109-vjetori i Pavarësisë, i treti përvjetor me kremtime të kufizuara! Festimet nisën nga Vlora ku u ngrit Flamuri! Të pranishëm Rama, Meta dhe Nikolla (VIDEO)

Shqipëria feston sot 109-vite nga krijimi i shtetit. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.

Në festimet e sotme në Vlorë dhe në Tiranë apo në qytete të tjera të vendit kishte shumë shqiptarë nga Kosova dhe trevat e tjera.

Në mbledhjen e ditës së enjte të 2 qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë, u vendos që në kufirin mes dy vendeve do të ketë lehtësim qarkullimi sidomos pikën kryesore të kalimit të dy vendeve tona, në Morinë. Dy ministritë e Brendshme kanë rënë dakord për një sistem monitorimi të pikave doganore me kamera pa kontrolle fizike duke e bërë kufirin krejtësisht fluid. Një sistem kamerash do të vendoset në kufi dhe qarkullimi do të bëhet pa ndalim.

Ky është viti i tretë radhazi që vendi nuk e feston me të gjitha aktivitetet që meriton këtë ditë. Kjo për shkak të pandemisë dhe masave anti COVID në këto 2 vitet e fundit, ndërsa në vitin 2019 për shkak të tërmetit të 26 nëntorit që mori jetën e 51 qytetarëve.

Sigurisht në këtë ditë të rëndësishme për kombin tonë nuk mund të mungonte urimi i kryeministrit. Edi Rama e ka shoqëruar urimin e tij edhe me logon e aeroportit të ri të Vlorës.

I dyti pas kryeministrit, ka shprehur urimet e tij për ditën e flamurit presidenti Ilir Meta. Me një video të veçantë ku paraqiten në mënyrë kronologjike të gjitha arritjet e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, ka zgjedhur të uroj 109-vjetorin ministrja e Jashtme Olta Xhaçka.

Urimin e saj për të gjithë shqiptarët ka dërguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo është shprehur se Kosova do të vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë në të mirë të interesit të përbashkët.

Pak histori!

Me aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali njoftoi gjashtë Fuqitë e Mëdha: Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë. Po ashtu, u njoftuan edhe shtetet ballkanike: Rumania, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Greqia e Turqia, duke u kërkuar njohjen e pavarësisë, si rrjedhojë e natyrshme e vullnetit të popullit shqiptar. Më 28 Nëntor, Ismail Qemali u shpall kryetar i Kuvendit dhe kryetar i parë i qeverisë së shtetit shqiptar. Pavarësia u shpall për të gjitha trojet shqiptare dhe ministrat u zgjodhën nga të gjitha krahinat shqiptare. Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar. Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Evropës.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:48
FOTO/ Dita e Pavarësisë, Dubai ‘vishet’ kuqezi

Ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa, në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë është ‘veshur’ me ngjyrat e flamurit kombëtar kuqezi.

Ka qenë deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ka shpërndarë këtë pamje në rrjetin social Facebook.

Ora 21:22
VIDEO/ Shqipet e Anglisë 'e kallin' në mes të Londër për 28 nëntor! Nga Ferrari te Audi R8 valëvisin flamurin shqiptar, shpërthejnë fishekzjarrët

28 Nëntori nuk është festuar vetëm në Shqipëri, por nga të gjithë shqiptarët në mbarë botën.  Shqiptarët në Londër kanë gjetur një mënyrë shumë të veçantë për të festuar. Me makinat luksoze, nga Ferrari tek Audi R8, ato kanë lëvizur në rrugët e Londër teksa valëvisin flamurin shqiptar. Ndërkohë, atmosferë festive ka pasur edhe në Amerikë.

Ora 16:52
FOTO-LAJM/ Dita e Pavarësisë, ish-anëtari i RENEA-s vesh kalin kuq e zi dhe bën paradë në sheshin 'Nënë Tereza'

109-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, përveç ceremonive zyrtare, është festuar edhe në mënyra të veçanta. I tillë është Shkëlzen Brahaj, ish-anëtari repartit elitë të RENEA-s i apasionuar pas kuajve, i cili zhvilloi një paradë në sheshin 'Nënë Tereza'.

