Top 24
-
Universiteti i Gjirokastrës sqaron se librat që Panajot Barka po i sillte në Shqipëri nga Greqia, i kishte për përdorimin e tij personal dhe jo për bibliotekën e Universitetit. Sipas Rektorit Bektash Mema, Universiteti "Eqerem Çabej" nuk ka marrë asnjë kërkesë për dorëzimin e tillë librave në departamentit.
17 Dhjetor 2018, 15:45 -
Pamjet nga lart/ Pakësohen protestuesit përpara kryeministrisë
17 Dhjetor 2018, 14:40 -
Ja vendimet e rëndësishme që mori grupi i PS, nga rrëzimi i Metës tek vota për Boden
17 Dhjetor 2018, 15:50Të enjten, që do të jetë një seancë e gjatë dhe intensive, PS do të marrë disa vendime të rëndësishme. Më i rëndësishmi është rrëzimi dekretin e presidentit Meta për buxhetin. Ndërkohë për në Këshillin Mbikëqyrës të BSH, është rrëzuar kandidatura e Edmond Spahos dhe në vend të tij shkon Luljeta Minxhozi.
-
Panë 'El classico'-n me paratë e biznesmenit durrsak, Krimet i kthejnë dosjen Prokurorisë për tre gjyqtarët
17 Dhjetor 2018, 15:28Kliton Spahiut, Petrit Ceno dhe Petraq Dhimitri, të tre gjyqtarë të Apelit të Durrësit akuzohen se udhëtuan drejt Spanjës për të parë ndeshjen Real Madrid-Barcelona, të sponsorizuar nga një biznesmen i cili ishte në proces që po shqyrtohej nga këta gjyqtarë.
-
Pamjet nga lart/ Pakësohen protestuesit përpara kryeministrisë (VIDEO)
17 Dhjetor 2018, 14:45Një pjesë e tyre shkoi te ‘Zogu i Zi’, duke bllokuar qarkullimin, ndërsa pak mbetën te vendi ky nisi dita e 14 e protestës, te selia e qeverisë
-
Vijon që të jetë i bllokuar ‘Zogu i Zi’, rëndohet trafiku/ Studenti: Do të qëndrojmë deri sa të miratohen kërkesat
17 Dhjetor 2018, 15:10Studentët vijojnë që mbajnë të bllokuar rrethrrotullimin te ‘Zogu i Zi’, ndërsa kjo situatë ka shkaktuar probleme me qarkullimin te rruga ‘Dritan Hoxha’, por edhe te Rruga e Durrësit.
-
Protesta/ Përpara Kryeministrisë ndodhet një grup i vogël studentësh
17 Dhjetor 2018, 14:57Para Kryeministrisë ndodhet një grup shumë i vogël protestuesish, pasi pjesa më e madhe janë larguar duke u ndarë në grupe. Njëri nga grupet e studentëve bllokoi rrethrrotullimin te ‘Zogu i Zi’.
-
Protesta/ Studentët bllokojnë ‘Zogun e Zi’ (VIDEO+FOTO)
17 Dhjetor 2018, 14:45Studentët janë ndarë në tre grupe, njëri nga të cilët ka bllokuar qarkullimin rrethrrotullimin te ‘Zogu i Zi’.
-
Bllokimi i fakulteteve dhe rrugëve, Rama-studentëve: Çfarë borxhi ju kanë qytetarët?
17 Dhjetor 2018, 14:50Në protestën e sotme një pjesë studentëve të mbështetur nga opozita i vendosën shiritin disa fakulteteve dhe kyçin ‘Ekonomikut’ duke bllokuar hyrjen edhe për administratën, ndërsa më pas bllokuan rrugët.
-
Studentët ndahen në tre grupe
17 Dhjetor 2018, 14:41Protesta e sotme ishte njoftuar deri në orën 14:30. Me afrimin e orarit studentët dhe mbështetësit e tyre nga opozita janë ndarë në tre grupe.
-
Bojkoti i opozitës/ Basha te '5 pyetjet nga Babaramo': Jemi gati të djegim mandatet
17 Dhjetor 2018, 14:17Lulzim Basha paralajmëron shfuqizimin e Ligjit të Arsimit të Lartë duke deklaruar se ky ligj është përgjegjës për situatën e universiteteve sot dhe që ka ngritur studentët në protestë. I ftuar te "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, Basha iu referua edhe bojkotit të opozitës, duke deklaruar se është gati të djegë mandatet e deputetëve. Kreu i PD foli edhe për mbështetje ndaj protestës së studentëve dhe banorëve të Unazës së Re.
