Sociale
-
Duke nisur nga kjo e dielë do të flemë më pak. Në mesnatë akrepat e orës shkuan 60 minuta para, që shënon edhe nisjen e periudhës së orës verore. Ky ndryshim të do të thotë zgjim më herët, dhe dita do na duket më e gjatë.
26 Mars 2023, 07:16 -
110 vite nga masakra serbe, memorial përkujtimor në Gjuzaj të Lushnjës! Historiani: Pse në librat e shkollës nuk ka asnjë rresht për këtë ngjarje?
25 Mars 2023, 19:33Një masakër e kryer 110 vjet më parë nga ushtria serbe në fshatin Gjuzaj të Lushnjes është një ngjarje thuajse e lënë në harresë. Historianët gjatë përurimit të memorialit me emrat e 27 banorëve të kësaj zone të masakruar nga serbët kërkuan përfshirjen e saj në kurrikulat shkollore.
-
46 universitete italiane vijnë me oferta për maturantët shqiptarë
25 Mars 2023, 18:1746 universitete italiane sollën në formën e panairit ofertat e tyre për nxënësit dhe studentët shqiptarë i cili u prit me mjaft entuziazëm. Informacionet për aktivitetin që zgjati një ditë, mund të merren dhe pranë Institutit Italian të Kulturës në Tiranë.
-
Jetojnë në mes të ujërave të zeza, banorët e pallatit nr.10 në Lezhë ngrihen në protestë: Shkarkohen nga banesat private, bashkia të gjejë zgjidhje
25 Mars 2023, 12:59Banorët e pallatit numër 10 në lagjen "Skëndërbeg" të qytetit të Lezhës janë ngritur në protestë!
-
132 familje në Shkodër ngrihen në protestë: Duam legalizimin e banesave ose bojkotojmë zgjedhjet! E kemi nisur procesin që nga viti 2005
25 Mars 2023, 12:30Një protestë është zhvilluar ditën e sotme në Shkodër, ku 132 banorë që jetojnë në zonën e ish-Divizionit kërkojnë legalizimin e banesave të tyre. Këta banorë një letër drejtuar drejtueses politike të PS-së për Qarkun e Shkodrës, Elisa Spiropalit, kryebashkiakut së Shkodrës, Bardh Spahia dhe kandidatit të PS për Shkodrën, Benet Becin kërkojnë që të gjendet një zgjidhje dhe të pajisen me certifikata legalizimi dhe pronësi, në të kundër do të bojkotojnë zgjedhjet vendore të 14 majit.
-
VIDEO/ Digjen mbetje poshtë urës në lumin e Drojës, shtëllungat e tymit mbulojnë autostradën dhe zonën në Fushë-Mamurras
25 Mars 2023, 11:14Shtëllunga tymi mbuluan paraditen e kësaj të shtune zonën e Fushë-Mamurrasit në Kurbin, duke vështirësuar dhe lëvizjen e automjeteve përgjatë autostradës Milot-Thumanë. Kjo situatë është krijuar nga djegia e mbetjeve poshtë Urës së Lumit Drojë
-
Konferenca e Selanikut/ Shqetësim për rritjen e dezinformimit në Ballkanin Perëndimor
25 Mars 2023, 11:01Schinas, i cili ka edhe portofolin e Komisionerit Europian për Promovimin e Mënyrës Evropiane të Jetesës, pohoi se këtë mbështetje e dëshmoi fort dhe organizimi në Tiranë i Samitit të Bashkimit Europian për herë të parë jashtë Brukselit
-
Rama publikon pamjet nga ecuria e punimeve: Hapet 100% njëri nga tunelet e Llogarasë
25 Mars 2023, 08:27Punimet në Tunelin e Llogarasë po vijojnë me ritme të shpejta, ndërsa pas hapjes 100% të tubit të parë në tunelin me gjatësi prej 6 km, vijojnë punimet për hapjen e tubit të dytë i cili deri tani ka arritur në 4.670 metra. Kështu bën me dije kryeministri Edi Rama, ndërsa ka publikuar disa foto nga Tuneli i Llogarasë, dhe thekson se në total janë hapur 9 tunele lidhëse nga 11 gjithsej
-
Kthehet ora verore, sonte në mesnatë akrepat shkojnë 60 minuta para
25 Mars 2023, 07:41Mesnatën e së shtunës, duke hyrë e diela e 26 Marsit kthehet ora verore me akrepat e orës që lëvizin 60 minuta përpara. Ky ndryshim të do të thotë zgjim më herët, dhe dita do na duket më e gjatë.
-
Krizë për punëtorë, tregu po mbijeton me të pakualifikuar! Eksperti: 75% e hoteleve pa punonjës, bizneset janë dyfishuar
24 Mars 2023, 19:52Shqipëria është në krizë punëtorësh e veçanërisht sektori i turizmit. Kreu i shoqatës shqiptare të Hoteleri-Turizmit Zak Topuzi, thotë se 75% e hoteleve në Shqipëri vuajnë nga kriza e punëtorëve, krizë e cila pritet ende të thellohet pasi numri i bizneseve është dyfishuar.
