-
Përmbytja në Lezhë nga papërgjegjësia e institucioneve, 'ping-pong' mes bordit të kullimit dhe zonave të mbrojtura! Imeraj: Neglizhuan hapjen e kanalit
Përmbytja e nëntorit në Lezhë nuk ishte fatkeqësi natyrore por erdhi si pasojë e papërgjegjshmërisë së institucioneve. Konkretisht Bordi i Kullimit dhe Agjencia e Zonave të Mbrojtura, nuk ndërhynë për të hapur kanalin në lagunën e Vainit.
7 Dhjetor 2025, 15:10 -
Shembet masivi shkëmbor në Mirditë, 9 mijë banorë pa ujë! Ujësjellësi i Bargjanës jashtë funksioni, kërkohet ndihmë nga ushtria
Një rrëshqitje masive shkëmbore ka nxjerrë jashtë funksioni ujësjellësin e Mirditës, duke lënë pa ujë të pijshëm mbi 9 mijë banorë te qytetit te Rreshenit dhe fshatrave. Shembja eshte në një terren të vështirë malor, vetëm pak kilometra larg vendburimit të ujit, dhe Shoqeria e Ujesjellesit ka kerkuar ndihmen e Ushtrise dhe Emergjencave Civile.
7 Dhjetor 2025, 14:56 -
Ministri Salla pritet në Audiencë Jubiliare nga Papa Leone XIV në Vatikan
Ministri Salla shprehu mirënjohjen e tij për vëmendjen që Selia e Shenjtë i kushton vlerave të kulturës shqiptare, si dhe për ftesënqë mundësoi jo vetëm takimin e përzemërt, por edhe përshëndetjen e Papa Leone XIV me grupin përfaqësues të komunitetit arbëresh, në vijim të Ditës Kulturore të Arbëreshëve në Romë.
7 Dhjetor 2025, 10:24 -
-
Vlorë/ Prej 30 vitesh të lënë pas dore, banorët e Ish-fabrikës kërkojnë rregullimin e rrugës: Vijnë vetëm për vota e bëjnë sikur e shtrojnë
Punimet e nisura në aksin tjetër pranë tyre kanë rënduar edhe më shumë gjendjen e rrugës, duke shtuar vështirësitë e përditshme. Banorët theksojnë se premtimet kanë qenë të shumta në gati tre dekada, por gjithçka ka mbetur vetëm në nivel fjalësh, ndërsa infrastruktura vazhdon të përkeqësohet dita-ditës.
7 Dhjetor 2025, 09:47 -
Paralajmërimi i gjeneralit ukrainas: Fati i Evropës në rrezik
Duke sinjalizuar një mungesë të plotë besimi në pretendimet e Kremlinit se dëshiron t’i japë fund luftës së tij, ai akuzoi Vladimir Putin se po përdor një përpjekje të Donald Trump për të ndërmjetësuar bisedimet e paqes si “mbulesë”, ndërsa trupat ruse përpiqen të pushtojnë më shumë tokë me forcë në fushën e betejës.
7 Dhjetor 2025, 09:13 -
Nga Iliriku në Bizant dhe deri më sot: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi
Nga Kodikët e Beratit, tek Epitafi i Gllavenicës, nga pikturat e Onufrit, te psalmet e Shën Joan Kukuzelit. Kostandin e Athanas Zeografi dhe e gjithë fija e artë e shpirtit të gjallë, si pikë kyçe në historinë e Krishtërimit.
6 Dhjetor 2025, 20:44 -
-
Personazh/ 46 vite punë, nga patkojtë e buallicave deri te kuajt e garave, rrëfehet Gurkazi Xhemali, nallbani i fundit i Maliqit
Në një kohë kur zanatet e vjetra po zhduken një nga një, 68-vjeçari nga Maliqi, Gurkazi Xhemali vazhdon të mbathë patkonjte e kuajve, duke u sherbyer fermereve të gjithë juglindjes por dhe sportisteve që mbajnë kuaj për gara.
6 Dhjetor 2025, 16:26 -
Muzeu i Armëve në gjendje skandaloze, uji i shiut bie mbi objektet historike! Bashkia e Gjirokastrës, 10 vite pa kryer asnjë investim
Muzeu i Armëve në Gjirokastër ka degraduar plotësisht. Pamjet e xhiruara nga Report TV tregojnë qartë gjendjen skandaloze, ku uji i shiut deporton nga tavani dhe bie mbi objektet historike. Përgjegjëse është Bashkia e cila prej 10 vitesh nuk ka kryer asnjë investim në këtë muze, i cili gjendet brenda Kalasë dhe vizitohet nga 20 mijë turistë në vit.
6 Dhjetor 2025, 16:06 -
Aleatët kritika Berishës, Alimadhi në Report Tv: PD merr votat tona, nuk presim tallje dhe padrejtësi! Lëvizja e Salianjit, e pamenduar
Adriatik Alimadhi vijon kritikat në drejtim të Sali Berishës se ka lënë mënjanë aleatët. I ftuar në Report Tv ai thotë se kreu i PD i trajton aleatët ca si të nënës dhe ca si të njerkës. Nuk duket optimist për lëvizjen e Ervin Salianjit që ka trazuar jo pak ujërat në PD.
6 Dhjetor 2025, 12:15 -
Nxënës dhe studentë pastrojnë bregdetin e Velipojës, kryeministri Rama ndan pamjet: Shembull frymëzimi
Rama ka ndarë foto të nxënësve dhe studentëve që pastrojnë bregdetin e Velipojës nga mbetjet. Report TV raportoi më herët për alarmin mjedisor në këtë zonë, pas mbetjeve që sollën prurjet e shumta për shkak të motit të keq.
6 Dhjetor 2025, 08:19 -
-
Ylli Manjani: Intimidimi dhe dhuna nuk janë mjete të ligjshme të marrjes së dëshmisë
Për shkak të punës së përditshme, dëgjojmë raste të shpeshta intimiduese, që bëhen më së shumti nga ana e oficerëve të BKH. Të krijohet ideja e një mjedisi policie sekrete ku liritë dhe garancitë shumëzohen me zero. Në fakt as në polici nuk duhet të ketë seanca pyetjesh të tilla!
5 Dhjetor 2025, 22:55 -
Azili përgjysmohet, ligji i shtetësisë do të ashpërsohet
Edhe komentatorë të gazetave konservatore gjermane, si Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruajnë se "kthesa në politikën e azilit u krye”. Sistemi gjerman i migrimit në këtë mënyrë lehtësohet dhe ky është një konfirmim i efektivitetit të masave të marra nga qeveria e re.
5 Dhjetor 2025, 21:37 -
Jakin Marena: Çfarë t’i shkundësh PD, Berisha e thau, e la ‘pemë pa kokrra’!
Partia më e madhe opozitare momentalisht është në habitatin e vet! Po ecën në të njejtën ‘korsi’ në të cilën ka ecur në këto 12 vite të qëndrimit të saj në mënyrë solide në opozitë, duke kaluar të njejtat etapa, pa asnjë ndryshim, sa herë që ka humbur zgjedhjet parlamentare dhe ato vendore përballë socialistëve të udhëhequr nga Edi Rama!
5 Dhjetor 2025, 19:51 -
Lundër/ Ministrja Koçiu ndjek nga afër një procedurë inspektimi: Plotësoni dokumentacionin e dosjes së kantierit! Asnjë mundësi abuzimi për përfitim
Koçiu u shpreh se në kuadër të operacionit për verifikimin e ligjshmërisë së ndërtimeve në kantiere të ndryshme është bërë një punë voluminoze me rezultate të prekshme.
5 Dhjetor 2025, 16:22 -
-
Propozimet për skemën e re/ Preket formula e llogaritjes së pensionit, të rritet mosha dhe hiqen përfitimet suplementare! Ekspertët: Me pagat e nëndeklaruara po bëhet krim
Skema e pensioneve pritet të rishikohet vitin e ardhshëm. Grupi i punës po diskuton disa nga ndryshimet thelbësore që pritet të pësojë, ndërsa Banka Botërore i rekomandon qeverisë që të rishikojë formulën e llogaritjes së pensionit, të rritet mosha e daljes në pensionet dhe të hiqen përfitimet suplementare.
5 Dhjetor 2025, 15:41 -
Kontrolli pas zgjedhor i 11 majit, numëruesit nuk kanë vjedhur vota (në 100 kuti deri më tani)! Rinumërim edhe kandidatëve
KQZ ka hapur deri tani 100 kuti për të kontrolluar nëse janë vjedhur vota gjatë numërimit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, por kontrolli pas zgjedhor deri tani po provon se komisionerët nuk kanë abuzuar me votën e partive. Në fund, Ilirjan Celibashi do vendosë nëse do të dërgojë në prokurori grupe komisionerësh.
5 Dhjetor 2025, 15:16 -
Shqipëria vend tranzit për kalimin e emigrantëve të paligjshëm, do ngrihen 20 qendra pritje në Vlorë, Gjirokastër e Korçë
Shqipëria po përgatitet për tu përballur me flukse të paligjshme migratore si një vend-kalim tranzit. 20 qendra të reja pritje për emigrantët ilegalë pritet të ngrihen deri në 2028-ën në 3 qarqe kryesore të vendit, Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë për të strehuar kryesisht emigrantët që vijnë nga vende në konflikt me destinacion Bashkimin Evropian.
5 Dhjetor 2025, 13:57
