-
-
Rreth 1 milion të infektuar me koronavirus në SHBA
Shtetet e Bashkuara shënuan një rekord botëror me pothuajse 1 milion të infektuar me koronavirus të raportuara të hënën, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters. Shifra është pothuajse sa dyfishi i arritur një javë më parë ndërsa varianti Omicron, tejet infektues, nuk tregon shenja ngadalësimi.
5 Janar 2022, 15:10 -
Me qese ushqimesh në duar, familjarë të pacientëve të shtruar me COVID tek Infektivi presin jashtë perimetrit të sigurisë (FOTO)
Të afërmit e pacientëve të shtruar me COVID në spitalin Infektiv, janë parë sot jashtë në ambientet e jashtme të spitalit, teksa po presin në radhe me qese ushqimesh në duar, për t’ua dorëzuar familjarëve
5 Janar 2022, 12:19 -
Pse janë trillime hipotezat se Basha duhet të hyjë në garë?
Foltorja dhe të gjitha këta që sot janë kundër Bashës e filluan betejën pas datës 9 shtator të shpalljes "Non Grata" nga SHBA! Pra, kush ma gjen arsyen e vërtetë e të mirë arsyetuar se Basha duhet të hyjë në garë? Preteksti i humbjes nuk është!
5 Janar 2022, 11:17 -
Pse janë urgjente studimet komplekse dhe ndërsiplinare të qendrave tona të banuara?
Në 17 dhjetor 2021 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në bashkëpunim me Universitetin “Aleksandër Xhuvani” - Elbasan dhe Universitetin “Eqrem Çabej” – Gjirokastër organizuan konferencën shkencore “Qendrat e banuara të Shqipërisë – gjendja dhe e ardhmja”. Në këtë konferencë, u mbajtën 43 punime shkencore, nga 58 referues dhe bashkëreferues, sudiues të Akademisë së Shkencave dhe të dymbëdhjetë universiteteve të Shqipërisë dhe të Kosovës. Me arritjet e tyre ata ndriçuan aspekte të veçanta të qendrave tona të banuara.
5 Janar 2022, 11:17 -
-
-
-
2022 nis me vrasje e plagosje, Gledis Nano drejtorëve të policisë: Pa rezultate ikni nga puna
Siguria, kriminaliteti dhe lufta ndaj kultivimit të drogës janë fokusi i takimit, ku drejtorët e qarqeve do të raportojnë për punën e tyre të bërë gjatë viti të kaluar, por do të jepen edhe udhëzimet e duhura nga kryepolici lidhur me garantimin e jetës së qytetarëve por dhe kapjen e autorëve të atentateve të fundit të ndodhura në vend, që kanë mbetur të pazbardhura.
5 Janar 2022, 10:24 -
Vaksinimi anti COVID, 'mesazh sensibilizues' nga 700 dele dhe dhi! Rreshtohen në formën e një shiringe gjigante (VIDEO)
Delet dhe dhitë 'i bashkohen' apelit për të bërë vaksinën e koronavirusit në Gjermani - duke formuar formën e një shiringe rreth 90 metra të gjatë. Delet dhe dhitë formojnë një shiringë gjigante për të promovuar vaksinat kundër koronavirusit.
5 Janar 2022, 10:20 -
Rama mbledh kabinetin qeveritar, përcakton objektivat për 300 ditët e ardhshme të qeverisjes
Burime për Report Tv bëjnë me dije se mbledhja wshtw zhvilluar me ministrat dhe ka si qëllim përcaktimin e objektivave për 300 ditët e ardhshme. Kujtojmë se javën e fundit të dhjetorit, kryeministri Edi Rama mblodhi kabinetin qeveritar për bilancin 100 ditor. Ky takim vjen menjëherë pas fillimit zyrtar të punës për vitin 2022.
