-
-
-
-
Me logon e aeroportit të ri të Vlorës, Rama uron 109-vjetorin e Pavarësisë: Gëzuar
28 Nëntor 2021, 08:09 -
109-vjetori i Pavarësisë, i treti përvjetor me kremtime të kufizuara! Festimet nisën nga Vlora ku u ngrit Flamuri! Të pranishëm Rama, Meta dhe Nikolla (VIDEO)
Shqipëria feston sot 109-vite nga krijimi i shtetit. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.
28 Nëntor 2021, 07:22 -
Cilit t'i besojmë? Sot tha se anuloi '30 qershorin' se ia kërkoi Basha, por si betohej Meta në 2019 se po respektonte Kushtetutën! Argumentet që jepte për anti-kushtetueshmërinë e zgjedhjeve
Sot më shumë se kurrë të gjithë janë të dyzuar se cilit president duhet t'i besojnë, atij të sotmit që tha se shtyu zgjedhjet lokale pasi ia kërkoi kryetari i opozitës, pasi kishte frikë se protesta që kishte thirrur vetë do i dilte nga duart apo atij të "djeshmit" i cili në deklaratën për mediat ku anuloi "30 qershorin" listoi një sërë argumentesh ligjore se përse merrte këtë vendim.
22 Nëntor 2021, 19:07 -
Albin Kurti jep intervistën e parë pas humbjes në zgjedhje: Nuk mendoj se është ndëshkim! E pritshme që marrëveshja me Serbinë të arrihet gjatë mandatit tim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se Lëvizja e tij Vetëvendosje po i analizon shkaqet e rezultatit të zgjedhjeve lokale. Pas raundit të dytë të këtyre zgjedhjeve, që u mbajt më 14 nëntor, Vetëvendosje përfundoi me udhëheqjen në katër komuna nga 38 gjithsej. Ky rezultat, sipas Kurtit, është i pakënaqshëm.
16 Nëntor 2021, 13:24 -
Ilir Meta dekreton 3 ligje, jep 'ok' për marrëveshjen me Pfizer për vaksinat! Firmos edhe konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka firmosur ditën e sotme dekretin për 3 ligje të miratuar nga Kuvendi në seancat e kaluara. Disa ndryshime në marrëveshjen me Pfizer për vaksinat, ratifikimi i Konventës së KiE për Bashkëprodhimin Kinematografik si dhe marrëveshja për shmangien e takimit të dyfishtë me Izraelin ishte 3 ligjet që tashmë pritet të botohen në fletoren zyrtare.
11 Nëntor 2021, 10:44 -
Ndotja e mjedisit, ministrja e Turizmit: Task-forcë për pastrimin e plehrave në verë në 4 bashki bregdetare! 199 landfille të paligjshme në Shqipëri
Gjatë verës bashkitë që veç banorëve të tyre presin edhe turistë që zgjedhin bregdetin, kanë ndotjen më të madhe në vend. Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro tha se do të ngrihet një taskë Forcë me fond 205 milionë lekë të rinj, për të pastruar bashkitë më problematike, të Kavajës, Durrësit, Himarës e Sarandës. Ajo zbuloi se në vend janë 199 vende të paligjshme të depozitimit të mbetjeve.
9 Nëntor 2021, 14:21 -
-
Rrëmbimi e vrasja e Jan Prengës, SPAK përfundon hetimet, 7 të pandehur: Dritan Rexhepi porositi pengmarrjen nga Ekuadori! Shpëtojnë 3 vëllezërit Hajri
SPAK ka përfunduar hetimet për ngjarjen e rëndë të rrëmbimit dhe më pas vrasjes së Jan Prengës. SPAK ka dërguar për gjykim të akuzuarit Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Martin Bleta e Korado Kështeja. Gjithashtu të pandehur janë marrë Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini.
3 Nëntor 2021, 13:31 -
COVID-19, vetëm një rast pozitiv mbyll ‘Disneyland’ në Shangai në Kinë
Kina e ka marrë mësimin e asaj që ndodhi me pandeminë në muajt e parë të vitit 2020 atje. Nuk ka më mungesë ‘vigjilence’. Shanghai Disneyland, një park shumë i njohur jo vetëm në Kinë, është mbyllur dy ditë pasi një vizitor i fundjavës rezultoi pozitiv me virusin COVID-19.
