Sociale
-
Nëse zyrtarët s’i përgjigjen pyetjes suaj, përsëriteni dhe përsëriteni sërish! Ky ishte komenti i ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, duke e lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama se do të dërgonte një gazetar në ‘shkollën e riedukimit’
15 Korrik 2022, 13:17 -
Temperatura deri në 34 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
15 Korrik 2022, 07:50Moti do të jetë me diell në zonën perëndimore dhe vranësira të pakta në zonat përreth maleve.
-
Greqia mbështetëse e fuqishme e integrimit evropian të Shqipërisë, kryebashkiaku Veliaj takon delegacionin e parlamentit grek
14 Korrik 2022, 18:42Greqia do të vijojë të jetë mbështetëse e fuqishme e integrimit evropian të Shqipërisë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti grupin e miqësisë me Shqipërinë në Parlamentin e Greqisë, të kryesuar nga Kryetari, Vassilios Giogiakas. Në përbërje të delegacionit ishin edhe nënkryetarja, Maria Kefala dhe sekretari i grupit Konstantinos Barkas
-
Nis konsultimi publik për ndryshimet në ligjin e arsimit, klasa e parë që 5 vjeç, ministrja: Nuk është e detyrueshme
13 Korrik 2022, 20:22Propozimet e reja për disa ndryshime në ligjin e arsimit parauniversitar janë në fazën e konsultimit publik me ekspertë të fushës. Ministrja Evis Kushi, theksoi se këto ndryshime janë nisur edhe nga problematikat e hasura gjatë këtyre viteve në zbatimin e ligjit
-
Punimet në Unazën e Madhe, ARRSH: Në datën 16 do të mbyllet segmenti rrugor Farkë-Shkozë, ja nga do të devijojë qarkullimi
13 Korrik 2022, 16:13Në kuadër të punimeve për ndërtimin e Unazës së Madhe, në datën 16 korrik do të mbyllet segmenti Farkë-Shkozë. Sipas ARRSH-së përdoruesit e këtij segmenti rrugor do të devijojnë nga rruga kryesore në nyjën e Farkës duke përdorur rrugën “Ali Shefqeti” dhe “Alajdin Frashëri” deri në rrethrrotullimin e Shkozës dhe anasjelltas
-
Vëzhgimi i Report Tv/ Lufta në Ukrainë ‘boshatis’ bregdetin shqiptar nga turistët rusë! Operatorët: Vetëm pak të ardhur privatisht, vjet ishin me mijëra
13 Korrik 2022, 14:17Bregdetit të Vlorës, Sarandës dhe Durrësit këtë vit i mungojnë turistët rusë. Operatorët turistikë thanë për Report Tv se ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit mungon tregu lindor, pra përpos rusëve mungojnë edhe turistët ukrainas e bjellorus. Kjo thanë ata ka sjellë dëme të mëdha për industrinë e turizmit.
-
Aventurat e rrezikshme të turistëve, tur-operatori për Report Tv: Mendojnë se njohin territorin! Guida jo-profesionale, nuk bëjnë trajnime
13 Korrik 2022, 13:24Tur-operatorit Riges Beqirit dhe biologia Aurora Piroviç, të ftuar në Report Tv, në emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu thonë se aventurat e rrezikshme të turistëve lidhen me praninë e guidave jo-profesionale dhe të pa licencuara he në shumë raste në eksplorimin e zonave të ndryshme ata mendojnë se e njohin territorin.
-
Mjeku Alimehmeti në Report Tv: Duhet të ketë teste Covid-19 në farmaci! S'ka alarm nga rastet e reja, të infektuarit kanë simptoma të lehta
13 Korrik 2022, 12:52“Duhet të kemi teste të kudondodhura”, ky është sugjerimi i mjekut Ilir Alimehmeti për të ndikuar në uljen e rasteve me Covid-19. Në intervistën në Report Tv në emisionin “Sot Live në Shqipëri” nga gazetari Andi Kapxhiu, mjeku Alimehmeti thotë se nuk ka situatë alarmante me shifrat e reja dhe nuk ka prova që po bie imuniteti.
-
Veliaj nga shkolla e re 'Andrea Stefani': Zgjidhje e nevojës për shkolla në zonat si Lapraka dhe Astiri
13 Korrik 2022, 12:35Një tjetër shkollë 9-vjeçare i shtohet buqetës së institucioneve të reja arsimore që hapin dyert këtë shtator. E dizajnuar nga arkitekti i njohur italian, Stefano Boeri, shkolla “Andrea Stefani”, e integruar me parashkollor, do u shërbejë mbi 1 mijë nxënësve të komunitetit që jetojnë në zonën e Astirit dhe Doganës. Shkolla e re u vizitua nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Paulin Sterkaj.
-
'Në klasë të parë që 5 vjeç', ministrja e Arsimit: Është keqinterpretuar, s’është me detyrim
13 Korrik 2022, 08:47Regjistrimi i fëmijës në shkollë në moshën 5-vjeçare nuk do të jetë i detyrueshëm, por do të jenë prindërit që do të vendosin. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka sqaruar se ky ndryshim ka ardhur si rezultat i zhvillimit të brezave, ku sot një 5-vjeçar di të shkuar e të lexojë dhe do të ishte humbje kohe që të humbte vitin.
