-
Zv/ministri i pret në takim pas protestës, naftëtarët: Sollën drejtoreshën e Gërdecit! Na premtuan rishikimin e reformës
Dy përfaqësues të naftëtarëve Xhuljana Hila dhe Astrit Sela u pritën në një takim nga zv/ ministri i Energjitikës Ilir Bejtja dhe administratori i ri i Albpetrolit, Gent Gazheli.
7 Maj 2020, 13:01 -
GJKKO i ‘ngrin’ 26 mln € asete krimit në vetëm 22 ditë! Polic privat për të ruajtur pronat
Në më pak se një muaj GJKKO ka sekuestruar 26 milion euro pasuri të bosëve të krimit pas kërkesave të OFL-së. Ndërsa të paralajmëruara si pasuri që do të përdoreshin nga shteti, ReportTv mëson ekskluzivisht se Agjencia e Administrimit të këtyre pasurive kërkon polici private për t’i ruajtur për një periudhë 2 vjeçare.
7 Maj 2020, 11:59 -
Rama mbledh Komitetin Teknik: Kujdes valën e dytë të COVID-it! Po punojmë për rihapjen e transportit me autobusë! Pas 18 majit fluturimet
Komiteti Teknik i Ekspertëve deri më tani kishte punuar dhe raportuar mbi situatën jashtë vëmendjes së mediave, por pas sulmeve të bëra, kryeministri Edi Rama zhvilloi një mbledhje online, si një përgjigje ndaj 'kritikëve'.
7 Maj 2020, 11:27 -
Nga yoga te ‘trokitja’, ja disa metoda që mund të largojnë stresin e akumuluar gjatë ditëve të karantinës
Ekspertja hipnoterapiste Diana Pushi thotë se është e rëndësishme që të dimë të ekuilibrojmë katër elementë të rëndësishëm të njeriut: Fizike, shpirtërore, emocionale, mendore, në mënyrë që të largojmë gjendjen stresante që krijohet brenda trupit të njeriut. Ajo sugjeron disa teknika të thjeshta yoga dhe metodën e ‘trokitjes’ mjaft interesante për të përmirësuar sistemin nervor.
7 Maj 2020, 11:00 -
10 raste të reja nga 4 qytete! Pacienti nga Fushë-Kruja me COVID te Neurokirurgjia, izolohen mjekët
Ministria e Shëndetësisë: 10 raste të reja, shkon në 842 numri i të prekurve. Të shëruar 605 qytetarë, 206 janë raste aktive. Zonat më të prekura janë Tirana, Kruja, Shkodra dhe Kamza
7 Maj 2020, 10:56 -
Vitamina D, nuticionistja Hyrida Basha: Merreni në mënyrë natyrale! Ja kategoritë që kanë më shumë nevojë
E ftuar në emisionin “Rreze Dielli” nutricionistja Hyrida Basha ka sqaruar kategorinë e njerëzve që kanë më shumë nevojë për vitaminën D. Ndonëse kjo vitaminë është shumë e rëndësishme për të gjithë njerëzit, ajo thotë se fëmijët deri në 1 vjeç, gratë shtatzënë dhe ato në periudhën e menopauzës e kanë më të nevojshme.
7 Maj 2020, 10:44 -
-
Tragjike në Berat/ Po pastronin pusin dhe asfiksohen nga gazi, vdes i moshuari me dy nipërit...u bllokuan për rreth 30 minuta në thellësi (VIDEO)
Një ngjarje tragjike është regjistruar mëngjesin e sotëm në Berat, ku i moshuari dhe dy nipërit mbetën të bllokuar për më shumë se 30 minuta në pus e për pasojë humbën jetën. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dyshnik të Beratit, dhe nga raportimet paraprake dyshohet se tre personat kanë hasur në një xhep gazi dhe janë asfiksuar.
7 Maj 2020, 09:14 -
Rikthehet Bundesliga, Gjasula: Do të bëjmë teste dy herë në javë, Superliga, FSHF: Po presim ‘Ok’ e qeverisë, rifillimi në fund të majit
Një lajm i mirë që vjen nga Gjermania lidhur me rifillimin e Bundesligës gjermane pas aprovimit të kancelares Merkel ndez një dritë jeshile edhe kompeticioneve të tjera sportive. Gjatë një lidhje skype nga Gjermania, futbollisti shqiptar i kombëtares sonë dhe i skuadrës së Paderbornit, Klaus Gjasula flet mbi protokollin që do të ndiqet në këtë rifillim kampionati në Gjermani.
