-
Ministri gjerman për Europën takim me Ramën, kreun e SPAK dhe përfaqësues të opozitës: Të çohet përpara lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
Ministri gjerman i Shtetit për Europën u takua në Tiranë me zyrtarë të qeverisë, përfshirë kryeministrin Edi Rama, kreun e SPAK dhe përfaqësues të opozitës. Në fokus të bisedimeve ishte procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE si dhe fuqizimi i shtetit të së drejtës. Gjithashu, u fol edhe për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
23 Janar, 15:58 -
Bordi i Paqes/ Spiropali nga Stambolli: Shqipëria gati të marrë përgjegjësitë e saj si anëtar themelues
Sipas Spiropalit, bashkëpunimi me aleatët strategjikë, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë, çel një kapitull të ri në përpjekjet për zgjidhjen e konflikteve dhe ndërtimin e paqes së qëndrueshme në botë.
23 Janar, 14:45 -
'Shqipëria është magjike', Ivanka Trump publikon pamje nga Zvërneci, i shoqëron me këngën ‘Luleborë’ (VIDEO)
Në fotot dhe videot e publikuar shfaqen peizazhe natyrore, si deti apo gjelbërimi i zonës, si dhe pamjet nga larg të ishullit të Sazanit, ndërsa në sfond dëgjohet kënga shqiptare “Luleborë”.
23 Janar, 07:33 -
Ministri Salla prezanton Drejtoreshën e re të Përgjithshme të AKU: Siguria ushqimore, prioritet kombëtar dhe pjesë kyçe e integrimit europian
Ministri Salla shprehu mirënjohjen për drejtuesin e deritanishëm të institucionit dhe e falënderoi për angazhimin dhe kontributin e dhënë, si dhe i uroi suksese në detyrën e re Drejtoreshës së Përgjithshme, Blerina Gjylameti.
22 Janar, 13:51 -
Vajza e Donald Trump në Vlorë, takim me një studio arkitekturore për Sazanin dhe Zvërnecin! Darkojnë me kryeministrin Rama (VIDEO)
Ivanka Trump është akomoduar në një prej hoteleve luksoze në zonën e Ujit të Ftohtë. Gjatë lëvizjeve të saj në qytet, është zbatuar një strategji sigurie e rrallë për Vlorën: ndërrimi i automjetit në çdo ndalesë. Qeveria shqiptare i ka dhënë kompanisë së Kushnerit statusin e “investitorit strategjik” për zhvillimin e një resorti luksoz turistik në ishullin e Sazanit.
21 Janar, 10:16 -
Rama: SPAK i vonuar, bëri sikur 21 janari nuk ekziston! S’ka drejtësi të re pa ndëshkimin e krimit më të egër të demokracisë! Homazhe në Bulevard
Në 15 vjetorin e vrasjes së 4 protestuesve të pafajshëm më 21 janar, kryeministri Edi Rama zbuloi se një nga arsyet pse kjo mazhorancë mbështeti reformën në drejtësi ishte ndëshkimi i përgjegjësve me pushtet. Përballë familjarëve të të vrarëve nga plumbat e shtetit të Sali Berishës, Rama nuk fshehu zhgënjimin ndaj SPAK që nuk e hetoi masakrën e 21 janarit derisa Strasburgu e quajti krim të pazbardhur shtetëror.
21 Janar, 09:46 -
-
Rama ndan pamje nga kantieri në autostradën Tiranë-Durrës: Ecuria e punimeve ka arritur në masën 86%
Në autostradën Tiranë-Durrës po punohet për zgjerimin e rrugës me nga dy korsi në secilën anë. Njëra korsi do të shërbejë për emergjencat, duke e bërë autostradën në përfundim të punimeve me nga katër korsi në secilin drejtim.
