Sociale
-
Në emisionin "Pa gjurmë", Merushe Gjuzi kërkon të bijën 24-vjeçare Eligerta e cila prej vitit 2013 ka humbur çdo kontakt me familjen, ndërsa pas ka lënë dhe fëmijën e saj 6-vjeçar . Prej atëherë familja kërkon të dijë për fatin e vajzës së tyre, ndërsa dyshimet e familjes janë se ajo është rrëmbyer.
14 Janar 2019, 21:07 -
Si po ikin shqiptarët në heshtje, emigracioni po zbraz vendin
14 Janar 2019, 07:55Sipas të dhënave të INSTAT gjatë 11 mujorit 2018 kanëudhëtuar jashtë vendit 4 milionë e 969 mijë shtetas, ndërsa janëkthyer vetëm 4 milionë e 766 mijështetas. Mbi 202 mijëshqiptarë kanë ikur dhe nuk janë kthyer ende.
-
Mblesëria e kohëve moderne/ Shqiptarët e gjejnë partnerin e jetës edhe përmes agjencive martesore
13 Janar 2019, 17:24Veç lidhjeve të dashurisë, prej shekujsh, një nga format e martesave ka qenë nëpërmjet mblesërisë. Por në ditët e sotme, kjo praktikë ia ka lënë vendin agjencive të cilat bëjnë njohjen e të rinjve, që më pas kurorëzohen në martesë. Një tjetër formë janë edhe rrjetet sociale apo faqet online që mundësojnë njohje të reja.
-
Nga një hapësirë e mbuluar me shkurre dhe gardhe, Tiranës i shtohet një kënd i ri lojërash (FOTO)
12 Janar 2019, 11:53Minikëndi i lojërave në rrugën “Vangjush Furxhi”, pas ish-Ekspozitës, i ka dhënë ngjyra të reja një zone, e cila deri dje ishte e mbuluar nga shkurret dhe ishte zaptuar me gardhe. Hapësira e transformuar do të mikpresë jo vetëm fëmijët, por edhe gjithë komunitetin përreth.
-
'Pa gjurmë'/ Nipi në kërkim të gjyshit të arratisur, 87-vjeçari nuk pranon të lidhet me familjen në Shqipëri
11 Janar 2019, 20:07Në emisionin "Pa gjurmë" Arbër Alushi kërkon gjyshin e tij. Ai u arratis në 1957 drejt Greqisë nga ku edhe i dërgoi një telegram familjes, ku i shkruante se ishte martuar dhe kishte një vajzë me emrin Zana.
-
Lindi fëmijën e 8-të/ Flet nëna që u transportua me helikopter në Tiranë: Jam në gjendje të mirë bashkë me foshnjën
11 Janar 2019, 17:55Rozina Kurti nga Burreli ka sjellë në jetë fëmijën e saj të 8 mes vështirësive të shumta. Ajo është transportuar me helikopter në Tiranë ku lindi dhe djalin e saj. Report Tv u interesua për gjendjen e saj. Deri ditën e fundit të shtatzënisë, Rozina ka qenë duke mbledhur dru në pyll.
-
"Kamarieri më tha që nuk i shërbejmë djalit tënd se është autik", sfidat e Edlirës dhe talenti në pikturë i Drinit
11 Janar 2019, 14:45Djali i saj ishte vetëm 1 vjeç e gjysëm kur Edlira mori vesh se ai ishte me autizëm. Në ato momente bota iu kthye përmbys, si një nënë e cila kishte ëndërruar më të mirat për djalin e saj. Ky term ishte shumë i padëgjuar për të dhe fjalët e para të mjekëve nuk donte ti besonte. E vetmja gjë që mund të bënte ishte të luftonte. Dhe pikërisht këtë bëri. Kur të tjerët i thanë se është e kotë që të lodhesh, Edlira hoqi dorë nga profesioni i saj për t'iu përkushtuar të birit, Drenit.
-
Këndi i ekspertit/ Fadil Kepi: Pensioni i invaliditetit, kushtet që duhen plotësuar
11 Janar 2019, 07:49Eksperti ynë sqaron në Report TV problematikat e pensioneve, ndryshimi i moshës së daljes për gratë dhe mangësia e dokumenteve
-
'Pa gjurmë'/ Prindërit nuk u martuan nga feja, 63-vjeçari në kërkim të rrënjëve biologjike
10 Janar 2019, 20:01Fatmir Koni edhe pas 63 vitesh është në kërkim të rrënjëve biologjike. Në moshën 18-vjeçare, Fatmiri mësoi të vërtetën e birësimit duke mos reshtur së kërkuari dy prindërit e tij me origjinë nga Shkodra.
-
Moti i keq, Policia Bashkiake e Tiranës shpëton dy të mitur nga Korça dhe Vlora
10 Janar 2019, 20:33Sinjalizimet e qytetarëve kanë bërë të mundur shpëtimin e dy të miturve nga Korça dhe Vlora. Të miturit janë gjetur nga punonjësit e Bashkisë në bodrumet e pallateve në Shkozë.