6 Maj 2020, 23:22 -
-
Humb kontaktet me babanë nga burgu në Gjermani, djali në 'Pa Gjurmë': Kemi marr kredi për të paguar avokatët
Humbi kontaktet nga burgu i Hamburgu në Gjermani një vit më parë, i biri është në kërkim të babait. Për Baki Kucaj nga Vlora, nuk është hera e parë shkëputja e kontakteteve me familjarët, pasi që prej vitit 1991 emigrimin i tij në Gjermani ka bërë që ai të kalojë më tepër kohë në burg sesa jashtë. Kontakti i fundit me familjen ishte një vit më parë nga burgu në Hamburg.
6 Maj 2020, 20:43 -
-
550 mijë lekë shpërblim për punonjësit socialë që shërbyen gjatë epidemisë, si do hartohet lista e përfituesve
Do shpërblehen punonjësit e qendrave të të moshuarave, fëmijëve, viktimave të trafikimit, viktimave të dhunës në familje dhe të qendrave ku strehohen personat me aftësi të kufizuara.
6 Maj 2020, 19:30 -
-
2 mld euro kredi të riskeduluara, Gent Sejko: Mund të shtyjmë afatet për këstet përtej 3 muajve!
Banka e Shqipërisë nuk përjashton shtyrjen e afatit të pagesës së kredisë përtej tre muajve, si dhe ulje të mëtejshme të normës bazë të interesit. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë tha në konferencë për mediat se nëse do të jenë të nevojshme do të përdoren edhe instrumente të tjerë për të furnizuar ekonominë me likuiditet.
6 Maj 2020, 16:27 -
Drejtoria e Transportit fal taksën vjetore (Kategoritë e makinave që përfitojnë)
Drejtoria e Transportit Rrugor ka vendosur që të bëjë një lehtësim për sektorin e transportit rrugor që është goditur po ashtu nga koronavirusi. Kryeministri Edi Rama njofton se DPSHTRR do të mbulojë 100% taksën vjetore të automjeteve të përdorura për gjithë vitin 2020, për 7204 mjete.
6 Maj 2020, 15:59 -
'Rikthehuni në tryezën e Këshillit Politik'/ Basha 'i bindet' ambasadorit të BE: Gati që të vazhdojmë që nesër punën për 'Zgjedhoren'
Nuk kanë kaluar asnjë orë nga thirrje e ambasadorit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, kur kryetari i PD-së, Lulzim Basha është shprehur se opozita është gati që të vazhdojë punën për Reformën Zgjedhore.
6 Maj 2020, 15:53 -
-
Institucionet nuk shqetësohen nga plehrat! Ping-pong kush do të pastrojë lumin e Tiranës
Institucionet publike nga ministria e Mjedisit, agjencia e Mjedisit, inspektorati kombëtar i mjedisit dhe territorit si dhe bashkia Vorë ende se kanë ndarë mes tyre se e kujt është përgjegjësia për të pastruar lumin Tirana. ReportTv ishte sërish këtë të mërkurë, por situata aty nuk ka ndryshuar dhe ende askush nuk është kujtuar të nis pastrimin.
6 Maj 2020, 14:55 -
Debati/ Mira Kazhani i kthehet ashpër Blendi Fevziut: Vila dhe miliona euro, je fytyra e vërtetë e korrupsionit në shtypin shqiptar
Gazetarja Mira Kazhani nuk është kursyer ndaj Fevziut duke vënë në pah pasurinë e tij dhe vilën 5 milionë euro. Kazhani shkruan se me miliardat e Fevziut nga pushtetet bëhen emisione suksesi.
6 Maj 2020, 14:33 -
Brataj: Virusi është drejt fundit të sezonit, mund të jemi pak më të qetë! Frika dhe ankthi i shqiptarëve ndihmuan në një kurbë të ulët
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skendër Brataj në një intervistë për Report Tv ka bërë me dije se virusi është në fund të sezonit, piku ka kaluar dhe për këtë ka dhënë edhe argumente se përse pritet që me verën të zhduket edhe koronavirusi.
6 Maj 2020, 13:32
