-
Një nga 100 gjallesat më të dëmshme në botë, Venecia ‘pushtohet’ nga kandilët kanibalë të detit
Kandili me gunga, i quajtur ndryshe “arra e detit”, njihet për faktin se ha pasardhësit e vet. Kjo krijesë xhelatinoze zakonisht jeton në Atlantikun Perëndimor, por së fundmi është gjetur edhe në Detin Adriatik. Shkencëtarët mendojnë se mund të jenë transportuar aksidentalisht, si edhe favorizohen nga ngrohja e deteve. Shqetësimi kryesor është ndikimi te ekosistemi ujor dhe peshkimi.
1 Shkurt, 16:40 -
-
Eduard Zaloshnja: Problemi bazik numerik i “së djathtës”
Problemi bazik numerik i “së djathtës” është se ajo ka një rezervuar të vogël votuesish potencialë (rreth 800 mijë), dhe ç’është më problematike, ka përqindje edhe më të ulët pjesëmarrje zgjedhore të rezervuarit të saj të vogël elektoral.
1 Shkurt, 14:44 -
-
Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 milionë eurosh nga Airbnb në vitin 2025
Teksa vitet e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të turizmit në Shqipëri, mësohet se Airbnb po konkurron fuqishëm hotelet në vend. Sipas statistikave, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 milionë eurosh nga Airbnb në vitin 2025.
1 Shkurt, 10:23 -
Bill Gates i përmendur në dosjet Epstein: ‘Vajzat ruse’, antibiotiku që duhej t’i jepej fshehurazi bashkëshortes dhe shantazhi i fundit i pedofilit
Edhe pse Gates pretendonte se e njihte pak Epstein-in, doli se e kishte takuar disa herë që nga viti 2011, përfshirë vizita në shtëpinë e tij në Nju Jork, mbrëmje të gjata shoqërore dhe një udhëtim në Florida me avionin privat të Epstein-it.
1 Shkurt, 07:52 -
SPECIALE/ Historia e Stillo Papadhimos, 101-vjeçari që i mbijetoi burgosjes në kampin nazist të Gjermanisë: 20 hebrenj shpëtuan duke u fshehur në kapanonin tonë (VIDEO)
Stillo Papadhima sot jeton në Sarandë. Në vitin 1948 kreu kursin e shoferave dhe punoi për një kohë të gjatë në këtë profesion. Më vonë duke qenë invalid i punës, punoi në Zyrën e Kontrollit të automjeteve në Parkun e Sarandës deri sa doli në pension. Sekreti i jetëgjatësisë së tij janë shëtitjet buzë detit të Sarandës.
1 Shkurt, 07:41 -
Tavo krijon ‘Himara Invest’, bashkia dhe opozita përplasen për pasuritë e bregdetit! PD dhe PBDNJ: Zhvillim ekonomik apo skemë klienteliste?
Bashkia e Himarës pritet të hyjë në një fazë të re të menaxhimit të pasurive të saj përmes krijimit të një shoqërie tregtare me kapital 100% shtetëror. Nisma e propozuar nga kryebashkiaku Vangjel Tavo, e quajtur "HIMARA INVEST" SHPK, synon të marrë nën administrim pikat kyçe të ekonomisë lokale, nga plazhet te parkimet. Mirëpo, ky projekt ka ndezur debate të forta politike, ku opozita e cilëson si një tentativë për "privatizimin" e aseteve publike të qytetit.
31 Janar, 20:59 -
Eduard Zaloshnja: Nga 800 mijë të djathtë politikisht, vetëm 400 mijë votojnë për PD-në aktualisht…
Nga sondazhi i fundit më rezultoi me ekstrapolim të përafërt statistikor se pothuaj 400 mijë banorë të rritur të vendit ishin gati të votonin për PD-në, në qoftë se do të zhvilloheshin zgjedhje të parakohshme.