-
Big Market dhurata të shumta për klientët, pjesë e shorteut 1 apartament, 3 makina dhe një vit blerje falas
10 Janar 2019, 16:23Rrjeti i supermarketeve Big Market ka dhuruar këtë Vit të Ri 1 apartament, 3 makina dhe 30 çmime me nga një vit blerje falas. Ky shorte nuk është i vetmi i realizuar nga Big Market dhe të tjerë akoma më të mëdhenj do të pasojnë në vazhdim.
-
Përse shqiptarët janë kaq të dhunshmëm? Sociologu Tushi: Na kanë dalë nervat në sipërfaqe e kemi arritur në sjellje kafshërore
10 Janar 2019, 13:53Shkaqet e një zënke në familje, apo mes të afërmish dhe miqsh, mund të jenë nga më të ndryshmet, që nga më të pabesueshmet e deri tek çështjet e nderit, larjet e hesapeve apo edhe trafiku i drogës. Po përse shoqëria shqiptare është kaq e dhunshme? Shumë sociolgë e psikologë mendojnë se ka të bëjë me natyrën gjaknxehtë e aspak racionale që karakterizon shqiptarët.
-
Moti i keq, Veliaj: Të gjithë punonjësit e Bashkisë në gatishmëri në terren
10 Janar 2019, 11:20Për shkak të motit të keq dhe temperaturave të ulëta,që kanë përfshirë të gjithë vendin Kryebashkiaku Erion Veliaj u ka bërë thirrje të gjithë banorëve të Tiranës që të jenë bashkëpunues dhe të kërkojnë ndihmën e strukturave bashkiake për çdo rast nevoje emergjente
-
Në një vit, në Itali kanë lindur rreth 10 mijë fëmijë shqiptarë, sa 1/3 e atyre në Shqipëri
10 Janar 2019, 08:01Shifrat e bëra publike nga Instituti i Statistikave italiane flasin për rreth 10 mijë fëmijë shqiptarë të lindur në Itali gjatë 2017-ës nga prindër shqiptarë. Në të njëjtin vit, në Shqipëri janë regjistruar mbi 30 mijë lindje.
-
'Pa Gjurmë'/ Rikthehet në kohë historia e 14 viteve më parë, zhdukja e mistershme e dy mikeshave
9 Janar 2019, 21:29Historia e zhdukjes së dy shoqeve nga Tirana Nertila Osmanit dhe Sonila Kryeziut është bërë publike edhe më herët në media. Kjo është nga ato histori që ende bëjnë jehonë edhe sot për faktin e zhdukjes së mistershme pa lënë asnjë gjurmë të dy vajzave. Nëna e Netilës, Lumija, ka rrëfyer detaje nga momentet e fundit që ka parë vajzën e saj.
-
'Këndi i Ekspertit'/ Lejet e legalizimeve, ja si kryhet regjistrimi pa pagesë
9 Janar 2019, 07:53Matilda Peza, përfaqësuese e Drejtorisë së Përgjithshme të Hipotekave, Tiranë sqaron procedurat e reja në Report TV.
-
'Pa gjurmë'/ U fejua pa dëshirën e familjarëve dhe u arratis, i ati: Kisha ftohtësi në shpirt për atë djalë, dyshoj se mund ta ketë trafikuar
8 Janar 2019, 19:50Humbi gjurmët më 30 nëntor të vitit 1995. Babi i Brunildës, Nevruzi u gjend sot në studion e "Pa Gjurmë" për të treguar përballjet e tij të fundit me vajzën e dytë të familjes. Ai u shpreh për moderatoren Odeta Dume se dyshon se mund të ketë vdekur përgjatë një aksidenti rreth atij viti në ujrat detare që të drejtojnë për në Itali ose mund të jetë trafikuar nga i fejuari i saj.
-
Në spitalin e Lezhës mungojnë mjekët, urgjencat mbulohen me mjekë part time që kanë dalë në pension
8 Janar 2019, 15:52Prej më shumë se një vit spitali rajonal i Lezhës po has vështirësi për shkak të mungesës së mjekëve. Problematika më shumë haste në shërbimin parësor dhe në shërbimin e maternitetit. Situata është përkeqësuar pasi shumë mjekë vitin e kaluar kanë dalë në pension dhe akoma nuk janë zëvendësuar me të rinj.
-
Temperaturat e ulta/ Bashkia e Tiranës hap strehëz për të pastrehët, Veliaj: Vatër e ngrohtë
8 Janar 2019, 13:38Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e Komitetit Drejtues të Projekteve IADSA, çeli sot strehën e re, e cila ofron ndihmën e parë për njerëzit e rrugës me veshmbathje, ushqim dhe një shtrat për të kaluar natën. Kyrebashkiaku Veliaj i shoqëroi nga ambasadori
-
Kompensimi i ish të përndjekurve/ Trashëgimtarët, 407 ish të dënuar kanë gati këstin
8 Janar 2019, 07:34Publikohet lista e re me emrat e përfituesve. Ministria e Financave: Kësti i tretë është gati për më shumë se 2 mijë ish të dënuar, por që duhet të plotësohen dosjet
