Top 24
-
Studentët e Fakultetit të Ekonomikut në Tiranë, pasi janë mbledhur mëngjesin e sotëm për të vendosur itinerarin e lëvizjes drejt Kryeministrisë i kanë vendosur drynin hyrjes së institucionit duke bllokuar edhe administratën pas bojkotit që i kanë bërë mësimit.
17 Dhjetor 2018, 09:47 -
Hetoi Bashën për abuzimet e rrugës Durrës-Kukës, konfirmohet në detyrë prokurori Kraja
17 Dhjetor 2018, 09:39KPK bëri me dije në seancën e kaluar se sipas relacionit të ILDKPKI, prokurori Arben Kraja, ka deklaruar saktë pasurinë dhe burimet e saj Ndërkohë që sot është konfirmuar në detyrë edhe kryetarja e gjykatës së rrethit gjyqësor të Krujës, Alma Kolegjokaj.
-
Protesta/ Senati i Mjekësisë në Tiranë dhe Senati i Vlorës: Nga heqja e mungesave te heqja e tarifave, ja lehtësitë për studentët
17 Dhjetor 2018, 09:28Senati i Universitetit të Mjekësisë së Tiranës dhe Senati i Universitetit "Ismail Qemali" në Vlorë kanë mbështetur studentët në kërkesat e parashtruara. Konkretisht, Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë së Tiranës ka vendosur heqjen e gjithë tarifave të shërbimeve, audit për 10 vitet e fundit dhe transparencë të shpenzimeve.Ndërsa Senati i Vlorës ka mbështetur 5 kërkesa të studentëve, ku përfshihet krijimi i një senati me perfaqesues nga cdo klasë, si dhe mos penalizimi i studentëve protestues.
-
‘Nuk ka kushte dhe shiu futet brenda’/ Nxënësit e shkollës së 'Gurit të Zi' në Shkodër, bojkot mësimit (VIDEO)
17 Dhjetor 2018, 09:21Nxënësit e shkollës së mesme të bashkuar "At Gjon Karma" të Gur i Zi kanë bojkotuar mësimin për një orë. Ata kanë zhvilluar një protestë një orëshe për shkak të mungesës së kushteve higjeno-sanitare.
-
Nuk justifikon apartamentin dhe tokën në Pogradec, vettingu shkarkon gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Fatos Qato
17 Dhjetor 2018, 09:08Trupa gjykuese e përbërë nga Suela Zhegu, Valbona Sanxhaktari, Brunilda Bekteshi vendosën shkarkimin e tij nga detyra me arsyetimin se nuk justifikon pasurinë.
-
Lezhë/ Zjarr në mensën e kopshtit 'Besëlidhja', nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale (VIDEO)
17 Dhjetor 2018, 08:53Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar por vetëm dëme të vogla materiale. Por pavarësisht kësaj, zjarri ka shkaktuar frikë dhe panik tek edukatoret pasi në ambientet e saj gjendeshin fëmijë. Ata janë evakuuar menjëherë, ndërkohë që forcat policore kanë mbërritur në vendngjarje
-
Dita e 14-të/ Protesta e studentëve, lirohet pas 3 orësh 'Zogu i Zi', Rama: Çfarë borxhi ju kanë qytetarët e studentët e tjerë?
17 Dhjetor 2018, 08:07Një grup studentësh bllokuan rrugët në Tiranë edhe sot. Në mesditë ka pasur disa momente tensioni, pasi disa studentë, por edhe persona të tjerë që i janë bashkuar tubimit të mbështetur nga opozita tentuan të çajnë kordonin e policisë për të rrethuar Kryeministrinë. Rama u bën sërish thirrje për dialogi. PD dhe LSI prej dy ditësh mobilizuan militantët për pjesëmarrjen në protestë, të cilët u janë përgjigjur.
-
Shpërthim eksplozivi në televizionin grek 'Skai', sulmi dyshohet nga organizatat ekstremiste (VIDEO)
17 Dhjetor 2018, 07:48Stacioni televiziv privat grek “Skai” është prekur mbrëmjen e djeshme nga një shpërthim eksplozivi, që ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. Ende nuk dihet se kush fshihet pas saj, por mediat fqinje shkruajnë se paraprakisht dyshohet se pas saj fshihen organizata të ekstremit të majtë dhe anarkistëve.
-
Nis sot marrja e shpërblimit nga pensionistët/ Grafiku me datat dhe oraret
17 Dhjetor 2018, 07:42Të 650 mijë pensionistët në Shqipëri, do të mund të tërheqin shpërblimin prej 5 mijë lekësh të vendosur nga qeveria, duke filluar nga dita e sotme e deri më 29 dhjetor.
