-
-
Gjyqi në Hagë, 4 ish-krerët e UÇK-së: Akuzat janë të rënda, ne jemi të pafajshëm! Po kërkoni të rishkruani historinë e Kosovës (VIDEO)
Njëzëri 4 ish-krerët e UÇK-së thanë në tribunalin e Hagës se historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet në këtë sallë gjyqi referuar akuzave të rënda për krime lufte e kundër njerëzimit. Ata mohuan akuzat duke kërkuar pafajësinë.
18 Shkurt, 07:31 -
VËZHGIM i Report Tv/ Spitali i Lushnjës në kushte të vështira: Urgjenca transferohet te materniteti, shtretërit në korridore! 'Shëndetësia': Presim lejen e ndërtimit
Në Lushnje me dhjetëra paciente marrin shërbim spitalor në kushte tejet të vështira. Urgjenca është transferuar tek materniteti prej 7 muajsh për t'i hapur rrugë rikonstruksionit, por AZHT-ja mban peng lejen për Ministrinë e Shëndetësisë. Nuk është vetëm urgjenca edhe repartet e tjera punojnë në kushte tejet të vështira. Kjo ka nxitur dhe reagime politike.
17 Shkurt, 19:58 -
Ekskluzive/ SPAK në ‘sitë’ Koncesionin e Laboratorëve, kontrolle e sekuestrime në disa kompani. Klodjan Allajbeu i ‘Amerikanit’ kërkon celularin në GJKKO (EMRAT)
Javët e fundit janë intensifikuar nga SPAK hetimet për Koncesionin e Laboratorëve, të dhënë nga Ministria e Shëndetësisë në vitin 2019. Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se SPAK ka ushtruar kontrolle te kompanitë koncesionare dhe te Spitali Amerikan e drejtues të tij. Kontroll personal i është ushtruar pronarit të ‘Amerikanit’ Klodjan Allajbeut, i cili kërkon kthimin e celularit në GJKKO.
17 Shkurt, 16:22 -
Kushtetuesja u jep të drejtë gjyqtarëve: Pagat u ulën! Kuvendi të bëjë rregullimin brenda korrikut, efektet nga 1 prilli 2023
Gjykata Kushtetuese, me shumicë votash, i dha të drejtë gjyqtarëve të cilët ishin ankuar se paga e tyre kishte pësuar një ulje me ndryshimet e bera nga qeveria në vitin 2023. Formula e aplikuar u shfuqizua, dhe gjykata i kërkon tani Parlamentit që të miratojë brenda muajit korrik, një tjetër skemë që do të garantonte rritje të pagës aktuale për magjistratët, duke përcaktuar se efektet e saj financiare do të duhet të nisin që nga prilli i vitit 2023
17 Shkurt, 16:17 -
-
'Libri i Bardhë' i investitorëve të huaj vjen me nota kritike për Shqipërinë: Problem evazioni, mungesa e punëtorëve e ndryshimet e shpeshta të ligjit tatimor
Investitorët e huaj kanë listuar një sërë ankesash për klimën e biznesit në Shqipëri, duke filluar nga informaliteti, zhvlerësimi i valutave e deri tek ndryshimet e shpeshta ligjore. Në ‘Librin e Bardhë 2025-2029’, ata thonë se ekonomia shqiptare është në rritje por konkurrenca dhe mungesa e punonjësve janë sfida të mëdha.
17 Shkurt, 14:11 -
Festë dhe protestë, Kosova 18 vite shtet i pavarur! Mijëra shqiptarë kërkojnë drejtësi për liderët e UÇK-së: Jo politikë! U bashkohet edhe Osmani
Mijëra shqiptarë nga të gjithë trevat u bënë bashkë në Prishtinë me thirrjen: drejtësi për 4 ish-krerët e UÇK-së, për të cilët Haga kërkuar 180 vite burg. Protestës iu bashkua për herë të parë edhe Presidentja Vjosa Osmani, krah saj edhe Taulant Balla me Ali Ahmetin.