-
Studenti për Report Tv: Tentuam të rrethojmë Kryeministrinë, por policia na provokoi
17 Dhjetor 2018, 13:44Njëri nga studentët u shpreh për mediat se tentuan të rrethojnë Kryeministrinë në mënyrë simbolike, por u provokuan nga policia. “Tentuam të rrethojmë Kryeministrinë në mënyrë simbolike, por policia na provokoi. Nuk ka dialog me kryeministrin”tha ai.
-
Protesta/ Taulant Muka kërkon të marrë fjalën, një grup studentësh i kundërvihen: Ik, ik, ik...(VIDEO)
17 Dhjetor 2018, 13:36Ish zëvendës ministri i Arsimit, Taulant Muka ka kërkuar të marrë fjalën në protestën studentore që po zhvillohet këtë të hënë përpara Kryeministrisë, por ky vendim i tij duket se nuk është pritur mirë nga një pjesë e studentëve.
-
Disa studentë tentuan të rrethojnë Kryeministrinë, ndërhyn policia (VIDEO)
17 Dhjetor 2018, 13:35Sqarohet arsyeja e tensionimit të situatës te Kryeministria. Një student bëri apel që të krijohet një kordon duke rrethuar Kryeministrinë. Në momentin që studentët tentuan të formojnë kordonin rreth Kryeministrisë nuk u lejuan nga policia duke sjellë reagimin kundër tyre. Por një grup studentët kanë ndërhyrë duke formuar një kordon për të shmangur përplasjen me policinë.
-
Tension në protestë, studentët kordon para policisë për të shmangur incidentet (VIDEO)
17 Dhjetor 2018, 13:35Në një moment situata është tensionuar, ndërsa arsyet janë ende të paqarta. Por tensioni ka zgjatur pak sekonda, pasi studentët kanë ndërhyrë duke formuar një kordon para policisë për të shmangur përplasjen e efektivët.
-
Fillon shiu, studenti për Report Tv: Nëse nuk plotësohen kërkesat futemi në grevë
17 Dhjetor 2018, 13:20Protestës së sotme i janë bashkuar përveç studentëve edhe qytetarë të ndryshëm nga Kukësi, Dukagjini, Shkodra, por edhe qytete të tjera të vendit.
-
Basha: E mbështesim me të gjitha mënyrat protestën e studentëve
17 Dhjetor 2018, 13:02Kryetari i PD, Lulzim Basha pas mbledhjes së grupit parlamentar paraditen e sotme ka deklaruar se forca që drejton mbështet me të gjitha format dhe mënyrat protestën e studentëve (lexo këtu).
-
Militanti i maskuar hedh tymuese, studentët e largojnë nga protesta
17 Dhjetor 2018, 13:01Përveç Gentian Gjonajt një tjetër person hodhi tymuese gjatë protestës së sotme. Ai ishte i maskuar që të mos identifikohej, por menjëherë sapo hodhi tymuesen studentët e larguan me thirrje në kor ‘ik, ik, ik”.
-
Rama fton sërish studentët për dialog: Do shihemi para festave?
17 Dhjetor 2018, 12:46E ndërsa në dy reagimet e para sot në rrjetet sociale kryeministri Rama akuzoi PD dhe LSI për politizim të protestës, në postimin e tretë në Instagram ai fton studentët sërish për dialog për tetë pikat, për të cilat parimisht ka dhënë OK. ‘Do shihemi para festave?” Është pyetja e sotme e Ramës për studentët, që përsëritet prej rreth dy javësh.
-
Rama: Zyrtarisht protesta e studentëve u mor peng nga PD dhe LSI
17 Dhjetor 2018, 12:44Kryeministri Rama ka reaguar sërish për protestën para Kryeministrisë. Ai shprehet se sot u zyrtarizua pengmarrja e protestës nga PD dhe LSI. “Forumet e Doktorresh Monës e Lul Artistit që bëjnë si studentë jashtë politikës dhe militantë të PD dhe LSI që bëjnë si familjarë studentësh, zyrtarizuan sot pengmarrjen e protestës” deklaron Rama.
