Sociale
-
Qindra udhëtarë dhe automjete me targa të Kosovës, por edhe vendeve të rajonit kanë kaluar mëngjesin e sotëm në pikën kufitare të Morinës, duke shkaktuar radhë kilometrike në segmentin e rrugës Kukës-Morinë.
12 Gusht 2023, 08:23 -
Rikthehet i nxehti këtë fundjavë, termometri do të shkojë deri në 40 gradë Celcius
12 Gusht 2023, 07:16Depërtimi i Anticiklonit Afrikan do të sjellë masa ajrore të thata e të nxehta duke bërë që moti të jetë i kthjellët gjatë gjithë ditës dhe kohëzgjatja e orëve me diell e temperatura të larta të mbizotërojë në të gjithë territorin.
-
Fluksi i pushuesve, trafik i rënduar në aksin Vlorë-Orikum
11 Gusht 2023, 20:47Oraret e kthimit nga plazhi si dhe fluksi i lartë i pushuesve dhe turistëve që zgjedhin të qarkullojnë dhe vijnë në Vlorë me automjetet e tyre ka bërë që orët e pasdites në aksin nacional Vlorë-Orikum të kishte trafik të rënduar.
-
Frontex/ Shqipëria pjesë e rrugëkalimit tranzit të emigrantëve drejt Europës, në 6 mujorin e parë të 2023 u futën 3600 klandestinë në vendin tonë
11 Gusht 2023, 20:23Mesdheu Qendror përbën më shumë se gjysmën e kalimeve të emigrantëve të parregullt në BE, njoftoi FRONTEX. Sipas raportit, numri i kalimeve të parregullta kufitare në kufijtë e jashtëm të BE u rrit 13% në shtatë muajt e parë të vitit 2023 në rreth 176100, shifra më e lartë për periudhën janar-korrik që nga viti 2016.
-
Gjirokastër/ Mijëra turistë gjallërojnë qytetin e gurtë! Të huajt: Vend shumë i bukur, jemi surprizuar me Shqipërinë
11 Gusht 2023, 19:53Si asnjëherë më parë, Gjirokastra po vizitohet nga mijëra turistë që mbërrijnë çdo ditë në qytetin e gurtë. Për mikrofonin e Report TV, ata shprehen të impresionuar nga monumentet e kulturës, bukuritë natyrore dhe mikpritja e vendasve.
-
‘Shqipëria turistike’/ ‘Luadhi i Çelos’, eksplorim në shtegun malor në Tushemisht! Fermeri: Të huajt e frekuentojnë më shumë këtë zonë
11 Gusht 2023, 18:05"Luadhi i Çelos", është një zonë malore mbi liqenin e Pogradecit, që po tërheq vëmendjen e turistëve të huaj dhe ku ka lulëzuar dhe agroturizmi. Nisemi nga qendra e fshatit turistik të Tushemishtit dhe në këtë udhëtim na shoqëron specialisti i Zonave të Mbrojtura Gani Bego, i cili tregon karakteristikat e Shtegut të Luadhit.
-
Një grup myslimanësh protestë para KMSH: Të largohen forcat gyleniste
11 Gusht 2023, 14:58Forumi Mysliman i Shqipërisë përmes një proteste selisë së Komunitetit Musliman kërkoi largimin e menjëhershëm të drejtuesve të tij. Duke i quajtur si “gylenistë”, përfaqësues të forumit hedhin akuza se zgjedhjet e këshillave të këtij institucioni po manipulohen, si dhe akuzojnë se shumë prona të myslimanëve po mbahen peng.
-
Impianti i përpunimit të ujit në Bovillë do të trefishojë kapacitetin e prodhimit, Veliaj: Vepra që ka pësuar transformimin më të madh në 103 vjet të Tiranës kryeqytet
11 Gusht 2023, 14:56Pas përfundimit të fazës së parë të punimeve për rritjen e kapaciteteve prodhuese të impiantit të përpunimit të ujit në Bovillë, duke e çuar aftësinë prodhuese në total 2400 l/s, po realizohet edhe faza II dhe përfundimtare, me një kapacitet shtesë prej 1200 l/s, e cila do ta çojë impiantin e përpunimit të ujit Bovillë në maksimumin e prodhimit të tij, në 3600 l/s.
-
Të hënën nis provimi i informatizuar i studentëve të Mjekësisë, kushton 5 mijë lekë, do të shpallen 400 fitues! Risi këtë vit nënshkrimi i kontratës së punësimit të detyruar
11 Gusht 2023, 11:08Ditën e hënë do të mbahet provimi i informatiuzar studentëve të Mjekësisë. Testimi do të zhvillohet pranë mjediseve të Qendrës së Shërbimeve Arsimore për 1813 maturantët që kanë aplikuar në këtë program, ku do të shpallen fitues 400 nxënës.
