Sociale
-
Stërvitje falas me ekipet sportive brenda shkollave është projekti i qeverisë që nis për herë të dytë këtë vit në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme. Gjimnazistët tregojnë në Report TV se e presin me padurim këtë projekt që i ka dhënë mundësinë që përveç mësimeve të ushtrojnë edhe pasionin e tyre. Baza materiale ofrohet falas nga Komiteti Olimpik përmes qeverisë.
28 Janar 2024, 16:40 -
Shëngjergji, zemra e turizmit mes maleve! 'Veri Jug' në mullirin e fundit me ujë i trashëguar në tre breza
28 Janar 2024, 15:10'Veri Jug' në Report Tv sjell një reportazh realizuar në Shëngjergj të Tiranës, një fshat malor me resurse të spikatura në fushën e turizmit malor, historik dhe të turizmit familjar
-
30 vdekje gjatë aksidenteve në punë në 2023! Inspektorati për Report Tv: Më shumë raste në ndërtim, miniera e fasoneri! 148 masa ndaj subjekteve
28 Janar 2024, 16:10Aksidentet në punë iu morën jetën 30 punëtorëve gjatë vitit 2023, ku më shumë fatalitete kanë ndodhur në sektorin e ndërtimit që konsiderohet më i rrezikshmi, i ndjekur nga Fasoneritë dhe minierat. Inspektorati i Punës bëri të ditur për Report TV, se pas denoncimeve të ndryshme, kanë janë kryer në të gjithë vendin 9938 kontrolle, dhe janë vendosur 148 masa administrative, ndaj subjekteve ku janë konstatuar shkelje flagrante.
-
Fier/ Rritet interesi i të rinjve për degët e bujqësisë, në shkollën e mesme bujqësore ndjekin mësimin 200 të rinj! 33% nxënës më shumë se një vit më parë
28 Janar 2024, 15:53Në shkollën bujqësore profesionale “Rakip Kryeziu” në Fier është rritur numri i nxënësve që kanë zgjedhur të studiojnë aty. Janë 200 nxënës të regjistruar në degët e bujqësisë, 33 për qind më shumë se një vit më parë. Ndërkohë sipas drejhtuesit të shkollës janë vet prindërit që i kanë nxitur të rinjtë të profilizohen në degët e bujqësisë.
-
Lezhë/ Fermerët distancohen nga përdorimi i pesticideve, plehra organikë për vreshtat e ullishtet: Ul kostot! Ekspertët: Garantojnë prodhim bio
28 Janar 2024, 15:35Fermerët e Lezhës distancohen nga përdorimi i pesticideve në prodhimet e tyre duke e zëvendësuar me ushqyes organikë. Pas përdorimit tek rrushi një vit më parë, këtë vit do të ushqejnë edhe ullinjtë. Fermerët thonë për Report Tv se kjo mënyrë ul kostot, por është më efektive për prodhim të produkteve bio.
-
Mungon infrastruktura në ‘Lagjen e Re’ në Kukës, rrugët të pakalueshme! Banorët: Duhen çizme, problem mbeturinat, nuk ka kazanë
28 Janar 2024, 15:28Mungesa e infrastrukturës prej vitesh ju ka vështirësuar jetesën më shumë se 1 mijë banorëve të “Lagjes së Re” në qytetin e Kukësit. Rrugët me gropa janë sfidë e përditshme për ta, sidomos në kohë me shi e borë që bëhen të pakalueshme, ndërsa shqetësim konsiderohen edhe grumbujt me mbeturina, pasi në gjithë lagjen mungojnë kazanët.
-
Peshkatari 35-vjeçar, besnik i liqenit të Fierzës prej 10 vitesh! Admir Rexha: Dal të kaloj stresin, pa punë jam! Shqetësuese gjuetia me dinamit
28 Janar 2024, 15:22Lidhja e fortë me liqenin e Fiercës dhe pasioni për peshkimin e ka bërë Admir Rexhën që prej 10 vitesh të dalë çdo ditë për të peshkuar. Përveç pasionit, 35-vjeçari me këtë punë siguron edhe jetesën teksa e shqetëson peshkimi me dinamit.