I veshur me ngjyrat e flamurit dhe me kalin e zi, Brahaj festoi në mënyrën më origjinale të mundshme. Ai, gjatë kohës që ishte pjesë e RENEA-s, ka shërbyer edhe në situatat e vështira të luftës ndaj kanabis sativa në Lazarat.

Ora 11:34
Ngritën flamuri kuqezi dhe vendosën kurora me lule pranë obeliskut te Besëlidhjes, kështu u festua dita e Pavarësisë në Lezhë

Si në të gjithë Shqipërinë, ashtu edhe në Lezhë u kremtua këtë të diele 109-vjetori i shpalljes së pavarësisë. Ceremonia u zhvillua pranë obeliskut të Besëlidhjes në qendër të qytetit, ku u ngrit flamuri dhe u vendosen kurora me lule nga autoritete lokale në përkujtim të kësaj ngjarje të rëndësishëm për kombin shqiptar. Gjok JAKU Prefekt i Qarkut Lezhe

Prefekti i Qarkut të Lezhës, Gjok Jaku, ka uruar shqiptarët për ditën e flamurit dhe të pavarësisë së vendit tonë.

“Kjo ditë e shenjtë për flamurin tonë kombëtarë, na bën krenarë te gjithëve. Ky flamur na prinë përpara për ditë më të mira, për progres dhe integritet. Në emër të qeverisë shqiptarëve dua përshëndesë komuniteti lezhjan, që është mbështetje në përparimin e përditshme të Bashkisë së Lezhës”, tha Jaku.

Përfaqësuesit lokal dhe deputeti i Partisë Socialiste Eduard Ndreca, vlerësuan sakrificën e të gjithë atyre që kontribuuan për pavarësinë e vendit.

"Sot është dita më e rëndësishme e historisë sonë, është dita kur kurorëzua mundi dhe sakrifica e këtij populli për tu çlirua nga pushtuesi turk dhe për të pasur pavarësi. Ne duhet ta kujtojmë këtë sakrificë dhe mund.” , u shpreh Ndreca.

Në aktivitetin e organizua nga bashkia për 109-vjetorin e shpalljes së pavarësisë ra në sy mungesa e përfaqësuesve të opozitës në Lezhë.

Ora 11:04
VIDEO/ Luftuan për këtë ditë por janë në qelitë e Hagës, nderohen Thaçi dhe Veseli! Një flamur i madh me portretet e tyre në hyrje të Prishtinës

 

Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, janë 2 prej 4 ish-komandantëve të  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë në burg në Hagë. Por shqiptarët nuk e harrojnë kontributin  e tyre për kombin.

Me rastin e 109-vjetorit të Pavarësisë është vendosur sot në hyrje të Prishtinës një flamur i madh me fotografitë e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.

“Ne bashkërisht, me disa bashkëluftëtarë, por edhe disa të rinj, kemi vendosur dhe kemi punuar një flamur me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë”, tha njëri nga organizatorët.

Ora 10:41
Festa e Flamurit/ Osmani dhe Kurti, homazhe në Prekaz: Vlerësim sakrificës së atyre që nderuan ngjyrat kuqezi

 

Në kuadër të festimet të 109-vjetorit të Pavarësisë, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti kanë zhvilluar homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, për të nderuar familjen Jashari.

Presidentja Osmani tha se janë në Prekaz për të nderuar sakrificën e brezave të shumtë.

“Jemi këtu sot më 28 nëntor, për të nderuar sakrificën e brezave të shumtë, e cila kulmoi me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912, por vazhdoi edhe me shumë sakrifica të shqiptarëve për liri. Prandaj, sot e filluam ditën tek komandanti Adem Jashari dhe Familja Jashari, për të nderuar sakrificën e tyre, sepse 28 Nëntori, përveç simbolikës së shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, është edhe datë kur ka lindur komandanti Adem Jashari dhe kur për herë të parë ka dal publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, tha Osmani.

Albin Kurti vlerësoi se 28 Nëntori lidhet me ngjarjet e rëndësishme historike të vendin tonë.

