-
Vjedhja e të dhënave përmes Whatsapp, rezultojnë hacker-a rus! Shënjestra kryesore, mediat, prej dy vitesh tentojnë të ndërhyjnë në redaksi
Detaje të reja vijnë nga sulmet kibernetike të ndodhura ditët e fundit në vendin tonë përmes platformës së Whatsapp në telefonin e qytetarëve. Burime për Report Tv bëjnë me dije se bëhet fjalë për hacker-a rus. Shënjestra kryesore e tyre janë mediat.
8 Shkurt 2021, 10:54 -
I tha se mishëron 7 mëkatet vdekjeprurëse, Meta i përgjigjet Nanos: Të merresh me kumar dhe të citosh Biblën nuk shkon (VIDEO)
Presidenti Ilir Meta i përgjigjet për herë të pare ish-kryeministrit Fatos Nano i cili e cilësoi atë mishërim të 7 mëkateve të Biblës. Meta u shpreh nga Korça se të merresh me kumar e të citosh biblën nuk shkon.
8 Shkurt 2021, 10:43 -
‘Situata e COVID-19 ka ardhur duke u rënduar’ Ardi Veliu: Nga ana e Policisë së Shtetit do të ketë tolerancë zero për shkelësit e masave anti-COVID (VIDEO)
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i shoqëruar nga drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, mbrëmjen e djeshme inspektoi shërbimet e Policisë së kryeqytetit, për të parë nga afër zbatimin e masave anti-COVID dhe punën që po bën Policia në këtë drejtim.
8 Shkurt 2021, 10:42 -
-
-
Basha prezanton programin për mirëqenien sociale: Persona me aftësi të kufizuar pjesë e qeverisë! Rrisim pensionet 5%! Dyfishojmë asistencën ekonomike (VIDEO)
Kryedemokrati Basha prezantoi sot programin për mirëqënien sociale ku premtoi se edhe personat me aftësi të kufizuar do jenë pjesë e qeverisjes, si dhe do dyfishojë asistencën për familjet në nevojë dhe do rrisë me 5% pensionet.
8 Shkurt 2021, 09:40 -
Ndahet nga jeta ish-Sekretari i SHBA-së, zyrtari që qëndroi më gjatë në këtë detyrë që nga Lufta e Dytë Botërore
Ish-Sekretari amerikan i Shtetit George P. Shultz, një titan i jetës akademike, biznesit dhe diplomacisë amerikane i cili kaloi shumicën e viteve 80 duke u përpjekur të përmirësojë marrëdhëniet e Luftës së Ftohtë me Bashkimin Sovjetik e duke krijuar një kurs paqeje për Lindjen e Mesme, u nda nga jeta në moshën 100 vjeçare.
8 Shkurt 2021, 09:32 -
-
Stojku prezanton programin: Ringrejmë ekonominë! Do u rrisim pagat administratës
Teksa dy partitë e mëdha kanë nisur fushatën duke shpalosur programet e tyre politike, as partitë opozitare në parlament nuk kanë ngelur pas. Partia e parë që ka shpalosur programin ekonomik është Aleanca Demokracia e Re nga Edmond Stojku. Në fokus të programit të tij është kryesisht zhvillimi ekonomik i vendit.
7 Shkurt 2021, 22:51 -
Kambanat e letrës për Beogradin, duhet të dëgjohen në Prishtinë
SHBA nuk kanë bërë ndonjë gjë të re kundër Serbisë, në raport me Kosovën. Letra e presidentit Biden konfirmon qëndrimin konstant të SHBA, se Serbia duhet të përfundojë procesin e bisedimeve me njohjen e Kosovës, para se të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
7 Shkurt 2021, 22:38 -
Rama dhe Balluku inspektojnë punimet e lotit të 1 të Unazës së Madhe: Në tetor 2021 përfundon e gjitha! Në mars gati hyrja e re e Tiranës
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku kanë inspektuar punimet e Unazës së Madhe të Tiranës konkretisht në lotin 1. Nga inspektimet kanë bërë të ditur se punimet e lotit 1, mund përfundojnë nga tetori i këtij viti.
7 Shkurt 2021, 22:28 -
Gjyqi në Senat ndaj ish-presidentit Trump, kundërshtarët dhe mbrojtësit e tij
Demokratët dhe republikanët po paraqesin strategjitë e tyre para fillimit të martën të gjykimit për herë të dytë në Senat të ish-Presidentit Donald Trump. Materiali në vazhdim shpjegon argumentet që paraqesin të dy palët e spektrit politik.