17 Shkurt, 14:10 -
-
Masa që shtojnë rrezikun e ndotjes së ujërave, ‘emergjenca mjedisore’ që imponoi impiante private dhe u kthye në barrë për bizneset bregdetare
Trajtimi i ujërave urbane duhet të jetë funksion publik, i centralizuar dhe i monitoruar. Fragmentimi i tij në qindra impiante individuale rrit rrezikun e ndotjes së heshtur.
17 Shkurt, 12:54 -
Fluks në pikën kufitare Shqipëri-Kosovë/ Adriatik Lapaj drejt Prishtinës për marshimin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Rreth 100 anëtarë të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, të pajisur me simbole kombëtare dhe me imazhin e kryetarit Adriatik Lapaj, udhëtuan drejt Prishtinës për t’iu bashkuar marshimit.
17 Shkurt, 12:12 -
Banka e Shqipërisë ekspozitë për 1 shekull ‘lekë’ në Kosovë! Sejko: Kjo është historia e një populli
Banka e Shqipërisë ka hapur ekspozitën për historinë e monedhës shqiptare në një shekull. Ekspozita në ambientet e Bankës së Kosovës do të jetë e hapur deri më 20 shkurt, dhe sipas Gent Sejkos nuk është vetëm një përvojë muzeale por dëshmon historinë në ndërtimin e shtetit të pavarur shqiptar.
17 Shkurt, 11:03 -
-
Pas grilës së hekurt, monumenti ‘Newborn’ në Prishtinë mbulohet nga 5000 emblema të UÇK-së
Në 18-vjetorin e Pavarësisë, mbi përkujtimore janë vendosur 5000 emblema magnetike të UÇK-së si reagim ndaj padrejtësisë së Gjykatës Speciale për kërkesën e dënimit me 45 vite burg për secilin nga ish-krerët.
17 Shkurt, 10:36 -
Dosja 5D/ SPAK kërkon 39 vite burg për 7 të pandehur, 20 vite burg vetëm për 2 ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, Redi Molla e Mariglen Qato
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për Dosjen 5D dhe ka kërkuar dënimin e 7 të pandehurve që u gjykuan me procedurë të zakonshme. SPAK kërkoi dënimin e 3 drejtorëve të Bashkisë së Tiranës dhe 4 të pandehurve të tjerë, përfaqësues të Bashkisë dhe kompanisë “5D”.
17 Shkurt, 10:03 -
Nga Pekini në Bangkok, miliona njerëz mirëpresin Vitin e Ri Hënor! Simboli i Kalit të Zjarrit, traditat dhe besëtytnitë
Nga Kina në Korenë e Jugut, Vietnam, Tajlandë etj, po festohet Viti i Ri Hënor. Viti i Ri përkon me hënën e parë të re të kalendarit hënor, një festival 15-ditor që mbahet nga 21 janari deri më 20 shkurt. Ky është Viti i Kalit të Zjarrit.
17 Shkurt, 08:00 -
Kosova feston sot 18 vite pavarësi/ Kuvendi në seancë solemne! Osmani, Kurti e Begaj: Historia nuk mund të shkruhet pa 4 liderët e UÇK-së
Kosova feston sot 18 vite si shtet i pavarur. Paralel me festimet do të zhvillohet dhe një protestë në mbështetje të 4 ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Report Tv ndodhet sot në Kosovë për të përcjellë nga afër zhvillimet.
17 Shkurt, 07:18 -
-
-
-
Gjyqi ndaj liderëve të UÇK-së/ Rama: Osmani u kërcënua se nuk lejoi prokurorët t’i dhunonin zyrën! Gjykata e Hagës, më politike se ato të Serbisë (VIDEO)
Një ditë para 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryeministri Edi Rama shkoi në Kosovë, nga ku kritikoi procesin ndaj 4 liderëve të UÇK-së, për të cilët prokuroria e Hagës ka kërkuar 180 vite burg. Rama u prit nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.
16 Shkurt, 13:15