5 Janar 2022, 09:33 -
-
Në tre vitet në vijim skema e pensioneve do të zgjerohet me 48 mijë pensionistë, duhen 100 mln euro shtesë
Përgjatë tre viteve në vijim 2022-2025, skema publike e pensioneve do të zgjerohet edhe me rreth 48 mijë pensionistë, për pagesën e të cilëve duhen edhe së paku 100 milionë euro shtesë
5 Janar 2022, 08:41 -
-
Për sa kohë u shkatërrua Pompei?
Shpërthimi i Vezuvit zgjati mbi 24 orë dhe, sipas një studimi stratigrafik të vitit 1982, bazuar në analizën e shtresave të hirit, u zhvillua në dy faza: e para, ajo që varrosi Pompein, zgjati 20 orë. E dyta pas rreth 12 orësh: drejtimi i erërave ndryshoi dhe Herculaneum dhe qytetet në veriperëndim të vullkanit u goditën.
4 Janar 2022, 22:50 -
Studimi izraelit: Doza e katërt mund të pesëfishojë antitrupat kundër variantit 'Omicron'
Doza e dytë përforcuese apo doza e katërt e vaksinës kundër COVID-19, sipas një studimi të bërë në Izrael, mund ta pesëfishojë numrin e antitrupave kundër variantit 'Omicron'. Gjetjet e studimit u prezantuan sot nga kryeministri izraelit, Naftali Bennett, gjatë një vizite në një spital në afërsi të Tel Avivit.
4 Janar 2022, 19:55 -
Shtohen kontrollet e policisë rrugore pas festave të fundvitit, gjobiten disa shoferë me makina luksoze me xhama të zinj (VIDEO+FOTO)
Pas festave të fundvitit, janë shtuar kontrollet e policisë rrugore në kryeqytet, ku disa drejtues mjetesh janë gjobitur për shkak të shkeljeve të qarkullimit rrugor
4 Janar 2022, 14:18 -
'Pashë dhëmbë të mëdhenj të bardhë që vinin drejt meje dhe...', dëshmitë e njerëzve që i mbijetuan sulmeve të tmerrshme të kafshëve të egra
Por si është t'i mbijetosh një sulmi të tillë dhe si ndikon në jetën tënde? Ja çfarë tregojnë personat që kanë kaluar një përballje të tillë të frikshme.
4 Janar 2022, 11:00 -
119 kg kokainë në kontejnerin me banane në Tiranë, shoferi i kamionit rrëfen 30 minutat e kontrollit nga 4 persona të maskuar: Më thanë do të zhdukim familjen! S'njoftova policinë se kisha frikë
Report Tv ka siguruar dëshminë e plotë të shoferit Hasan Salihu, i cili kishte shkuar për të marrë konteinerin me banane në Portin e Durrësit, ku u gjetën 119 kilogramë kokainë. Salihu ka deklaruar se është ndaluar nga 4 persona të maskuar, të cilët kanë kryer në kontenierin me banane një kontroll për rreth 30 minuta.
4 Janar 2022, 09:24 -
Akuzat e rënda të Bashës ndaj familjes Berisha: Bëjnë biznes dhe pastrojnë para nga trafikantët e drogës të shpallur 'Non Grata' nga Britania e Madhe! Berisha 'fshihet' nga korridori i PD
Sot retorika e Lulzim Bashës kundrejt Sali Berishës ka arritur kulmin, me akuza që nuk i kishte artikuluar kurrë më parë. 1 ditë para se Berisha t'i mësyjë në zyrë, Lulzim Basha e ka akuzuar për herë të parë se bën biznes dhe pastron para me trafikantët e drogës të shpallur "Non Grata" nga Britania e Madhe.
4 Janar 2022, 08:41 -
Masa të reja anti-COVID, nga sot punonjësit e administratës publike, supermarketeve dhe qendrave tregtare duhet të paraqiten me certifikatë vaksinimi
Sot hyjnë në fuqi masat e reja anti-covid që kërkojnë certifikatë vaksinimi për të gjithë punonjësit e administratës publike, të supermarketeve dhe qendrave tregtare, masë kjo që sipas ekspertëve do të shërbejë për të parandaluar përhapjen e COVID.
4 Janar 2022, 07:27