Top 24
-
Basha tha se këto Universitete kishin licensa por nuk i përmbushnin kriteret.
17 Dhjetor 2018, 20:40 -
Me barkun bosh dhe në mjerim/ Familja 11-anëtarëshe në Selenicë jeton në varfëri ekstreme me vetëm 2500 lekë në muaj
17 Dhjetor 2018, 20:00Familja e Riza Mustës në fshatin Lubonjë të Selenicës prej vitesh jeton në kushte shumë të vështira. Janë 10 fëmijë dhe i zoti i shtëpisë të cilët në shumë raste ngrysen e gëdhihen me barkun bosh. Të vetmën të ardhur kanë një ndihmë prej 2500 lekë në muaj, ndërsa fëmijët shpesh braktisin shkollën për të mbledhur kanaçe.
-
‘Pa gjurmë’- U njoh 8 vite më parë në Facebook, çifti ndahet në arrati/ Gjyshja: Nusja tha “mos më kërkoni”
17 Dhjetor 2018, 19:26Një histori në studion e “Pa Gjurmë”. Të martuar prej vitesh, çifti ndahet në arrati. Që pas largimit në Francë, nusja i kërkon vjehrrës që të mos i kërkojë më, as atë as vajzën. Vjehrra thotë se marrëdhëniet me nusen kanë qenë të mira.
-
Makina del nga rruga në Shkopet dhe përfundon në greminën 30 m të thellë, humb jetën 50-vjeçari (FOTO)
17 Dhjetor 2018, 19:10Automjeti ka rënë nga një lartësi prej 30 metrash, duke bërë që drejtuesi Kol Bruka, 50 vjeç nga Mati, të humbë jetën në vend. Shkak ëpr aksidentin e rëndë dyshohet të ketë qenë lagëtshtira në rrugë.
-
Priten reshje intensive shiu dhe bore/ Kreu i Emergjencave, Haki Çako apel drejtuesve vendorë: Merrni masa
17 Dhjetor 2018, 18:59Drejtuesve vendorë iu kërkohet të bashkëpunojnë me strukturat e Policisë së Shtetit, ARRSH, OSHEE, për të pasur një menaxhim dhe qarkullim normal të automjeteve në akset rrugore, veçanërisht të atyre që kryejnë transportin e nxënësve dhe mësuesëve për në shkolla dhe anasjelltas si dhe eleminimin në kohë të defekteve në furnizimin me energji elektrike të zonave të ndryshme.
-
Studentët-Kules: Afat deri nesër për të plotësuar ato që the, ose jep dorëheqjen
17 Dhjetor 2018, 18:57Studentët kërkojnë që dekani Dhori Kule të marrë përgjegjësitë.
-
10 vite burg për skandalin me naftën 'virgin'/ Adrian Xhillari sërish nën akuzë, s'ktheu borxhin 400 mijë €
17 Dhjetor 2018, 18:45Biznesmeni i hidrokarbureve, Adrian Xhillari do të përballet me drejtësinë shqiptare në një tjetër proces. Ndaj tij ka nisur një proces tjetër për mashtrim, pas kallëzimit nga një qytetar se i ka marrë 400 mijë euro hua dhe nuk ia ka kthyer.
-
Ktheu buxhetin e 2019, Meta: Kuvendi të reflektojë, kërkesat e studentëve, legjimitime dhe të drejta
17 Dhjetor 2018, 18:33Meta tha sot se pasuria më e madhe e vendit është rinia dhe se duhen rritur investimet për të rinjtë.
-
Shërbimi 'Fast Track' te Hipotekat/ Kryeregjistruesi Pjetri në Report Tv: Nga 8 ditë, sot qytetarët përfitojnë për 24 orë
17 Dhjetor 2018, 18:14“Fast Track” është mënyra më e re për të përfituar shërbimet në një kohë të shkurtër nga hipotekat. Sqarimet për këtë nismë i bëri kryeregjistruesi Valdrtin Pjetri nga emisioni “Këndi i Ekspertit” në Report Tv. 8 ditë kohë duheshin më parë për shërbimet që sot mundësohen për 24 orë.
-
Studentët-dekanit: Duam punë konkrete. Kule: Që nesër do t’i bëj publike fondet. Rekrutimet, në mënyrë të rregullt
17 Dhjetor 2018, 18:14Vazhdon diskutimi mes studentëve dhe dekanit të Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule.