31 Janar, 15:22 -
Partia e Lirisë: Gruaja e dhunuar shqiptare nuk mbështetet nga shteti
Partia e Lirisë denoncoi se mbrojtja e grave shqiptare nga dhuna nuk duhet të ndalet vetëm në ndëshkimin e keqtrajtuesit, por edhe në mundësitë ekonomike dhe sociale që gruaja t’ia dalë e vetme. Kjo mbështetje thotë Haxhiu – duhet garantuar nga shteti.
31 Janar, 13:27 -
-
Tirana nuk heq dorë nga kafja pavarësisht çmimeve, pëson rritje me 10-20 lekë! Shtrenjtimi i diktuar nga importi
Çmimi i kafesë regjistroi një rritje progresive gjatë vitit 2025, si pasojë e shtrenjtimit në tregjet ndërkombëtare. Por dashuria e shqiptarëve për t’u ulur në bare me filxhan në dorë, nuk është zbehur. Çmimi mesatar luhatet 90 lekë deri në 130 lekë. Konsumi i lartë i kafes në vend, reflektohet edhe nga importet. Importet e kafesë në vitin 2025 janë 7.5% më të larta krahasuar me 2024.
31 Janar, 07:32 -
-
Nis qarkullimi i kamionëve nga Kosova edhe drejt Serbisë pas përfundimit të bllokadës
Transportuesit e mallrave kanë protestuar kundër atyre që i konsiderojnë procedura të ashpra për të hyrë në Zonën Schengen, të cilat, sipas tyre, ua kanë shkurtuar kohën e qëndrimit në shtetet e Bashkimit Evropian.
30 Janar, 19:55 -
'Roblox po ndryshon sjelljen e fëmijëve'! Ekspertët për Report TV: Prindërit të kenë kujdes, loja krijon varësi!
Orë të tëra përpara telefonit ose kompjuterit, nervozizëm kur loja ndërpritet dhe mungesë përqendrimi në shkollë. Këto janë disa nga shqetësimet që prindërit anembanë botës, edhe në Shqipëri, po ndeshin gjithnjë e më shpesh te fëmijët që luajnë Roblox.
30 Janar, 19:36 -
Piku i gripit sezonal, mbi 100 pacientë në ditë në infektiv, 40% kërkojnë shtrim! Mjekët: Më të rrezikuar të moshuarit
Mbi 100 pacientë çdo ditë paraqiten të urgjenca e Infektivit në QSUT. Mjekët infeksionistë flasin për rritje të rasteve me viroza dhe grip, ku një pjesë e pacientëve hospitalizohen.
30 Janar, 19:27 -
Kryeministri Starmer në Shangai, reagon Trump: Është shumë e rrezikshme që Mbretëria e Bashkuar të merret me Kinën!
Presidenti Donald Trump e cilësoi si tepër të rrezikshme që Mbretëria e Bashkuar të merret me Kinën, teksa kryeministri Starmer ështa takuar me Presidentin Xi Jinping, për të diskutuar për mundësi biznesi dhe rivendosjen e marrëdhënieve mes dy vendeve.
30 Janar, 18:20 -
-
Sigurimi i banesës nga tërmeti me detyrim! Primi i diferencuar sipas qyteteve më të prekura nga ‘lëkundjet’, ekspertët: Pagesa s’duhet të jetë mbi 30 euro
Sigurimi i detyrueshëm i banesave do të ofrohet nga vetë shteti përmes 'Fondit Kombëtar për Sigurimin e Detyrueshëm nga Tërmetet'. Ky fond do të funksionojë si një shoqëri aksionere, ku pronar do të jetë shteti. Ekspertët propozojnë pagesë vjetore jo më shumë se 30 euro.
30 Janar, 16:32 -
-
Hetimi për grantet e bujqësisë në Kosovë! Prokuroria Speciale merr në pyetje ish ministrin, Faton Peci: Akuzat janë të pabaza!
Prokuroria Speciale e Kosovës ka marrë në pyetje në cilësinë e të pandehurit, ish ministrin e bujqësisë Faton Peci, lidhur me aferën e granteve të këtij dikasteri të denoncuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
30 Janar, 15:02