-
Tiranë/ Rehabilitohen tre rrugë të tjera në Lagjen Nr.13
24 Mars 2023, 18:17Bashkia e Tiranës ka rehabilituar tre rrugë të tjera në lagjen Nr. 13 në kryeqytet. Rrugët “Pinari” dhe “Selitë e Vjetër” tashmë janë vënë në shërbim të banorëve të këtij komuniteti duke lehtësuar lëvizjen e mjeteve dhe qytetarëve!
-
Kolonjë/ Familja Çaushi rrezikon jetën në banesën e prishur nga tërmeti: Jetojmë me makth! Zv.prefekti: Shtëpi të re pas zgjedhjeve vendore
24 Mars 2023, 16:45Familja Çaushi në Kolonjë rrezikon jetën në një banesë të dëmtuar rëndë që nga tërmeti i nëntorit 2019. Banesa është shpallur e pabanueshme, ndërsa për ndërtimin e shtëpisë së re, zv/prefekti thotë se do të presin përfundimin e fushatës elektorale.
-
Shkolla '1 Qershori' nga Kukësi fiton çmimin e parë të Sfidës së Kodimit me projektin 'Sera miqësore'
24 Mars 2023, 12:09Një shkollë shqiptare ka arritur të marrë çmimin e parë në sfidën e kodimit me projektin ‘Sera miqësore’. Bëhet fjalë për shkollën ‘1 Qershori’ në Kukës që mori pjesë në Sfidën e Kodimit të organizuar nga Këshillit Britanik, pjesë e programit “21st Century Schools” që u mbështet nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Ambasada Britanike në Tiranë.
-
Punonjësit e portit te Shëngjinit sërish në protestë! Nuk janë paguar prej 3 muajsh, kërkojnë zgjidhje të problematikës
24 Mars 2023, 11:02Mosmarrja e pagave prej 3 muajsh ngriti sërish në protestë punonjësit e Portit të Shëngjinit. Ata u mblodhën brenda ambienteve të ndërmarrjes, duke kërkuar zgjidhje të problemit që sipas tyre ju ka krijuar vështirësi financiare. Keqmenaxhim dhe abuzimet në këtë institucion po e çojnë drejt falimentimit thonë punonjësit
-
-
Shkenca dhe Arti/ Tarifa: Qeveria nuk konsultohet me shkencëtarët për politikat! Ruka: Jemi ‘në hije’! Xhufi: Nëpër studio, pellazgollogë të diplomuar për veterinari
23 Mars 2023, 21:35Profesorët e Akademisë së Shkencave kanë diskutuar mbrëmjen e sotme në studion e ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla në Report TV lidhur me misionin e akademisë së re, asaj të Artit dhe Shkencës si dhe për pronësinë intelektuale në Shqipëri.
-
Nis Ramazani, Dom Gjergj Meta: Agjërimi dhe Kreshma kanë përkuar pjesërisht në të njëjtën kohë, na ndihmon të shohim jetën duke forcuar besimin
23 Mars 2023, 21:17Në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, nuk ka munguar një urim nga Dom Gjergj Meta. Ai kujdeset të vë në dukje një detaj, që për të dytin vit radhazhi koha e kreshmes së të krishterëve përkon pjesërisht me muajin e agjërimit, e kjo për Dom Gjergj Metën, është një tregues se në këtë shoqëri duke forcuar besimin.
-
Ekspertja e mjedisit në Report Tv: Shqipëria shumë e prekur nga ndryshimet klimatike! Do përballemi me krizën e ujit
23 Mars 2023, 20:47Ornela Çuçi, eksperte mjedisit në një intervistë për Report Tv është shprehur se Shqipëria është shumë e prekur nga ndryshimet klimatike, e ndërsa shtoi se shumë shpejt vendi do të vuajë mungesën e ujit.
-
‘Me sytë nga Azia’, turizmi në Vlorë në krizë për punëtorë
23 Mars 2023, 17:53Hotelet e restorantet në Vlorë gjenden sërish në vështirësi për punëtorë. Në prag të sezonit ata thanë se synojnë të marrin nga Azia, por problemi kryesor mbetet fakti se të huajt që vijnë në Shqipëri braktisin punën e largohen drejt vendeve të BE-së.
-
Shtrenjtohet bulmeti, përgjysmohet fuqia blerëse në Durrës! Tregtarët: Shohin çmimet dhe largohen
23 Mars 2023, 17:27Tregtarët në Durrës po përballen me rënie të fuqisë blerëse si pasojë e rritjes së cmimeve, vecanërisht te produktet e bulmetit. Sipas tyre, përvec efekteve të luftës, në Shqipëri po ndikon edhe ulja e krerëve të bagëtive.