Konstituohet Këshilli i Lartë Gjyqësor/ Naureda Llagami zgjidhet kryetare dhe Maksim Qoku zv/ kryetar

Organi i ri i drejtësisë që ka zëvendësuar Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zhvilluar këtë të enjte mbledhjen e saj të parë. Sikurse Këshilli i Lartë i Prokurorisë, edhe në Këshillin e Lartë Gjyqësor është votuar për kryetarin dhe zëvendës kryetarin. Në krye të këtij organi të drejtësisë u vendos Naureda Llagami, me 7 vota nga 11 votues, ndërsa si zëvendës kryetar u vendos Maksim Coku. 

Në cilësinë e kryetares me një mandat pesë-vjecar, Llagami u shpreh se një vëmendje të vecantë do t'i kushtojë integritetit të gjyqtarëve dhe dosjeve që flenë nëpër arkivat e gjykatave.

Vendimi që pritet të marrë tanimë KLGJ është zëvendësimi i kreut të Gjykatës së Pukës, Izet Kadana, pasi ky i fundit u shkarkua po ditën e sotme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. (Lexo këtu) 

Report Tv ka mësuar se mbledhja ku do të zgjidhet kryetari i Gjykatës së Pukës do të mbahet të premten në mesditë. KLGJ pritet të përzgjedhë dhe gjyqtarët që plotësojnë kriteret për t'u bërë gjyqtarë të lartë. Po ashtu pritet që KLGj të vendosë në zbatim dhe gjyqtarin për mediat në të gjitha gjykatat e vendit si dhe të planifikojë buxhetet dhe rekrutojë administratën gjyqësore.

Sipas nenit 86 të ligjit për institucionet e reformës në drejtësi, KLGj ka tagër të bëjë emërimin; caktimin në pozicion; transferimin; ngritjen në detyrë; komandimin dhe riemërimin; vlerësimin e veprimtarisë etike dhe profesionale; vendosjen e masave disiplinore dhe pezullimin; çdo detyrë tjetër të caktuar me ligj për gjyqtarët në vend.

Më 12 dhjetor, 339 gjyqtarë votuan 6 kolegët e tyre për vendet vakante nga 9 kandidatë. Marcela Shehu, Brikena Ukperaj dhe Medi Bici fituan automatikisht, pasi nuk kishte gjyqtarë të tjerë në garë, ndërsa Dritan Hallunaj fitoi me 215 vota, Brunilda Kadi me 135 dhe Ilir Toska 200. Ndërsa sa i takon të përzgjedhurve të sipërpërmendur, Naureda Llagami vjen nga radhët e Shoqërisë Civile ndërsa Maksim Coku nga bota akademike.

Ndërsa ditën e djeshme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi gjithashtu mbledhjen e saj të parë ku zgjodhi si kryetar Gent Ibrahimin dhe si zëvendës kryetar Alfred Ballën. (Lexo këtu)

Kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja