Top 24
-
20 Dhjetor 2018, 11:40
-
'Hajdutë', militantët e PD-së nuk lejojnë deputetët e PS-së të dalin nga Kuvendi
20 Dhjetor 2018, 12:19 -
Incidenti në Kuvend, Rama: U djeg xhani për studentët, por bllokuan debatin me dhunë
20 Dhjetor 2018, 12:22 -
Endri Hasa nuk del nga Kuvendi, seanca shtyhet për pasdite në 18:00
20 Dhjetor 2018, 12:09Duke qenë se deputeti i PD, Endri Hasa nuk pranoi që të dilte nga salla e Kuvendit pas përjashtimit me 10 ditë, kryetari i Kuvendit e ndërpreu për ta rifilluar në orën 18:00 të pasdites së sotme. “I kërkoj të lirojë sallën, është e katërta herë, procedura është e qartë. Në kushtet që nuk zbatohet vendimi i marrë, ndërpres seancën, seanca vijon në orët 18:00 pasdite” tha Ruci.
-
Hasa përjashtohet, por nuk del nga salla, Ruçi ndërpret seancën: S’mund ta mbani peng
20 Dhjetor 2018, 11:59Me rinisjen e seancës së Kuvend, Ruci kërkoi largimin e deputetit Hasa nga Kuvendi, por ai dhe grupi i PD nuk kanë pranuar duke sjellë sërish ndërprerjen e seancës.
-
PS: Të përjashtohen Noka, Paloka dhe Strazimiri/ Shtyhet kërkesa për Ramën
20 Dhjetor 2018, 11:50Partina Socialiste ka bërë një tjetër kërkesë drejtuar Byrosë së Kuvendit për përjashtimin e deputetëve të PD, Flamur Noka, Edi Paloka dhe Gent Strazimiri me argumentin se kanë përdorur fjalor fyes. Ndërkohë që kërkesa e PD për përjashtimin e Ramës është shtyrë për tú shqyrtuar brenda 48 orëve.
-
Vezët drejt Ramës, Berisha: Ishte kartolinë nga studentët, vinin nga Surreli
20 Dhjetor 2018, 11:44Sali Berisha ka reaguar pas incidentit në Kuvend duke thënë se ishte kartolinë për kryeministrin, ndërsa shtoi se ‘vezët vinin nga Surreli’, zonë ku banon Rama.
-
Qëlloi Ramën me vezë/ Byroja e Kuvendit përjashton 10 ditë deputetin e PD
20 Dhjetor 2018, 11:22Deputeti i PD, Endri Hasa përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi pasi qëlloi kryeministrin Edi Rama me vezë dhe bojë. Vendimi është marrë nga Byroja e Kuvendit.
-
Protestës përpara Kuvendit i bashkohen edhe banorët e 'Unazës së Re'
20 Dhjetor 2018, 11:18Protestës së Kuvendit iu janë bashkuar edhe protestuesit e "Unazës së Re", të cilët vijojnë të kundërshtojnë projektin "Unaza e Madhe".
-
‘Na denigroi’/ PD kërkon përjashtimin e Ramës nga Kuvendi
20 Dhjetor 2018, 11:20PD kërkon përjashtimin nga seanca plenare të Kryeministrit Edi Rama. Kërkesa është firmosur nga disa deputetë, të cilët pohojnë se “gjatë seancës Rama përdori fjalor fyes dhe denigrues ndaj grupit parlamentar të PD dhe deputetëve të veçantë të PD”.
-
Deputetët e PD hedhin projektligjet drejt Ramës në foltore (VIDEO)
20 Dhjetor 2018, 11:00Me rinisjen për herë të dytë të seancës, Endri Hasa jo vetëm që nuk ka dalë nga seanca, por deputetët e tjerë të PD, janë afruar pranë foltores duke hedhur projektligjet në drejtim të kryeministrit.
-
Hasa nuk del, seanca ndërpritet një orë nga Ruçi, mblidhet Byroja e Kuvendit
20 Dhjetor 2018, 11:14Deputeti i PD, Endri Hasa nuk ka dalë nga Kuvendi pas përjashtimit, ndërkohë që pasi u ndërpre për tre herë nga 10 minuta, seanca është ndërprerë për një orë. Kryetari i Kuvendit Ruçi ka njoftuar mbledhjen e Byrosë së Kuvendit për masën disiplinore ndaj deputetit të PD.
-
U qëllua me vezë, reagon Rama: Opozita e paska vrarë kohën koteceve
20 Dhjetor 2018, 11:13Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale me një postim pas ngjarjes sot në Kuvend ku u qëllua me vezë nga deputeti i PD, Endri Hasa.
-
Protestë përpara Kuvendit, protesta 'tymoset' nga militanti i PD-së (VIDEO)
20 Dhjetor 2018, 10:40Gentjan Gjonaj, i njohur si një ndër militantët më aktivë të Partisë Demokratike, sikurse herët e kaluara, ka hedhur tymuese edhe në protestën që po zhvillohet sot përpara Kuvendit.
-
Konstituohet Këshilli i Lartë Gjyqësor/ Naureda Llagami zgjidhet kryetare dhe Maksim Qoku zv/ kryetar
20 Dhjetor 2018, 10:33Këshilli i Lartë Gjyqësor është konstituuar këtë të enjte me zgjedhjen e kryetares Naureda Llagami dhe të zëvendës kryetarit Maksim Qoku.
-
KPK shkarkon kreun e gjykatës së Pukës, ONM e denoncoi për 19 sms kërcënuese ndaj qytetares
20 Dhjetor 2018, 10:46Kryetari i gjykatës shantazhonte qytetaren, e cila ishte shmangur nga gara për një vend pune, të cilën e kishte fituar bashkëshortja e gjyqtarit
-
FOTO/ Momentet kur deputeti i PD Endri Hasa qëllon me vezë e bojë kryeministrin
20 Dhjetor 2018, 10:46 -
Vettingu/ KPK konfirmon në detyrë prokurorin Alfred Progonati
20 Dhjetor 2018, 10:33ILDKPKI tha se subjekti ka bërë deklarim të saktë dhe nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesit. Hetimi për prokurorin ështe bërë në kriteret e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale
-
Qëlloi Ramën me vezë, del pas 4 orësh nga Kuvendi deputeti i përjashtuar, Balla nxjerr videon: Ia dha Basha
20 Dhjetor 2018, 10:24Seanca e Kuvendit të Shqipërisë ditën e sotme nisi me tension pas rikthimit të opozitës, pasi në fillim të fjalës së kryeministrit Edi Rama, deputeti i PD, Endri Hasa u ngrit dhe e qëlloi me vezë dhe bojë, ndërsa i tha “E ke nga studentët”. Byroja e Kuvendit e përjashtoi me 10 ditë, por ai nuk pranoi që të dalë, çka bëri që seanca të shtyhej pasdite në 18:00. Hasa së bashku me grupin fillimisht u ngujuan në sallë për të qëndruar deri në 18:00, pasi nëse do të dilte deputeti i PD nuk do të lejohej që të futej më. Por më pas u larguan të gjithë. PS kërkoi përjashtimin e Bashës edhe të tre deputetëve të tjerë të opozitës, PD kërkoi të njëjtën masë për kryeministrin Rama, pasi sipas tyre i ofendoi.
-
Gjirokastër, PD: 150 persona të mobilizuar, për të protestuar përpara Kuvendit
20 Dhjetor 2018, 10:14Partia Demokratike ka njoftuar se nga Gjirokastra do të vijnë drejt Tiranës 150 persona, për të protestuar përpara Kuvendit.