20 Janar, 15:42 -
Banka e Shqipërisë ekspozitë për paranë në një shekull, Gent Sejko: Historia na mëson sesi t’u përgjigjemi krizave
Këtë vit bëhet 1 shekull që kur është emetuar kartëmonedha e parë shqiptare. Në ambientet e Bankës së Shqipërisë është hapur ekspozita ku pasqyrohen 100 vitet e transformimit të monedhës kombëtare. Guvernatori Gent Sejko tha në çeljen e ekspozitës se historia na mëson sesi t’u përgjigjemi krizave.
20 Janar, 13:51 -
-
Rusia godet me dronë sistemin energjetik në disa rajone të Ukrainës
Rusia goditi gjithashtu me raketa qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, të hënën në mëngjes, duke dëmtuar ndjeshëm një strukturë të rëndësishme të infrastrukturës. Moska ka intensifikuar sulmet në sistemin energjetik të Ukrainës, duke përfshirë prodhimin, transmetimin e energjisë elektrike dhe impiantet e prodhimit të gazit, për shkak të temperaturave të ulëta që ndërlikojnë punimet e riparimit.
19 Janar, 20:49 -
-
Ministri Gonxhja ndan pamjet: Ekspozohet harta portulane e vitit 1455 të Bartolomeo Paretos, burim i pazëvendësueshëm për historinë
Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” ka sjellë pranë publikut një dëshmi unike të historisë europiane dhe shqiptare: ‘harten portulane te vitit 1455, te Bartolomeo Paretos, hartograf zyrtar i Papa Nikolles V’.
18 Janar, 20:16 -
Spiropali rrëfen përvojën në Ukrainë: Kievi jeton çdo ditë me sulme barbare!
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka rrëfyer nëpërmjet imazheve copëza nga vizita e saj zyrtare në Ukrainë, ku përshkruan nga afër realitetin e luftës në Kiev, në mes të dimrit dhe nën sulme të vazhdueshme nga ana e Moskës.
18 Janar, 16:54 -
-
Fier/ ‘Të dashuroj si i çmendur shpirt’, 45-vjeçari tha se vetëm e kishte komplimentuar, e motra e policit nxjerr mesazhet: Nuk e ka rrahur vëllai im, por ai është përndjekës
Altin Meçaj u dhunua brutalisht në pragun e shtëpisë. Ai thotë se e rrahu Fredi Lamaj për një koment që i kishte bërë të motrës. Kjo e fundit ka reaguar duke nxjerrë mesazhet dhe shihet që nuk bëhet fjalë vetëm për një kompliment. Ajo thotë se i vëllai nuk e ka dhunuar 45-vjeçarin.
16 Janar, 15:45 -
-
Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk ka qenë kurrë pengesë për paqen
Volodymyr Zelensky i ka kthyer përgjigje Donald Trump, i cili tha se udhëheqësi ukrainas po bëhet pengesë për një marrëveshje paqeje. Retorika e Trump, bie ndesh me atë të aleatëve evropianë, të cilët vazhdimisht kanë argumentuar se Moska ka pak interes për t'i dhënë fund luftës së saj në Ukrainë.
16 Janar, 11:43 -
Afera Partizani/ Apeli i GJKKO-së rrëzon Argita Berishën dhe dhëndrin, 25 pasuritë u mbeten të sekuestruara! 13 prej tyre me vlerë 20 mln euro (LISTA)
Familja Berisha është rrëzuar sërish nga gjykatat për pasuritë e sekuestruara për aferën Partizani. Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së dhe pasuritë e vajzës dhe dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha mbeten të sekuestruara.
16 Janar, 10:04 -
Rama ndan fotot nga Abu Dhabi: Mikpritje e paharrueshme, vendosëm piketa të reja të bashkëpunimit kuptimplotë që po forcohet dita-ditës
Edi Rama, krahas fotove, shkruan se pati një mikpritje të paharrueshme nga presidenti, ku dhe vendosën piketa të reja të bashkëpunimit kuptimplotë që po forcohet dita-ditës. Rama u nderua në Abu Dhabi me Urdhrin e Zayed, dekorata më e lartë civile e vendit.
15 Janar, 08:05 -