-
Protesta/ Rama nisi dialogun me pedagogë e studentë të Gjeologjikut: S'e çojmë dot buxhetin 5%
17 Dhjetor 2018, 17:58Takimi me pedagogët dhe studentët e Gjeologjikut u zhvillua me kërkesë të kryeministrit, ndërsa vjen pas atij me dekanët dhe rektorët të enjten e kaluar, me fokus protestën e studentëve dhe problematikat e universiteteve sot. Kreu i qeverisë shprehet në rrjetet sociale se ka pasur një bashkëbisedim dobiprurës me pedagogë dhe studentë. Ndërsa rreth mesnatës Rama transmetoi në Facebook videon e takimit me pedagogët dhe studentët. Kryeministri ka paralajmëruar takime të tjera me universitetet edhe ditën e martë.
-
Takimi tek Ekonomiku/ Dhori Kule: Kemi propozuar uljen e tarifave. Studentët: Bëji publike letrat
17 Dhjetor 2018, 17:45Shqiptarja.com ka mësuar se Kule iu ka thënë studentëve se është bërë propozimi për uljen e tarifave
-
Dita e 44-ët e protestës/ Banorët e 'Unazës së Re' bllokojnë rrugën: Nuk i lirojmë shtëpitë
17 Dhjetor 2018, 17:35Me thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama banorët e "Astirit" vijuan edhe sot protestën në ditën e 44-ët kundër projektit të zgjerimit të Unazës së Madhe.
-
Studentët-Dhori Kules: Rama ua hodhi juve fajin, ju s’mbrojtët dot veten, i realizoni dot 8 pikat?
17 Dhjetor 2018, 17:33Një nga studentët që ka marrë fjalën ka kërkuar një afat nga ana e dekanin Dhori Kule për realizimin e 8 kërkesave të studentëve.
-
Takimi tek Ekonomiku/ Studentët 'ultimatum' Dhori Kules: Afat deri nesër për të plotësuar ato që premtove, ose jep dorëheqjen
17 Dhjetor 2018, 17:12Pas premtimeve të Dhori Kules për ulje të tarifave, përmirësim të procedurave të rekrutimeve, dhe bërjes publike të fondeve që ka nën administrim, studentët i kanë thënë se ka afat deri nesër për të përmbushur këto kërkesa.
-
Pas Kosovës dhe Bosnjes, kompania shqiptare edhe në Moldavi e Mal të Zi, Drejtuesi i Jumbo shpjegon suksesin 'Made in Albania'
17 Dhjetor 2018, 16:48Dyqane si ai i Jumbos përqafohen shpejt nga konsumatori, sigurisht dhe për shkak të gamës së gjerë të produkteve që ofron dhe çmimeve ekonomike.
-
Studentët lirojnë pas tre orësh rrethrrotullimin te 'Zogu i Zi', rinis qarkullimi i automjeteve
17 Dhjetor 2018, 17:01Një grup studentësh marshoi nga Kryeministria në drejtim të "Zogut të Zi" në mesditë, duke sjellë probleme të shumta me trafikun në kryeqytet. Zogu i Zi u zhbllokua në orën 17:05, pra rreth tre pasi studentët nuk lejuan kalimin e automjeteve.
-
Librat me përmbajtje anti-shqiptare të Panajot Barkës, reagon Omonia: Titujt s’kanë asgjë të dyshimtë, po kufizohen liritë e minoritetit grek
17 Dhjetor 2018, 16:56OMONIA e quan një veprim të papranueshëm sekuestrimin e librave të pedagogut Panajot Barka
-
Sarandë/ Nis aksioni “Dhuro një lule”, 1 mijë pemë do të mbillen vetëm në hyrje të qytetit
17 Dhjetor 2018, 16:40"Dhuro një lule për Sarandën", kjo është nismë më e fundit që ka nisur në qytetin jugor të Shqipërisë. Dhjetra qytetar janë bërë pjesë e këtij aksioni, ndërsa një shoqatë ka dhuruar 1 mijë fidane të cilat do të mbillen në hyrje të qyteti të Sarandës. Saranda konsiderohet si një prej qyteteve më të betonizuara të Shqipërisë.
-
Ndodh 'mrekullia Schumacher', babai i legjendës së Formula 1: Michael mund të ecë sërish
17 Dhjetor 2018, 16:415 vite nga aksidenti i Machael Schumacher që e detyroi ish-pilotin të futej në koma, vijnë lajme të mira për të. Sipas mediave angleze, 49-vjeçari jeton në një rezidencë në Zvicër dhe aktualisht nuk qëndron më i shtrirë, por mund të lëvizë nëpërmjet mjeteve ndihmëse.