-
Tirana drejt transportit të qëndrueshëm, kryeqytetit i shtohet korsia e re e biçikletave
11 Gusht 2023, 10:45Një tjetër korsi biçikletash i shtohet Tiranës duke e bërë udhëtimin e qytetarëve me dyrrotakë më të sigurt në kryeqytet. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kapublikuar fotot nga korsia e re që është bërë nga ura te Rruga e Elbasanit gjer tek kryqëzimi i 9 katësheve duke e lidhur atë me rrjetin ekzistues të korsive të biçikletave.
-
Shqipëria e dyta pas Arabisë Saudite për rritjen e numrit të turistëve në qershor, Rama: Duhen 3 - 4 vjet për të qenë gati për të parakaluar me të mëdhenjt
11 Gusht 2023, 08:26Kjo duke iu referuar statistikave të publikuara nga Organizata Botërore e Turizmit ku në qershor Shqipëria është renditur e dyta pas Arabisë Sauditë për rritjen e numrit të turistëve.
-
Fushë Krujë/ Banorët e Borizanës: Shpërthime të fuqishme nga guroret, po na dëmtohen banesat! Mbërrin policia
10 Gusht 2023, 21:12Banorët e Borizanës në Fushë Krujë kanë denoncuar shpërthime të forta eksplozivi në guroret e zonës. Sipas tyre shpërthimi ka ndodhur rreth orës 17:45 dhe ka qenë më i fortë se herët e tjera, duke qenë se kjo është një grrorë që operon prej kohësh.
-
‘Shqipëria turistike’/ Pylli i fazanëve, atraksion i veçantë në juglindje! Turisti gjerman: Shumë bukur, më pëlqyen sorkadhet
10 Gusht 2023, 17:52Plot shkëlqim, me të kuqen dhe jeshilen dominuese, ecje sqimatare, fazanët janë shpendë të hijshëm që mund t’i shihni, nëse vizitoni pyllin që ka marrë emrin e tyre. Pylli i Fazanëve ndodhet në Maliq, rreth 14 kilometra nga qyteti i Korçës dhe është destinacion i preferuar për vendasit.
-
Në Maliq organizohet festa e ‘Bukës së re’, fermerët: Prodhimi i mirë, por problem shitja me çmim të ulët
10 Gusht 2023, 17:08Festa e “Bukës së re”, një traditë e hershme në Maliq u organizua dhe këtë vit me qëllim promovimin e prodhimit vendas. Edhe në ditë feste, fermerët ngrenë shqetësimin e madh të shitjes së grurit të miellit me çmim nën kosto.
-
Raporti i INSTAT/ Lindjet ranë me 8.2% tremujorin e dytë të 2023 krahasuar me një vit më parë
10 Gusht 2023, 16:16Numri i bebeve të lindura në tremujorin e dytë të këtij viti ka rënë krahasuar me një vit më parë. Bazuar në të dhënat e INSTAT, këtë tremujor janë regjistruar 5.119 lindje, por krahasuar me tremujorin e vitit 2022 kemi një rënie me 8.2%.
-
FOTOLAJM/ Nis aksioni për pastrimin e liqeneve në kaskadën e lumit Drin
10 Gusht 2023, 15:02Në pikun e sezonit turistik, krahas kujdesit të veçantë për zonat bregdetare dhe bimësisë, skuadrat e KESH kanë ndërmarrë një aksion për pastrimin e liqeneve në kaskadën e lumit Drin, që është kthyer së fundmi në kartolinën turistike të Shqipërisë.
-
VIDEO/ Himara, perla e bregdetit josh turistë nga e gjithë bota
10 Gusht 2023, 14:45Himara ka joshur jo vetëm shqiptarët që përherë e më tepër e shikojnë si një nga zonat më përfekte për plazh e pushuar, por të huajt, e shikojnë këtë vend, si perle bregdetare, ku gjen ushqim të mirë, jetë të egër, siguri e miqësi
-
Rama për “La Repubblica”: Anija ”Vlora” ishte një dramë e ’90-ës, tani jeni ju italianët që vini në Shqipëri
10 Gusht 2023, 13:05Kryeministri shqiptar Edi Rama ka postuar në rrjetin e tij social një meme ku pasqyrohej një foto e anijes ”Vlora” të 8 gushtit 1991, me dyzet mijë shqiptarët që zbarkuan në Bari, dhe pranë saj, i njëjti imazh i kundërt: turistët italianë që zbarkojnë në Shqipëri, shkruan gazeta italiane, “La Repubblica”.
-
-