-
Rama publikon fotot nga ecuria e punimeve për aeroportin e Vlorës: Po merr formë një tjetër portë për vizitorët që zgjedhin Shqipërinë
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e ditës së sotme pamje nga ecuria e punimeve për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Ai shkruan se projekti po merr formë dhe se do ta shndërrojë vendin në një portë për të gjithë vizitorët që do të zgjedhin Shqipërinë për ta vizituar.
13 Qershor 2023, 08:08 -
Një vit nga sulmet kibernetike, Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Irani ende rrezik, kërcënimet në formë propagande
Një vit nga sulmet kibernetike, Presidenti Bajram Begaj mblodhi sërish në Këshillin e Sigurimit Kombëtar krerët e institucioneve më të lartë të vendit. Në fjalën e tij Begaj tha pavarësisht masave të marra aktorët kërcënues kibernetikë të financuar nga Irani e kanë zgjeruar veprimtarinë e tyre. Begaj kërkoi përgatitje për t’u përballur me sulme të tjera të mundshme.
13 Qershor 2023, 08:01 -
Rënia e euros, eksperti Çoçoli: Së shpejti do jetë baras me lekun, qytetarët mos të këmbejnë para shtatorit! Civici: Jemi vend me dy monedha
Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli tha se remitancat e emigrantëve në vend janë katëfishuar, duke sjellë këtë rënie të tillë të euros. I ftuar në studion e “5 pyetjet” me gazetarin Ilir Babaramo në Report TV, Çoçoli u sugjeroi qytetarëve që të mos këmbejnë një shumë të caktuar në euro por të presin deri në shtator pasi atëherë pritet të ketë një fuqizim të monedhës europiane.
12 Qershor 2023, 22:15 -
-
-
Faktet/ Bien të gjitha alibitë e dyshes Berisha-Meta për humbjen e zgjedhjeve lokale nga manipulimi dixhital, nga Dan Hutra tek rënia e euros
Brenda një muaj bien justifikimet e Bashkë Fitojmë për humbjen. Berisha pretendoi se euro u rrit pas përfundimit të zgjedhjeve, por euro nga 111.7 lekë në 14 maj 2023 ra në 108.5 lekë në 12 qershor 2023. Rinumërimi manual rrëzoi manipulimin dixhital, rezultati u përputh 100%
12 Qershor 2023, 18:26 -
-
INTERVISTA/ Bujar Bukoshi: Pas çerek shekulli në liri, jemi para një aksidenti historik! Perëndimi ka mbetur pa aleatë në Kosovë
Kurti duhet identifikuar si “ politikan i rrezikshëm” për të ardhmen e vendit që duhet neutralizuar. Përndryshe, dëmet për Republikën tonë do ishin të pamatshme. SHBA nuk mund të jetë gjithë jetën një dado në dispozicion të Kosovës
12 Qershor 2023, 17:09 -
-
-
-
VIDEO/ Kombëtarja është emocion, Mario Mitaj 'bllokohet' dhe ndërpret intervistën: Oh f**k
12 Qershor 2023, 14:05 -
Taulant Seferi: Kam zhvilluar sezon të mirë, Sylvinho ka sjellë harmoninë në ekip
12 Qershor 2023, 14:04 -
Euro 2024/ Taulant Seferi: Të kalojmë Moldavinë, kemi harmoni! Mario Mitaj emocionohet dhe nuk flet dot: Oh f**c (VIDEO)
Kombëtarja shqiptare e futbollit do zhvillojë dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Evropianin 2024. Më 17 qershor në "Air Albania", kuqezinjtë presin Moldavinë për grupin E, teksa më 20 luajnë në transfertë me Ishujt Faroe.
12 Qershor 2023, 14:01 -
Ndotje alarmate, kafshë të ngordhura në Adrtiatik! Rrjedha e lumit Drin çon me tonelata plehra në det
Reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar një katastrofë në detin Adriatik. Plehrat e hedhura në brigjet e Drinit i ka marrë rrjedha e lumit duke përfunduar në det. Report TV sjell pamjet e ndotjes alarmante, ku mes mbetjeve ka edhe kafshë të ngordhura.
12 Qershor 2023, 12:42 -
-
Shuhet Silvio Berlusconi! Ndryshoi politikën, median dhe futbollin! Italia shpall zi kombëtare të mërkurën, në ditën e varrimit
Katër herë Kryeministër i Italisë, i zgjedhur në 7 legjislatura parlamentare, biznesmen miliarder, manjat dhe revolucionar i medias, Silvio Berlusconi është ndarë sot nga jeta në moshën 86 vjeçare.
12 Qershor 2023, 10:34 -
-
Emigrantët shqiptarë në Britani, në 2022 iu pranuan kërkesat për azil gjysmës së tyre! Politikat e ‘Tik Tok’ ulën fluksin e udhëtimeve me gomone
Rënia e fluksit të emigrantëve shqiptarë që kalojnë Kanalin e La Manshit me gomone për të hyrë në tokën britanike në mënyrë të paligjshme erdhi si ndryshim i politikave të rrjetit social Tik Tok, thanë oficerët e Forcave Kufitare.
12 Qershor 2023, 09:03 -
Sot nis stërvitja 'Air Defender 23', Autoriteti i Aviacionit Civil paralajmëron vonesa dhe anulime fluturimesh për 12 - 13 qershor
Autoriteti i Aviacionit Civil njofton se sot (12 qershor) dhe të martën 13 qershor do të ketë vonesa dhe anulime fluturimesh për shkak se do të zhvillohet në “Air Defender 23” stërvitja më e madhe në historinë e NATO-s.
11 Qershor 2023, 22:05 -
