-
Më shumë se 1 javë ‘blackout’, rikthehet në punë platforma e fiskalizimit, bizneset: 'Self-Care' ka ende probleme, frikë se na janë fshirë të dhëna
Pas më shumë se 1 jave e bllokuar, Platforma Qendrore e Lëshimit të Faturave të Fiskalizuara është kthyer në funksion, thotë Drejtoria e Tatimeve. Por vetë bizneset pohojnë se sistemi nuk është plotësisht operativ, pasi ende kanë vështirësi në kryerjen e veprimeve. Një tjetër shqetësim lidhet me të dhënat e kaluar që nuk shfaqen në sistem.
29 Janar, 18:24 -
Sulmet ruse në infrastrukturën energjetike, Zelensky: Ukraina ka diversifikuar furnizimet e saj me naftë dhe gaz
Volodymyr Zelensky u shpreh seështë siguruar furnizim me naftë dhe gaz për ukrainasit, pavarësisht sulmeve ruse. Zelensky shtoi se është arritur marrëveshje prej 50 milionë eurosh me Bankën Evropiane të Investimeve.
29 Janar, 18:17 -
SHBA/ Si Shtëpia e Bardhë po përdor imazhet me inteligjencë artificiale për propagandë dhe provokim politik
Ekspertët theksojnë se administrata Trump jo vetëm që i ka dhënë industrisë së IA-së liri pothuajse të pakufizuar rregullatore, por ka përqafuar teknologjinë për qëllime të brendshme propagandistike
29 Janar, 18:12 -
Spiropali pret Raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Europian: Viti 2026, fazë e re për integrimin e vendit në BE!
Procesi i negociatave me Bashkimin Europian dhe hapat drejt mbylljes së kapitujve u diskutuan sot në Tiranë, në takimin mes ministres Elisa Spiropali dhe raporterit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder.
29 Janar, 18:03 -
Duka nuk ka kundërshtarë, FSHF zyrtarizon emrat para zgjedhjeve të 16 shkurtit
Në përfundim të procesit të verifikimit, Komisioni konstatoi se 13 kandidatë për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së kanë marrë dy propozimet e nevojshme nga anëtarët e Asamblesë dhe plotësojnë kriteret për të qenë zyrtarisht pjesë e garës.
29 Janar, 17:59 -
Irani drejt një 'lufte me ndërmjetës' midis Amerikës dhe Kinës?
Për të kuptuar shpejtësinë me të cilën regjimi i Ajatollahëve po rindërton një arsenal konvencional, duhet të ndjekim një gjurmë që të çon në Pekin. Më 21 qershor 2025, kur SHBA-të goditën centralet bërthamore iraniane, Kina dhe Rusia treguan pafuqi.
29 Janar, 17:39 -
Gjeopolitika perëndimore dhe korrupsioni në Ballkan: Si përpjekjet e SHBA-së dhe BE-së për reformën në drejtësi nxitën centralizimin e pushtetit dhe dështuan drejtësinë
Perspektivat për integrimin evropian në Ballkanin Perëndimor mbeten të vështira për t'u matur. Ndërsa kryeqytetet rajonale vazhdojnë përpjekjet e tyre për të treguar përparim në fusha të ndryshme, veprimet e lidhura shpesh paraqesin vetëm një fasadë reformash. Kjo është veçanërisht e vërtetë në sferat shumë të diskutueshme të sundimit të ligjit dhe korrupsionit.
29 Janar, 17:00 -
-
Portofoli i qirasë financiare të bankave, në rritje me 12.6% në fund të 9-mujorit 2025
Qiraja financiare është një produkt i fokusuar kryesisht në financimin e mjeteve të transportit të bizneseve dhe individëve. Megjithatë, financimi me qira financiare përdoret edhe në financimin e pajisjeve dhe linjave të prodhimit të bizneseve, si edhe në raste të rralla për financimin e pasurive të paluajtshme.
29 Janar, 16:57 -
Anëtarësimi i Ukrainës në BE, Ministri i Jashtëm i Luksemburgut drejtuar Zelenskyt: Mos vendos ultimatum! Kemi rregulla dhe duhet t’i respektojmë
Në dhjetor të vitit të kaluar, Zelenskyy foli për mundësinë e pranimit të përshpejtuar të Ukrainës në BE, por theksoi se disa anëtarë e bllokojnë këtë për arsye politike, jo për shkak të zbatimit të reformave të caktuara në Ukrainë.
