-
FOTOT/ Nga takimi me Melonin te Zelensky, çfarë s'u pa nga vizita e Ramës në Budapest! Kryeministri: Vitin tjetër presim samitin e Komunitetit Politik Europian
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në samitin e Komunitetit Politik Europian, që këtë vit u mbajt në Hungari. Kreu i qeverisë ka ndarë një fotoalbum nga vizita në Budapest.
8 Nëntor 2024, 08:22 -
-
‘Riaktivizohet’ marrëveshja me Italinë, anija ‘Libra’ sjell në Shëngjin 8 emigrantë të tjerë (VIDEO)
Kampi i Gjadrit dhe qendra pritëse në Shëngjin u populluan sërish. Qeveria italiane duket se e zgjidhi ngërcin ligjor ‘për listën e vendeve të sigurta’ dhe solli sot me anijen “Libra” 8 emigrantë nga Lindja e Mesme.
8 Nëntor 2024, 07:15 -
Kodi Zgjedhor u miratua nga PD - PS, edhe Basha dorëzon ankim në Gjykatë Kushtetuese! Përdor firmën e Kujtim Gjuzit e Eduard Ndocajt
Edhe kreu i demokratëve euroatlantikë Lulzim Basha ka firmosur një ankesë kushtetuese kundër ndryshimeve të Kodit Zgjedhor të miratuara në fund të korrikut nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike. Kjo ankesë mund të bashkohet dy kërkesave të para që do të shqyrtohen në seancë publike nga Gjykata Kushtetuese më 26 nëntor mëson Report Tv.
7 Nëntor 2024, 22:06 -
EKSKLUZIVE/ Zbulohet në Gostivar, statuja e lashtë që ndryshon historinë, e njëjtë me ato të gjetura në Apolloni e Butrint! Profesor Përzhita: Ndodh njëherë në 100 vjet (VIDEO)
Sipas studjuesve, veshja është përdorur edhe në territoret e Ilirisë nën pushtimin Romak gjatë shekullit të parë para Krishtit dhe shekullit të parë pas Krishtit, madje statuja të këtij lloji janë gjetur në Apolloni dhe Butrint. Prof. Dr. Luan Përzhita thotë se në këto troje, ku vendosen shqiptarët autoktonë, vitet e fundit ka një numër të shtuar zbulimesh të artifakteve që i përkasin lashtësisë.
7 Nëntor 2024, 19:31 -
Pas Sakos, Subashi i Fierit e bën pagën e vet 2.9 milionë lek! Të djathtët bashkojnë votat me PS në Këshillin Bashkiak
Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi e bëri pagën e tij mujore 2.9 milionë lek (të vjetra), ndërsa tre nënkryetarët, Adela Hysenaj, Andius Olldashi dhe Eleni Gjikondaj do të paguhen 2.2 milion lekë (të vjetra) në muaj.
7 Nëntor 2024, 16:34 -
Raportet Trump-Kosovë: Çfarë ishin dhe çka mund të pritet
Nga marrëveshja ekonomike ndërmjet Kosovës e Serbisë, njohja nga Izraeli, deri te mospajtimet politike dhe akuzat – janë ngjarjet që shënuan raportet e Kosovës me administratën e kaluar amerikane me në krye Donald Trump, 2016-2020.