-
Artan Hoxha: Ju njoh me futbollin bio shqiptar, karate dhe vaterpolo, adrenalina në maksimum...(VIDEO)
17 Dhjetor 2018, 07:23Gazetari Artan Hoxha sjell pamje nga ndeshja mes Orikut të Orikumit dhe Tomorit të Beratit, e cila përfundoi 1-0, ndeshja u zhvillua në një terren, që i ngjante një kënete dhe ku kishte brenda karate, kickboxing, madje dhe vaterpolo.
-
‘E ktheu qytetin në stallë kuajsh, Zot shpëto Shkodrën’/ Rama publikon foton dhe sulmon Voltana Ademin
16 Dhjetor 2018, 23:47Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga qyteti i Shkodrës mbrëmjen e sotme duke ironizuar dhe sulmuar kryetaren e bashkisë, Voltana Ademi.
-
Del lista/ Ja kush janë 220 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD (EMRAT)
16 Dhjetor 2018, 23:07Zbulohen 220 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Pas votimit të shtunën, mbrëmjen e sotme janë publikuar rezultatet me emrat e fituesve. E ndërsa ‘garda e vjetër’ u la jashtë nga Lulzim Basha, kritikët më të fortë u tërhoqën nga gara, në listën e fituesve ashtu sikur pritej rezultojnë të besuarit dhe të rikthyerit.
-
Kometa e Krishtlindjes ‘46P/ Wirtanen’ kalon mbi Tiranë (FOTO)
16 Dhjetor 2018, 22:00Shqiptarja.com sjell fotot ekskluzive të Kometës “46P / Wirtanen” mbi qiellin e kryeqytetit. Fotografuar përmes një ekspozimi 5 minuta, në foto duket edhe hija e zbehtë jeshile pas kometës së shndritshme.
-
U dënua për korrupsion, por Apeli e shpalli të pafajshëm, ish-kreu i Burgjeve kërkon dëmshpërblim
16 Dhjetor 2018, 21:38Ishte dëshmia e vartësit të tij Iliaz Labi ish numri dy i burgjeve që dërgoi në arrestimin e Zotos dhe të disa biznesmenëve të dyshuar për korrupsion.
-
Mobilizimi i militantëve nesër në protestë, Rama tallet me Kryemadhin: Zhduk partinë mes turmës (FOTO)
16 Dhjetor 2018, 21:11Rama duke marrë shembull mobilizimin e militantëve të LSI-së në Korçë ironizon Monika Kryemadhin teksa shkruan se ‘David Koperfildi zhduku trenin mes Saharasë, Doktorresh Mona zhduk partinë mes turmës”.
-
FAKTET/ Kryemadhi mobilizon militantët në Korçë për të protestuar si ‘studentë’ nesër në Tiranë
16 Dhjetor 2018, 20:59Kryemadhi u ka bërë thirrje strukturave të LRI në Korçë që ti bashkangjiten protestës së nesërme të ‘studentëve’ në Tiranë, duke vënë në shërbim të tyre automjete dhe autobusë.
-
Zbardhen mesazhet/ PD dhe LSI hapin thesin për protestën nesër, ja si po bëhet organizimi me autobusë falas
16 Dhjetor 2018, 20:51Nesër në Tiranë do të zhvillohet protesta e studentëve, por organizimin e saj e kanë marrë në dorë partitë opozitare PD-LSI, duke ja arritur qëllimit të tyre fillestar, rrëmbimit me forcë të protestës studentore.
-
Nuk vlen spektakli i Bregut, Luftëtari mposht Skënderbeun në Korçë, fitore edhe për Teutën
16 Dhjetor 2018, 19:42Ndërkohë sfida tjetër e ditës së sotme mes Kastriotit dhe Teutës ka përfunduar 0-4 në favor të vendasve. Krutanët ishin inekzistentë në këtë ndeshje duke ia bërë gjithçka të lehtë “djemve të detit”.
-
Këshilli Kombëtar, Hajdarmataj në Report Tv: Ja pse hoqa dorë, dera e PD-së është e hapur për ata që duan të ikin
16 Dhjetor 2018, 19:16E ftuar në Report Tv, Hajdarmataj sqaroi arsyet e vendimit për të hequr dorë nga gara. Ish-deputetja shprehet se Basha ka hapur partinë duke afruar të rinj, por duke bërë edhe rikthime si rasti i Oketës dhe Biberajt. Referuar kritikave dhe akuzave të ashpra të Jozefina Topallit ndaj Bashës, Hajdarmataj thotë se askush nuk duhet të jetë senator i përjetshëm.
-
‘Dopietë’ e Xherdan Shaqirit, Liverpool mposht United në supersfidën e ‘Premier League’ (Golat)
16 Dhjetor 2018, 19:11Shtatshkurtri sapo zbriti në fushën e gjelbër imponoj ritmin e tij fillimisht me lojë dhe më pas me gola, teksa realizoi dy herë në portën e De Gea-s si pasojë edhe e devijimeve. Në fund festë legjitime për të besuarit e Jurgen Kloop.
