkodër janë të kalueshme pa zinxhirë. Bora ka dëmtuar rrjetin elektrik në disa zona malore
-
Rënie temperaturash dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë javë
8 Janar, 07:41Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe vlera termike në rënie të ndjeshme për të shaka i depërtimit të masave ajrore polare që ka përfshirë jo vetëm vendin tonë por pjesën më të madhe të Europës.
-
Kredi për shtëpi me 0% interes, shpallen 85 mjekët e parë përfitues! Ministrja Koçiu: Së shpejti hapet faza e dytë e aplikimeve
7 Janar, 19:47Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka njoftuar se 85 mjekë janë shpallur përfituesit e parë nga programi i kredive për shtëpi me 0% interes. Ajpo bëri me dije se do të ketë një tjetër fazë aplikimesh për t'u dhënë mundësi atyre që nuk mundën të aplikojnë në fazën e parë.
-
-
Rrogeçët, tradita e lashtë pagane që jetësohet në Korçë, ‘arapët e pojanit’ organizohen çdo 7 janar
7 Janar, 17:40Për të katërtin vit radhazi në fshatin Pojan të Korçës është organizuar rituali i Rrogeçëve që mbahet një ditë pas ritualit të “Ujit të Bekuar”. Kjo traditë e hershme e rikthyer vitet e fundit simbolizon largimin e së keqes.