7 Nëntor 2024, 15:07 -
-
Qafë-Thanë/ Kontrabandonin naftë nga Maqedonia e Veriut me depozita të fshehta në kamionë, në pranga 3 shoferët! Sekuestrohen 1800 litra karburant dhe mjetet
Të dyshuarit u kapën në Pikën Kufitare të Qafë-Thanës, teksa gjatë kontrollit në secilin nga kamionët që drejtonin këta shtetas, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një depozitë shtesë me 600 litra naftë, që ishte fshehur me qëllimin për ta futur në Shqipëri, duke shmangur detyrime tatimore
7 Nëntor 2024, 13:31 -
Mamurras/ Policia parandalon krimin në familje dhe arreston 40-vjeçarin, i zbulohet dhe një ‘depo’ armatimi! Gruaja merret në mbrojtje, ja çfarë u sekuestrua
Gjatë kontrollit u sekuestruan 2 armë gjahu dhe 455 fishekë. Gjithashtu, Policia i plotësoi 38-vjeçares denoncuese edhe kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme
7 Nëntor 2024, 13:09 -
Zgjedhja e Trump, Rama nga Budapesti: U bë shumë zhurmë, të mos bëhemi histerikë! Kur ishte President, NATO u bë më e fortë! Për Shqipërinë s’ndryshon asgjë
Kryeministri Rama, nga samiti i Komunitetit Politik Evropian, komentoi fitoren e Trump duke kërkuar që histerizmi të lihet mënjanë. Sipas tij, në kohën kur Trump ishte president, NATO u bë më e fortë dhe rikthimi i tij mund të jetë një gjë e mirë për Europën.
7 Nëntor 2024, 12:10 -
Abuzimi me çmimet në tregun e grumbullimit të fruta-perimeve, Autoriteti i Konkurrencës hap hetim të thelluar në 5 qarqe! Verifikim periudhës 2023-2024
Autoriteti i Konkurrencës hap procedurën e hetimit të thelluar në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve në qarkun Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë. Ky hetim do të përfshijë periudhën nga 1 janari 2023, deri më 30 Shtator të këtij viti
7 Nëntor 2024, 11:57 -
-
-
-
-
Champions League/ Interi mposht Arsenalin me penallti, Barcelona shënon pesë gola në Beograd! Në Munich shtyhet ndeshja, Atletico fiton në Paris! Surprizon Brest
Champions League zhvilloi këtë të mërkurë nëntë ndeshjet e radhës për raundin e katërt. Padyshim këtë mbrëmje spikat fitorja 1-0 e Interit kundër Arsenal, apo suksesi me pesë gola i Barcelonës ndaj Crvena zvezdas në Beograd.
6 Nëntor 2024, 22:56 -
Lindja e Mesme e përçarë rreth zgjedhjes së Presidentit Trump
Sot, zgjedhja e tij në Shtëpinë e Bardhë u përshëndet nga Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu si një “rikthim historik” ndërkohë që në Iran, monedha zyrtare pësoi rënien më të madhe historike, duke paralajmëruar sfida të reja për Teheranin. Por iranianët në rrugët e Teheranit shprehën shqetësimet e tyre
6 Nëntor 2024, 21:45 -
Rrugët me pagesë do të menaxhohen edhe nga shteti, qeveria krijon ‘EKORR’! Kompania do të monitorojë edhe akset e dhëna me koncesion
Në pritje të nisjes së kalimit me pagesë në tunelin e LLogarasë, i ndërtuar me paratë e shtetit, qeveria shqiptare ka menduar edhe për mënyrën se si do t’i operojë rrugët me pagesë në vend, të cilat nuk u janë dhënë kompanive koncensionare. Është krijuar Enti Kombëtar i Operimit Rrugor, ose “EKORR sh.a”, me kapital fillestar 500 mijë euro, dhe detyrë kryesore do të jetë mirëmbajtja e infrastrukturës së operimit.
6 Nëntor 2024, 20:38 -
Itali/ Udhëtonin me 2 kg kokainë në makinë, 2 shqiptarët tentojnë arratinë duke çarë postbllokun e karabinierëve! Arrestohen pas ndjekjes
Të rinjtë, 24 dhe 25 vjeç po udhëtonin në Valdichiana kur hasën patrullën që u bëri shenjë të ndalonin teksa hynë në zonën e kabinës së pagesës së autostradës. Shoferi rriti shpejtësinë, rrezikoi edhe efektivët. Droga me vlerë 100 mijë euro
6 Nëntor 2024, 20:11 -