7 Shkurt 2021, 21:30 -
Ekspertët të shqetësuar: Deri në 100 fëmijë në javë në Mbretërinë e Bashkuar të shtruar në spital me sëmundje të rrallë post-COVID
Një sëmundje e rrallë post-COVID që po shfaqet te fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar ka ngritur alarmin te ekspertët. Sipas The Guardian deri në 100 fëmijë në javë në Mbretërinë e Bashkuar po shtrohen në spital me një sëmundje të rrallë që mund të shfaqet disa javë pas COVID-19, duke i lënë ata në kujdes intensiv
7 Shkurt 2021, 18:20 -
‘S’meritonte të ishte deputet’, Rehovica-Kryemadhit: Arritjen më të madhe ke çizmen kundër Ramës! Diplomatët na kanë kërkuar të distancohem nga LSI
Pas deklaratave tē dhëna 3 ditë më parë në adresë të tij nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila tha Rahovica s’e meritonte të ishte deputet pas dosjes që ambasada e SHBA më ka treguar, ka reaguar sot ish-deputeti i LSI, Gledion Rehovica.
7 Shkurt 2021, 17:03 -
25 prilli/ Bumçi: Plani i PD-së ka marrë më të mirat e 2005-2013! Në Tiranë synojmë 18 mandate
Ish-ministri i PD në vitet 2009-2013 Aldo Bumci tha gjatë një interviste për Report Tv se një pjesë e programit të partisë demokratike është bazuar në qeverisjen e PD gjatë viteve 2005-2013, si çmimi i ulët i energjisë dhe taksa e sheshtë. Sipas Bumcit këto masa kanë dhënë rezultate pozitive në ato vite ndërsa shtoi se Rama nuk ka program fare prandaj sulmon PD.
7 Shkurt 2021, 15:01 -
-
Veliaj me të rinjtë në Rrogozhinë: Luli di vetëm të flejë! PD-ja krijoi ‘Kristalet’ dhe ‘Vitrinat’, kurse kreditë e buta ua jepte zvministrave
Nga Rrogozhina, ku zhvilloi një takim me të rinjtë e qytetit, drejtuesi politik i PS-sw për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, iu dha të rinjve dy argumente pse nuk duhet votuar Lulzim Basha në 25 Prill. Ai u ka kërkuar të mos iu besojnë më atyre që me “ndryshimin” duan t’i rikthejnë të rinjtë në kohën e “Kristalit” e “Vitrinës”.
7 Shkurt 2021, 13:57 -
-
VIDEO/COVID i merr jetën 35-vjeçarit te ‘Shefqet Ndroqi’, mesazhi i të riut një ditë para se të vdiste: U infektova në restorant, s’ma priste mendja, kujdes
Pak orë pas intervistës për Report Tv, nga reparti i reanimacioni të spitalit COVID 2, ka ndërruar jetë një pacient vetëm 35 vjeç. Kushtet e tij shëndetësore janë rënduar papritur dhe mjekët nuk kanë arritur ta shpëtojnë. I infektuar në restorantin që ka familja e tij, i riu teksa foli për gazetaren Migena Sotiri, pati një mesazh për të gjithë ne. Po ashtu të tjerë rinj të shtruar në gjendje të rëndë në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ rrëfyen betejat e tyre.
7 Shkurt 2021, 12:22 -
Korçë/ Pjesë e një grupi kriminal për trafik droge, gjykata lë në burg 7 të arrestuarit
Gjykata le në burg 7 personat e arrestuar dy ditë më parë në Korçë për trafik droge. Seanca është mbyllur ditën e djeshme, ku para trupit gjykues kanë dalë Ahmetion Myslimi (transportues), Mariglen Arapi (transportues) , Mario Tanellari (organizatori) , Xheljan Ajdini, Elvi Tahiri (subjekt i OFL), Niko Janko, Mikail Mejdi.
7 Shkurt 2021, 10:13 -
Moska hedh poshtë thirrjen e Presidentit të SHBA-së Biden për lirimin e opozitarit Navalny nga burgu
Presidenti Joe Bien sfidoi Presidentin rus Vladimir Putin duke kërkuar që ai të lirojë menjëherë dhe pa kushte udhëheqësin e opozitës Alexey Navalny. Ky qëndrim i Presidentit Biden është një ndryshim i madh krahasuar me ish-presidentin Donald Trump. Nga ana tjetër, Kremlini ka hedhur poshtë atë që e cilësoi si “ultimatum” nga Presidenti Biden.
7 Shkurt 2021, 09:47