-
‘Vijnë vetëm për vota, tani të mbyllin derën’, banorët e dy bashkive Sarandë e Finiq që jetojnë si në një ishull të harruar
28 Janar 2024, 12:59Janë banorë të dy bashkive që garojnë në turizëm por jo në shërbimet ndaj taksapaguesëve të tyre në fshatrat rreth 5 km larg qendrave të Sarandës e Finiqit. Këtu realiteti ka ngjyrën e baltës dhe pluhurit
-
-
-
Sot kolosi i letërsisë shqiptare Ismail Kadare mbush 88 vjeç
28 Janar 2024, 10:0588 vite më parë, 28 janar të vitit 1936, u lind në Gjirokastër Ismail Kadareja, shkrimtari i shquar shqiptar
-
Veliaj uron 88-vjetorin e lindjes së Ismail Kadaresë: Kolos i letërsisë shqiptare
28 Janar 2024, 08:59Shkrimtari ynë i njohur Ismail Kadare feston sot 88-vjetorin e lindjes
-
Durrës/ Rindërtimi pas tërmetit, 996 apartamente në Spitallë drejt përfundimit (FOTO)
28 Janar 2024, 08:18Në Spitallë në lagjen ‘Rilindja’ 996 apartamente të ndërtuar për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, janë drejt përfundimit
-
Kthjellime në të gjithë territorin, parashikimi i motit për sot
28 Janar 2024, 07:27Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriore
-
‘Të gjithë në dëborë’, 65 të rinj provojnë skitë në Dardhë: Na pëlqeu shumë
27 Janar 2024, 21:14Një projekt që synon të masivizojë sportin e skive dhe të evidentojë cilësitë pozitive të dëborës, bëri bashkë mbi 65 të rinj këtë të shtunë në Dardhë të Korçës. Pjesëmarrësit ishin të entuziazmuar për këtë eksperiencë, ndërsa projekti do përsëritet çdo javë.
-
Shqipëria pjesë e Censusit Ndërkombëtar të Shpendëve Ujor Dimërues
27 Janar 2024, 19:55Përfundimet e Censusit të shpendëve ujor dimërues në Shqipëri, pjesë e Censusit Ndërkombëtar, zhvilluar më 13-14 janar në rreth 143 shtete të botës, tregoi se edhe këtë vit në ligatinat e Shqipërisë dimëruan një numër më i vogël i shpendëve ujor.
-
‘Trajtime të kushtueshme’, mbi 550 psikologë kërkojnë shkarkimin e presidentes së Urdhrit të Psikologut! Treska: Mbledhja e paligjshme
27 Janar 2024, 19:22Mbi 550 psikologë thirrën një mbledhje këtë të shtunë të Asamblesë së Përgjithshme, për të shkarkuar Presidenten e Urdhrit të Psikologes, Valbona Treska teksa thonë se ka kryer një sërë shkeljesh. Vetë Treska e konsideron mbledhjen të paligjshme.
-
101-vjetori i shërbimit pyjor, mbillen pemë në Shëngjergj, Veliaj: Praktika mësimore te botaniku për studentët e UBT-së
27 Janar 2024, 18:22Në 101-vjetorin e themelimit të institucionit të Shërbimit kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se është detyrë e shoqërisë që t’i kthejë natyrës një detyrim që do të shërbejë dhe për brezat e ardhshëm.
-
Modele frymëzimi, Muzhaqi: 14 çmime për të rinjtë, mes tyre kampionia e botës në shah Kler Çaku! 40 certifikata
27 Janar 2024, 17:24Të rinj që janë modele suksesi, të rinj të talentuar dhe aktiv në fusha të ndryshme si inovacioni, arti, sporti, angazhimi rinor dhe të drejtat e njeriut u promovuan në një ceremoni të veçantë të organizuar nga Ministrja për Rininë dhe Fëmijët.
-
‘Barbaria hitleriane ndaj hebrenjve’, Luca përkujton Ditën e Holokaustit! Thirja për luftën në Gaza: Të mbahet qëndrim për popullin palestinez
27 Janar 2024, 16:47Biznesmeni Gjergj Luca ka reaguar mbi Ditën Përkujtimore të Holokaustit ndaj popullit hebre të cilin e cilësoi si një komb dinjitoz që ka dhënë shumë për njerëzimin. Ndërsa pati edhe një thirrje për ndërkombëtarët që të mbajnë qëndrim për luftën në Rripin e Gazës ku po vriten civilë palestinezë të pafajshëm.