29 Janar, 16:51 -
Gjykata e Posaçme i bllokoi pasaportën, Belinda Balluku bën rekurs në Gjykatën e Lartë
Kërkesa e Belinda Ballukut për heqjen e bllokimit të pasaportës, pritet të gjykohet nga Gjykata e Lartë. Gjykata Kushtetuese ende nuk ka dalë me një vendim për rastin 'Balluku', pas shqyrtimit të ankimit të qeverisë.
29 Janar, 16:32 -
'Respektoni kushtet e vizës', ambasada amerikane në Tiranë: Qëndrimi i tejzgjatur në SHBA mund të sjellë pasoja të rënda
Teksa ka rishpërndarë deklaratën e Departamentit amerikan për Çështje Konsullore. ambasada sqaron se qëndrimi në SHBA përtej afatit të caktuar, mund të sjellë pasoja të rënda, si heqja e vizës, deportimi i mundshëm dhe pamundësia për të marrë viza në të ardhmen.
29 Janar, 16:19 -
Enver Robelli: Ismail Kadare, në 90-vjetorin e lindjes, çfarë mbeti pa u thënë
Më 28 janar 1936 në Moskë gazeta “Pravda” botoi artikullin “Kaos në vend të muzikës”. Ishte një sulm kundër muzikës së Dmitrij Shostakoviqit. Me këtë artikull filloi terrori stalinist kundër kompozitorit. Fushata kundër Shostakoviqit zgjati dy vjet.
29 Janar, 16:17 -
-
'Po veprojmë me përgjegjësi', Vuçiç reagon pas marrëveshjes Shqipëri-Kosovë-Kroaci: Në rajon ka aleanca ushtarake kundër Serbisë!
Gjatë një vizite në selinë e Gardës së Republikës në Beograd, ku u bë një analizë e detajuar e gjendjes dhe kapaciteteve operacionale dhe funksionale të ushtrisë serbe për vitin 2025, Aleksandër Vuçiç përdori aleancat ushtarake që po formohen kundër Serbisë në Ballkanin Perëndimor si justifikim për rritjen drastike e kapaciteteve ushtarake të vendit.
29 Janar, 16:08 -
U ekstradua dy ditë më parë nga Zvicra, GJKKO lë në burg 37-vjeçarin! U pagua nga ish-deputeti Ndoka për të vrarë vëllezërit Bami
GjKKO ka lënë në burg Jozi Krajën, i cili para dy ditësh u ekstradua nga Zvicra drejt vendit tonë. 37-vjeçari, në bashkëpunim me persona të tjerë ka pasur rolin e vëzhguesit, lokalizuesit dhe bashkëpunëtorit me qëllim vrasjen e Durim dhe Valter Bamit.
29 Janar, 16:02 -
'Shqipëria, me një nga përqindjet më të larta të paraburgimit në Europë, Lamallari: Të ndahemi nga politika e ashpër penale
Ministri Besfort Lamallari u shpreh se gjysma e të personave që ndodhen në paraburgim, nuk kanë vendim të formës së prerë. Lamallari shtoi se Kodi i Ri Penal do duhet të reflektojë marzhet e dënimit të zbatueshme në BE për të njëjtat vepra penale.
29 Janar, 15:53 -
Vuçiç: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të hyjë në fuqi në dhjetor të këtij viti ose në mars të 2027-ës
Futja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak duhet ta marrë pëlqimin e Kuvendit të Serbisë. Përfaqësuesit e Qeverisë kanë njoftuar vazhdimisht kthimin e shërbimit ushtarak vitet e fundit.
29 Janar, 15:46 -
Eduard Zaloshnja: Përse protestat e Berishës nuk zgjasin më shumë se 2 orë?
Ata pak mijë protestues që sjellin në bulevard degët e PD-së janë mësuar tashmë me ritualin e protestave të Berishës – pasi mbaron fjalimin “Baca”, ca çuna të organizuar hedhin molotovë e fishekzjarrë drejt Kryeministrisë, e pastaj shkojnë drejt shtëpisë…
29 Janar, 15:46 -
-
Gjermani/ Merz bën thirrje për më shumë vetëdije europiane
Europianët mund t'i realizojnë përfytyrimet e tyre qoftë edhe pjesërisht vetëm nëse e mësojnë edhe vet "gjuhën e politikës së pushtetit", tha Merz. Europa nuk është vetëm një zonë e fuqishme ekonomike me shumë potencial ekonomik, por është edhe një vend i vlerave dhe i rendit.
29 Janar, 15:33