-
Parashikimi i motit për ditën e sotme, temperaturat arrijnë në 33 gradë
13 Korrik 2022, 07:24Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 33°C.
-
'Festa e Fërgesës' bën bashkë Tiranën dhe Elbasanin, kryebashkiakët Veliaj dhe Llatja: Të promovojmë turizmin
12 Korrik 2022, 20:24E kthyer në një traditë të përvitshme për kryeqytetasit, por jo vetëm, ajo erdhi këtë vit si një sfidë shijesh mes Tiranës dhe Elbasanit, duke tërhequr një numër të madh turistësh dhe vizitorësh. Për të përshëndetur këtë festë, i pranishëm ishte dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja, ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi etj
-
Shtëpinë ia shembi tërmeti, 60-vjeçarja në Lezhë prej 2 vitesh jeton në barakë: Bonusi i qirasë, i pamjaftueshëm! Do shkoj te zyra e Ramës
12 Korrik 2022, 16:43Shaqe Leka jeton prej më se dy vitesh në barakë. Shtëpia e saj u shemb nga tërmeti, ndërsa bonusi është i pamjaftueshëm për të marrë shtëpi me qira. 60-vjeçarja nga Lezha kërkon ndërtimin e shtëpisë së re.
-
Miratohet projekti, zgjatim Lumit Lana nga 'Pallati me Shigjeta' deri në Kashar! Veliaj: Familjet do të marrin në pronësi aq metra katrorë sa kanë
12 Korrik 2022, 12:41Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kreu i Bashkisë Erion Veliaj njoftoi një tjetër projekt që do të nisë së shpejti në kryeqytet. Bëhet fjalë për zgjatimin e Lumit Lana nga pjesa e Pallatit me Shigjeta, e deri në Kashar. Veliaj tha se familjet, objektet e të cilave i prek projekti, edhe nëse nuk i kanë të legalizuara, do të dëmshpërblehen me aq metra katrore sa kanë aktualisht.
-
Sezoni veror dhe rreziku i përhapjes së infeksioneve nga mushkonjat, mjeku Kalo: Duhet dezinfektim
12 Korrik 2022, 12:22Shqetësimi kryesor gjatë sezonit të verës, i cili meriton dhe vëmendjen e duhur është ‘pickimi nga mushkonjat’, kjo thënë nga mjekët të cilët flasin rreth rrezikut të për përhapjen e sëmundjeve infektuese prej tyre.
-
Raporti i Eurostat/ Shqipëria e katërta me rënien më të madhe të popullsisë në Europë në krahasim me vitet ‘90
12 Korrik 2022, 07:31Bullgaria, Rumania, Kroacia dhe Shqipëria janë katër vendet që kanë shënuar rënien më të madhe të popullsisë së tyre në përqindje në krahasim me fillim vitet 1990 (nuk përfshihen vendet baltike). Të dhënat janë publikuar nga Eurostat, në raportin për ecurinë e popullsisë së Europës që nga vitet 1960, me rastin e ditës botërore të popullsisë.
-
E rrallë në Tiranë/ Hakmarrja e prindit, e përjashton të birin nga trashëgimia se nuk u kujdes kur ishte i sëmurë
11 Korrik 2022, 18:47Një i ri i cili braktisi prindërit gjatë pandemisë u përjashtua prej tyre nga e drejta për të trashëguar një apartament me sipërfaqe 50 m 2 në rrugën “Ali Demi” dhe shkak ishte indiferenca e tij për tu kujdesur për të moshuarit.
-
Ekskluzive/ Pa Gjurmë gjen 41-vjeçarin Bedri Eminaj një vit pas zhdukjes: Jam penduar, dua të kthehem pranë familjes
11 Korrik 2022, 17:41Pasditen e kësaj të hëne, emisioni investigativ ’Pa Gjurmë’ në Report Tv gjeti 41-vjeçarin Bedri Eminaj. Babai i dy fëmijëve nga Golloborda ishte larguar më 13 korrik të vitit të shkuar. Falë shumë telefonatave, ai u gjet në Fushë Krujë.
-
Durrës/ Përfundon procesi i legalizimit në zonën e Spitallës, 5410 objekte të legalizuara! Drejt përfundimit edhe zonat e Kënetës
11 Korrik 2022, 17:04Zonat e Spitallës dhe të Kënetës në Durrës janë ndër zonat më të mëdha informale të ndërtuara në vend. Ato kanë filluar të ndërtohen që në vitet 1992-1993 dhe kanë vijuar të ndërtohen deri në vitet e fundit. Në ndryshim nga shumë zona të tjera ku ndërtimet pa leje janë të përziera me ndërtime të ligjshme, këtu kemi të bëjmë me zona 100% informale
-
Ministrja e Turizmit në portin e Sarandës: 24% më shumë turistë se një vit më parë
11 Korrik 2022, 13:42Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro vizitoi portin e Sarandës, ku shifrat për qershorin tregojnë se ka pasur një qarkullim prej 68,068 vizitorësh të huaj, 24% më shumë krahasuar me gjithë vitin 2021.