Sociale
-
Mbi 600 mijë euro do të vihen në dispozicion këtë vit për financimin e studimeve të doktoraturës. Mbështetja arrin deri në 10 mijë euro për doktoraturat standarde dhe 30 mijë euro për ato industriale. Ministria e Arsimit parashikon gjithashtu kredi studentore dhe bursa për studentët nga familjet në vështirësi ekonomike.
12 Tetor, 15:46 -
Blendi Gonxhja nderohet në Senatin Italian me çmimin 'Luani i Artë për Merita'
12 Tetor, 13:41Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit e cilësoi vlerësimin si një përgjegjësi më të madhe për të vijuar projektet në kulturë, turizëm dhe sport.
-
‘Do të rikthehen protestat e vitit 2009’, banorët e Orikumit dhe Dukatit kundërshtojnë ndërtimet: Nuk lejojmë te preken pronat tona (VIDEO)
12 Tetor, 12:41Banorët pretendojnë se janë pronarë të këtyre sipërfaqeve, të përfituara përmes ligjit 7501, ndërsa kundërshtojnë pretendimet e personave që synojnë të ndërtojnë në zonë.
-
Një hapësirë e re për studentët, si duket godina e re e Studimeve Profesionale në universitetin ‘Aleksandër Moisiu’ në Durrës
12 Tetor, 08:10Fakulteti i Studimeve Profesionale në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës tashmë ka një godinë të re, me kushte bashkëkohore e të përshtatshme për praktikat studimore.
-
Vranësira dhe kthjellime, pasdite ndërpriten reshjet… parashikimi i motit sot (VIDEO)
12 Tetor, 07:13Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme, afatshkurtra dhe intensitet të ulët nga orët e mesditës deri ato të pasdites në malësitë e zonës së qendrës dhe jug-juglindje. Mjegull e dendur lokale / mjegullinë në zonat luginore në orët mëngjesit deri në mesditë.
-
Nga pavarësia politike, fikja e telefonit, veshja dhe makijazhi, Ministria e Arsimit miraton Kodin e ri të Etikës! Rregulla strikte për punonjësit, nuk preken mësuesit
11 Tetor, 21:57Një tjetër rregull lidhet me përdorimin e telefonit celular gjatë punës, duke kërkuar që ai të mbahet i fikur, ose të mos shqetësojë zhvillimin normal të veprimtarisë institucionale, sipas përcaktimeve të dokumentit.
-
AI synon të parashikojë demencën deri në 5 vite përpara, 2 mjete me Inteligjencë Artificiale për zbulimin e hershëm të rrezikut
11 Tetor, 20:42Projekti synon veçanërisht identifikimin e personave me dëmtime të lehta, të cilët kanë vështirësi me kujtesën ose funksione të përditshme, por jo domosdoshmërisht do të zhvillojnë demencë. Sipas studiuesve identifikimi i hershëm mund të ndihmojë në ndjekjen mjekësore dhe planifikimin e ndërhyrjeve përpara përkeqësimit të gjendjes.
-
Spahiu takim me specialistët e shëndetit mendor në Durrës: Duhet më shumë mbështetje dhe dinjitet për pacientët
11 Tetor, 13:43Rivlerësimi i kritereve dhe protokolleve për personat që përballen me vështirësi të shëndetit mendor ishte në fokus të takimit që ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, zhvilloi me mjekë dhe specialistë të Qendrës Komunitare të Shëndetit Mendor në Durrës.
-
Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën
11 Tetor, 12:43Sipas Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje mesatare të shoqëruara me shtrëngata në qarqet Kukës, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër.
-
Drejt përfundimit rruga Berat-Ballaban, vijon puna për asfaltimin dhe vendosjen e sinjalistikës (VIDEO)
11 Tetor, 11:51Aksi rreth 60 kilometra që lidh Beratin, Përmetin dhe Tepelenën ka hyrë në fazën e fundit të punimeve. Ka përfunduar asfaltimi, ndërsa vijon vendosja e barrierave dhe sinjalistikës rrugore.