1 Nëntor 2021, 16:26 -
Projektbuxheti/ Borxhi publik në 2022 do të arrijë në 12.1 mld euro, rritet me 705 mln euro krahasuar me 2021
Borxhi publik do të vazhdojë të zgjerohet në vitin që vjen pavarësisht përmirësimit të situatës ekonomike. Sipas projektbuxhetit 2022, stoku i borxhit publik në vitin që vjen do të arrij në 12.109 miliardë euro, nga 11.404 miliardë euro, me një rritje prej më shume se 705.1 milionë eurosh.
26 Tetor 2021, 22:15 -
I dënuar për falsifikim dokumentesh, Gjykata e Lartë vendos mos pranimin e rekursit për ish-anëtarin e KPA-së
Gjykata e Lartë ka vendosur mospranimin e rekursit për ish-anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, duke lënë në fuqi dënimin ndaj tij. Daci kishte kërkuar prishjen e dënimit të dhënë nga GJKKO dhe Apeli i Gjykatës së Posaçme, po ashtu ai ka kërkuar edhe rikthimin në detyrë
26 Tetor 2021, 16:28 -
Shqipëria fiton 3 pozicione në renditjen e FIFA-s, Kosova në rënie të lirë! Belgjika e para edhe me humbje
Tre pozicione ka fituar Shqipëria në muajin tetor në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Ndërkohë ndryshe paraqitet situata për Kosovën, që është në rënie të lirë, ndërsa pavarësisht dy humbeje Belgjika vijon të mbajë vendin e parë.
21 Tetor 2021, 10:58 -
-
Shqipëria e fundit në Europë për indeksin e zbatimit të ligjit, korrupsioni ende problem
Shqipëria renditet e 83-a nga 139 shtete, e fundit në Europë, në Indeksin e Sundimit të Ligjit, 2020-2021 të publikuar së fundmi nga “World Justice Project”, një institut kërkimor ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria merr 0.49 pikë, me rënie me 0.01 pikë në raport me një vit më parë (zero është vlerësimi më i ulët dhe 1 është më i lartë)
16 Tetor 2021, 10:01 -
Ulen infektimet nga COVID në vend, regjistrohen 195 raste të reja dhe 9 viktima në 24 orë! 1.8 mln vaksinime në gjithë vendin
Gjatë 24 orëve të fundit, infektimet nga koronavirusi kanë pësuar një ulje të ndjeshme. Si rezultat i 2.569 testimeve kanë rezultuar pozitivë 195 qytetarë, e ndërsa 9 të tjerë nuk e fituan dot betejën me COVID.
11 Tetor 2021, 18:03 -
-
Prezencë reshjesh në vend, policia në terren! Të dehur dhe pa leje drejtimi, arrestohet 24 shoferë dhe pezullohen 109 patenta në 72 orët e fundit
Në kuadër të parandalimit të aksidenteve, policia e shtetit ka intensifikuar kontrollet dhe monitorimin e automjeteve në të gjithë vendin, edhe për shkak të shirave dhe lagështisë në rrugë.
8 Tetor 2021, 14:00 -
14 vjet krime/ Skeda e Erjon Llapushit që vrau kamarierin në Elbasan, nga plagosja, kanosja, zhvatja e pasurisë tek vrasja! U arrestua 4 muaj para krimit për trafik, por e shpëtoi drejtësia
Kryekamarierin Gazment Kurmaku e vrau drejtësia e korruptuar. Vrasësi Erjon Llapushi u arrestua në maj 2021 për trafik njerëzish. Duhej të dënohej deri në 7 vite burg, por ia hodhi drejtësisë. Në 2019 u arrestuar për marrje pasurie me dhunë, duhej të dënohej deri në 8 vite, por u lirua. Më parë është arrestuar për plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje. Nisi aktivitetin që në 2007 me tentativë për vrasje
8 Tetor 2021, 12:50
