-
Brukseli shtrëngon politikat e migracionit për pesë vitet e ardhshme, përdor vizat për të frenuar hyrjet e paligjshme në BE
Komisioni Europian ka prezantuar një strategji pesëvjeçare për migracionin që synon uljen e hyrjeve të parregullta përmes forcimit të bashkëpunimit me vendet jashtë BE-së. Strategjia parashikon përdorimin e vizave, tregtisë dhe mbështetjes financiare si mjete presioni për t’i nxitur vendet e treta të ndalojnë migracionin e paligjshëm drejt Europës. BE-ja thekson se masat do të respektojnë të drejtat themelore, ndërsa synohet tërheqja e migrantëve të kualifikuar për të plotësuar nevojat e tregut të punës.
30 Janar, 08:16 -
Trump: Shumë anije luftarake po shkojnë në Lindjen e Mesme, shpresoj të mos na duhet t'i përdorim! Irani: Jemi për negociata
Më herët gjatë kësaj jave, presidenti Donald Trump paralajmëroi Iranin se nëse nuk arrin marrëveshje për programin bërthamor, do të pësojë sulm më të keq se ai i qershorit 2025, ku u goditën objektet bërthamore. Ministri i Jashtëm i Iranit, tha se vendi i tij është i gatshëm për negociata.
30 Janar, 08:10 -
‘Më 27 janar 1990, ministri Simon Stefani, hartoi një plan masash’, zbulohet dokumenti me emrat e 13 të arrestuarve, për demonstratën e heshtur në Tiranë
Sipas Ramiz Alisë, vendet perëndimore po nxisnin ndryshimet politike në Europën Lindore, për zgjedhje të lira, pluralizëm politik, duke kërkuar “të shkatërrohet çdo gjë që mund të kujtojë socializmin”. Për të folur kundër demonstratës së 14 janarit 1990 dhe ngjarjeve në Lindjen komuniste, Ramiz Alia zgjodhi Kombinatin e Autotraktorëve “Enver Hoxha” në Tiranë, shumë punëtorë të të cilit do merrnin pjesë në demonstratë disa ditë më pas.
30 Janar, 08:05 -
‘Paralizohet’ Moska, regjistrohen reshjet më të dendura të borës në më shumë se 200 vjet
Kryeqyteti i Rusisë, Moska, ka përjetuar reshjet më të mëdha të borës në më shumë se 200 vjet gjatë këtij muaji. Grumbujt e borës arritën deri në 60 centimetra në disa pjesë të kryeqytetit të enjten. Reshjet rekord të borës u shkaktuan nga ciklone të thella dhe të gjera.
30 Janar, 08:02 -
-
-
Rusia po përdor Starlink për t'i bërë dronët e saj vrasës të fluturojnë më larg
Ukraina ka mbledhur prova për “qindra” sulme nga dronë rusë të pajisur me Starlink, tha të enjten Serhii Beskrestnov, një ekspert i teknologjisë ushtarake dhe këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës.
29 Janar, 21:39 -
Qumësht formule bebesh me toksina të rrezikshme, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit tërheq nga tregu produktin ‘Aptamil 1 Prontura’
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar tërheqjen e menjëhershme nga tregu të produktit për foshnja “APTAMIL 1 PRONUTRA”, pas konstatimit të pranisë së një bakteri të rrezikshëm i njohur si 'cereulide'.
29 Janar, 21:31 -
Greqi/ Pas vrasjes së Jani Aliajt një tjetër shqiptar plagoset me thikë në burg! 46-vjeçari tentoi të ekzekutonte mafiozin Jani Lala (EMRI)
Shqiptari i njohur me pseudonimin "Demos" u plagos pasditen e sotme, menjëherë pas transferimit të tij në burgun e Malandrinos. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
29 Janar, 21:00 -
Ylli Pata: Prapaskena e turpërimit të Strasburgut, kurth grek ndaj doktorit?
