Sport
-
14 Mars 2023, 15:26
-
Kupa e Shqipërisë/ Tirana gjysmëfinaliste me një barazim! Kukësi 'përmbys' Teutën, por durrsakët kalojnë te katër skuadrat më të mira (VIDEO)
14 Mars 2023, 15:03Me një barazim kundër Kastriotit në ndeshjen e kthimit Tirana ka kaluar në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Në katër më të mirat ka kaluar edhe Teuta pavarësisht humbjes 2-1 ndaj Kukësit. Ndërkohë të mërkurën me interes pritet Partizani-Vllaznia, pasi të kuqtë kërkojnë përmbysjen e humbjes 3-1.
-
India nuk njeh Kosovën dhe i ndaloi boksieres simbolet shtetërore dhe këndimin e himnit, Donjeta Sadiku nuk shkon në kampionatin botëror në New Dehli
14 Mars 2023, 13:55Boksierja nga Kosova Donjeta Sadiku nuk do të marrë pjesë në kampionatin botëror në New Dehli të Indisë. Ndonëse u arrit që të nxirrej një vizë për lëvizjen e boksieres drejt Indisë, pasi kjo e fundit nuk e njeh Kosovën, Ministria e Jashtme e Indisë ka vendosur dy kushte të cilat tërhoqën nga kampionati boksieren.
-
Grushti i Hekurt/ E premtja nata e boksit në Shqipëri, medalisti Beqiri përballë kampionit moldav: Pres mbështetjen e zjarrtë të publikut (VIDEO)
14 Mars 2023, 12:21Kryeqyteti do jetë dëshmitar i tetë sfidave tejet interesante të boksit ditën e premte. Një nga përballjet që pritet me padurim është ajo e olimpistit Alban Beqiri, i cili do ketë përballe kampionin e Moldavisë. Për Report TV 28-vjeçari premton se do bëjë të pamundurën për të vijuar rekordin e fitoreve në boksin profesionist.
-
Champions League/ Prova e zjarrit, trajneri i Interit: Për ne si finale kundër Portos! Sonte edhe City kërkon çerekfinalet kundër Leipzig
14 Mars 2023, 10:07Interin e pret sonte një përballje tejet delikate në Portugali kundër Portos, me qëllim për të shkuar në çerekfinalet e Champions League. Trajneri i portugezëve ka kërkuar nga skuadra të mos mashtrohet nga rezultatet e dobta të Interit në kampionat, ndërsa trajneri i italianëve e ka konsideruar këtë sfidë si finale. Po sonte City pret në Angli Leipzig për të mbyllur kualifikimin.
-
Milan dështon sërish në San Siro, nuk ia del të marrë pikët e plota përballë Salernitanas
14 Mars 2023, 07:54Milan, sërish nuk ka arritur të sigurojë pikë të plota përballë skuadrës së Salernitanas në San Siro në ndeshjen që përfundoi me rezultatin 1-1.
-
U pensionua nga kombëtarja pas eleminimit në 'Katar 2022', Eden Hazard zbulon pse nuk pëlqente të luante për Belgjikën
13 Mars 2023, 22:21Futbollisti belg, Eden Hazard ka rrëfyer arsyen përse nuk i pëlqente të luajë për Belgjikën në Kampionatin Botëror që u mbajt në fund të vitit të kaluar.
-
Skandal në PSG, gazetari zbulon se një prej lojtarëve kryesorë shkoi i dehur në stërvitje para ndeshjes me Bayernin
13 Mars 2023, 20:26Eleminimi i Paris Saint Germanin nga Liga e Kampionëve ka lënë një shije të hidhur për të gjithë tifozët dhe mbështetësit e tyre në ‘Parc de Princes’.
-
Qëndrimi i fundit i Neymar, prish të gjitha planet e Chelsea-s për të nënshkruar me brazilianin
13 Mars 2023, 18:20Neymar Jr dëshiron të përfundojë karrierën e tij në Paris Saint-Germain.
-
Tjetër nivel në Itali, tifozët e Milanit mbushin stadiumin si askush në Serie A
13 Mars 2023, 17:03Milan dhe Salernitana luajnë sot në 20:45 në "San Siro" për javën e 26-të në Serie A.
-
Kristjan Asllani përfshihet në shkëmbim, mesfushori i Kombëtares larg Interit
13 Mars 2023, 16:32Kristjan Asllani nuk po kalon orë të qeta te Inter. Mesfushori i Kombëtares ka luajtur më pak se 600 minuta këtë edicion
-
E konfirmon Vllaznia, Esat Mala mungon gjatë për kuqeblutë! Operohet mesfushori
13 Mars 2023, 16:08 -
Kualifikimi në çerekfinale është në pikëpyetje, Pep Guardiola: E di se do më gjykojnë për Champions-in
13 Mars 2023, 15:30Manchester City luan nesër në 21:00 me RB Leipzig për një biletë në fazën çerekfinale të Champions League.
-
'Vetëm Napoli ka më shumë pikë se ne', Allegri: Interi? Ndeshja më e rëndësishme të enjte
13 Mars 2023, 14:58Juventusi fitoi dje 4-2 me Sampdorian për javën e 26-të në Serie A. Bardhezinjtë me 38 pikë mbajnë vendin e shtatë, duke shpresuar te Apeli kundër Federatës për t'i kthyer 15 pikët e hequra në Serie A.
-
Ngrihet sërish flamuri kuqezi, Shqipëria merr medalje të bronztë në Azerbajxhan! Petrov siguron Botërorin
13 Mars 2023, 14:16Gjimnasti Matvei Petrov i ka sjellë një tjetër medalje Shqipërisë.
-
EKSKLUZIVE/ Ish-kampioni i botës në mundje Elis Guri rrëfehet nga arratia: Nuk mund të vij në Shqipëri, më dënuan për një telefonatë! Ja pengu im
13 Mars 2023, 13:58Ish-kampioni i botës në mundje Elis Guri në një rrëfim ekskluziv për Report TV flet për herë të parë që pas dënimit nga drejtësia shqiptare në 2020. Ai thotë se nuk mund të vijë në Shqipëri pasi menjëherë do arrestohet. Ndërkohë, vijon punën si trajner i ekipit kombëtar të Bullgarisë.
-
Pista në formën e 'kapëses së flokëve', Formula 1 rikthehet me garën e Arabisë Saudite
13 Mars 2023, 13:53Formula 1 do zhvillojë Çmimin e Madh të Arabisë Saudite në fundjavën që vjen nga 17-19 marsi.
-
VIDEO/ Ngjarje e çuditshme në Angli, futbollistët përleshen dhe më pas puthen... në buzë
13 Mars 2023, 13:07Në ndeshjen mes Norwich dhe Sunderlandit e vlefshme për Championship-in e futbollit, dy nga lojtarët kundërshtarë janë puthur në buzë.
-
BBC bën 'prapakthehu', gjiganti televiziv rikthen në punë ish-futbollistin e Anglisë
13 Mars 2023, 12:06Gary Lineker është rikthyer në moderimin e emisionit sportiv të së shtunës në Britani, për BBC.
-
New York Knicks i ndërpresin suksesin Lakers, Randle shënon 33 pikë
13 Mars 2023, 11:46Mengjesin e kësaj të hënë me orën shqiptare, NBA në SHBA ka vijuar me ndeshjet e radhës.