-
Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në rrugët e Vlorës gjatë natës, hidrovori pjesërisht funksional (VIDEO)
11 Tetor, 07:15Hidrovori i qytetit nuk është në funksion të plotë për shkak të punimeve për rikonstruksionin e tij. Shqetësim edhe për gjendjen e rrjetit të kanalizimeve dhe evakuimit të ujërave të shiut, të cilat në disa zona nuk arrijnë të largohen me shpejtësinë e nevojshme.
-
Territori mbizotërohet nga reshjet e shiut! Shtrëngata, breshër dhe mjegull e dendur (VIDEO)
11 Tetor, 07:07Në jugperëndim e veriperëndim reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet mesatar e lokalisht të lartë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Gjatë ditës reshjet mbeten prezente me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.
-
‘Malli për vendlindjen më ktheu në Kukës’, 31-vjeçari kthehet nga Anglia dhe investon në Grykën e Vanave: Bujtinë druri mes natyrës
10 Tetor, 17:53Anglia për shumë vite ka qenë ëndrra e çdo të riu nga Kukësi. Kastriot Cubi pasi e provoi emigrimin vendosi të kthehet në vendlindje ku ka ngritur një bujtinë prej druri në Grykën e Vanave. Ai rrëfen për Report TV eksperiecën e re në agroturizëm, ku çdo ditë prej dhjetëra turistë të huaj.
-
68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës
10 Tetor, 17:068 vite më parë, Feim Musai nga Çuka e Sarandës ndërtoi një dhomë për të futur kokën por OSHEE-ja nuk i ka lidhur energjinë elektrike me argumentin se objekti është i palegalizuar. Përmes Report TV ai i i bën apel Kadastrës dhe OSHEE-së qe t’i japin zgjidhje problemit te tij qe po zvarritet prej vitesh prej burokracisë.
-
Nis fushata e vaksinimit kundër gripit në Fier! Prioritet të moshuarit dhe të sëmurët kronikë (VIDEO)
10 Tetor, 16:1625 mijë doza vaksina trevalente janë shpërndarë në të gjitha qendrat shëndetësore që mbulon njësia e kujdesit shëndetësor Fier, veçanërisht për personat më të rrezikuar.
-
Nga Franca në Policinë Kufitare, njihuni me 25-vjeçaren që u kthye në Shqipëri për të realizuar ëndrrën e saj në radhët e bluve
10 Tetor, 15:1325-vjeçarja nga Shkodra ka dy vite që shërben në Policinë e Shtetit, në kufirin që për shumëkënd është pikënisje për një jetë jashtë vendit. Për Elisën, është vendi ku po ndërton jetën pas kthimit.
-
Reshjet e dendura të shiut përmbytin rrugët e Vlorës, vështirësi në qarkullim! Banorët ankohen për pusetat e bllokuara (VIDEO)
10 Tetor, 14:36Situata është paraqitur problematike veçanërisht në lagjen Pavarësia, por edhe në segmente të tjera rrugore ku uji ka mbuluar një pjesë të rrugës.
-
Nga mollët tek mjedrat, Qatip Doda zbulon në 'Një nga Ne' strategjinë që i solli fitim: Investova tek frutat në Maqellarë, fitoj 2000 euro në muaj
10 Tetor, 14:28Në Maqellarë, tokat nuk i kanë lënë djerrë. Agronomi Qatip Doda beson se e ardhmja e fermerit është frutikultura.
-
Nënë Mrika, 84-vjeçarja ecën çdo ditë 10 km në mal për të ruajtur bagëtitë: Këtë forcë më ka dhënë Zoti për të mbajtur fëmijët
10 Tetor, 13:44Të moshuarit në fshatra bëjnë jetë aktive. E tillë është Mrika Gjini, e cila në moshën 84-vjecare ruan bagëtitë në malin e Shelbuemit në Lezhë. Ajo tregon për Report tv se përshkon çdo ditë 10 km në këmbë dhe puna e mban ende të fortë.
-
Kadastra vijon verifikimin e banesave në Himarë, mbi 28 mijë vendime legalizimi në 9 muaj!
10 Tetor, 12:28Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka vijuar aksionin prej muajt shtator për evidentimin në terren të banesave në Bashkinë Himarë për probleme që hasin në dokumentacionin e pronësisë.