Ambasada greke në Tiranë, ka qenë e vetmja ku Sali Berisha ka shkuar për një event ceremonial në kuadrin e BE-së. Ndërkohë që me rastin Beleri, aleanca ndërmjet Berishës dhe Athinës mori një karakter real strategjik, ngase u kthye në një ngërç dhe betejë të fortë me Edi Ramën dhe vetëm Shqipërinë
29 Janar, 20:43 -
Rama ndan momente nga ekspozita 'Spaces in Dialogue': Një udhëtim në 22 vite projekte, të sjella si një arkiv i përbashkët
Kryeministri Edi Rama ndau momente nga aktiviteti, teksa shprrhet se u soll si një arkiv i përbashkët, një udhëtim në 22 vite projekte. Ekspozita u frymëzua nga vepra e artistit konceptual gjerman Thomas Demand.
29 Janar, 20:42 -
Interesat e kredisë për shtëpi pësuan përsëri rënie në 2025
Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare e interesit të portofolit të kredisë për blerje banesash nga individët në monedhën Lek në nëntor të vitit të kaluar ishte 4.2%, nga 4.52% që kishte qenë një vit më parë.
29 Janar, 20:40 -
Ligj i posaçëm/ Të gjitha ndërmarrjet shtetërore në proces likuidimi do të mbyllen! ‘Operatori Shtetëror’, do marrë në administrim pasuritë e shoqërive të vjetra
Të gjitha ndërmarrjet tregtare me kapital shtetëror mbi 51 për qind që prej vitesh janë në proces likuidimi do të mbyllen përmes një ligji të posaçëm.
29 Janar, 20:27 -
-
-
Tragjedia e Crans Montanës, Dy zyrtarë sigurie vihen nën akuzë për zjarrin fatal që la 40 viktima
Hetimi për zjarrin tragjik në Crans-Montana po zgjerohet. Katër javë pas ngjarjes që la 40 të vdekur, drejtësia zvicerane ka vënë nën akuzë edhe dy persona të tjerë, duke e çuar në katër numrin e të dyshuarve në këtë çështje.
29 Janar, 19:36 -
Monitorim satelitor në të gjithë vendin! Shqipëria zgjat me 11 muaj marrëveshjen me kompaninë amerikane Satellogic
Zgjatja e kontratës për 11 muaj vjen mbi bazën e një marrëveshjeje trevjeçare të nënshkruar më herët në vitin 2022, e cila i garantoi Shqipërisë kapacitet të dedikuar satelitor nëpërmjet dy satelitëve Albania-1 dhe Albania-2 të cilët u lëshuan në hapësirë në janar të vitit 2023.
29 Janar, 19:16 -
Jakin Marena: Rama me Trump, Berisha poshtërohet në Strasburg e drama në PD
Ndërprerja e fjalës në Strasburg tregon se Berishës përfundimisht ia kanë hequr ‘vizën’ edhe europarlamentarët e PPE, aleatët e djathtë të PD që dominojnë Asamblenë Parlamentare të KiE, që e kanë mbështetur këtë parti në mënyrë të vazhdueshme!
29 Janar, 19:05 -
Salianji denoncon ‘farsën’ në degën e PD në Himarë: Zgjedhje pa pyetur dhe duke përjashtuar anëtarët
Ervin Salianji tha se është e papranueshme që kreu i PD, Sali Berisha të shkatërrojë garat brenda partisë. Sipas tij, ajo ndodh në Himarë është e papranueshme për çdo demokrat që beson te parimet dhe te vota e lirë.
29 Janar, 18:59 -
'Parkimet dysh bllokojnë qarkullimin', Eksperti Qibini për Report TV: Ndëshkim për shkelësit e rrezikshëm, jo për gabime rastësore!
Eksperti i sigurisë rrugore Islam Qibini thotë se parkimet që bllokojnë qarkullimin dhe shpejtësia mbi normat e lejuara janë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve në Shqipëri dhe se masat ndëshkuese duhet të godasin drejtuesit problematikë, jo shkeljet e rastësishme.
29 Janar, 18:57 -
Debati për paraburgimet, ekspertët e huaj: Duhet të vendosim për tipologjinë e çështjeve që nuk do lejojmë më paraburgim
Magjistratë dhe ekspertë të huaj që do të japin kontributin e tyre në ndryshimet e kodit penal, kryesisht për çështjen e paraburgimeve sugjerojnë që të rishikohet tipologjia e veprave penale për të cilat një gjyqtar mund të vendosë një masë arresti. Në tryezën e thirrur nga Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari ekspertët ngjitën po nevojën e arsyetimit të këtyre masave nga gjyqtarët.
29 Janar, 18:44