 “Datë themelore e identitetit kombëtar-shqiptar, e që lidhet me ngjarjet më të rëndësishme historike tonat. Prej Skënderbeut në Krujë, te Ismail Qemali në Vlorë, te Adem Jashari në Prekaz dhe padyshim që kjo është një ditë e cila na mbush me gëzim, me krenari dhe përgjegjësi, për shkak se detyrat para nesh për të ngritur mirëqenien e qytetarëve tanë, për të zhvilluar vendim, për të shtuar demokracinë në vendin tonë, janë më të rëndësishme se kurrë më parë.  Përkulemi dhe nderojmë ata që sakrifikuan dhe u flijuan për liri, për pavarësi e për bashkim”, u shpreh tutje kryeministri Kurti.  

Ora 10:23
Ceremonia për 28 Nëntorin, Rama nuk përshëndet kryebashkiakun e Vlorës, Lelin

 

Në ceremoninë e organizuar pak minuta më parë në Vlorë, që nisi siparin e festimeve për 109-vjetorin e Pavarësisë, ka patur edhe një 'incident' të vogël mes Ramës dhe kryebashkiakut Leli.

Rama ka kaluar pranë tij dhe nuk e ka përshëndetur, duke e anashkaluar Lelin.

Ora 10:09
Nisin kremtimet e 109-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë! Meta, Rama dhe Nikolla në Vlorë

Në Vlorë kanë nisur festimet për 109-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Ngritja e Flamurit është bërë në sheshin me të njëjtin emër në Vlorë. Në ceremoni janë të pranishëm Presidenti Ilir Meta, kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe Kryeministri Edi Rama.

 

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 29/11/2021 07:33

    Ky nentor pavarsie eshte hera e fundit qe do shikojme nje president hajdut qe ben si patriot.

    Përgjigju
  • emigranti usa: 28/11/2021 22:46

    likja i albonistonit meriton nje medalje ari per ditn e pavarsise

    Përgjigju
  • Aliu: 28/11/2021 20:30

    Vetëm kur është dita e pavarësiseë bëjmë kot si patriotë ne. Njerëz më të pafe, e më të pafytyrë nuk ka. Gjithë ditët e vitit vetëm vjedhin, shajnë e bëhen lëmsh me njeri tjetrin dhe kur vjen dita e pavarësisë (shyqyr që iku vetë turku në 1912, se të ishte për ne akoma këtu do ta kishte ushtrinë), bëjnë sikur duhen shumë.

    Përgjigju
    • se lun topi: 28/11/2021 23:09

      me mire se e ke the sthuhet, por kujt ja thu se.

  • Shkelqimi: 28/11/2021 20:05

    Shume mire beri Rama qe nuk e pershendeti kryetarin e bashkise sepse ai nuk pranoi te behej deputet sepse i dilte me mire llogaria sia hajdut bashkie. Njeri fallco dhe pa pike dinjiteti dhe ne vlore nuk e do askush.

    Përgjigju
  • Tosi: 28/11/2021 17:50

    Dinjiteti dhe integriteti jane vlera qe nje udheheqes ne nje vend demokratik duhet ti kete medoemos. Mos respekti ndaj hirearkise kushtetuese ne nje shtet dhe mungesa e etikes se nje zyrtari, vecanerisht te larte, si kreu i qeverise, ne marredhenie me te zgjedhurit vendore kushdo qofshin, eshte treguesi me domethenes i lidershipit qe nuk duam dhe nuk i duhet Shqiperise. Per me teper eshte fyes kur demostrohet ne nje dite te tille te shenuar per Shqiperine qe duam dhe e aspirojme te jete.

    Përgjigju
  • Biba: 28/11/2021 11:02

    Po kjo eshte e sigurte qe eshte shqiptare familjarisht? Apo jane kthyer ne bullgare si gjithe gollot. Lumi mori shqiptarine me me shume pashaporta neper xhepa.

    Përgjigju
  • Festa: 28/11/2021 09:41

    Gezuar cdo shqiptar i ndershem festen e flamurit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja