-
-
Lufta në Ukrainë/ Donetsku në këmbim të garancisë për paqen: Oferta e Trump dhe dilema e Zelenskyt, në orët më dramatike
Zelensky po përballet me një ofertë që - sipas garancive të Trump - do t'i jepte fund luftës. Por lëshimi i pjesës së Donbasit që Moska nuk e ka pushtuar - përveçse është jashtëzakonisht jopopullore - do ta ekspozonte Ukrainën ndaj mundësisë së një sulmi tjetër shkatërrues.
23 Janar, 08:56 -
Veliaj padit Presidencën dhe Dadon, kërkon shpalljen e pavlefshmërisë të dekretit të emërimit si prokuror: Nuk kreu Shkollën e Magjistraturës, KLP ta shkarkojë (DOKUMENTI)
Veliaj ka depozituar sot në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, kërkesë-padinë për dekretin e vitit 2007-2012 duke kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të Ols Dados si prokuror. Sipas padisë, emërimi i prokurorit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin sepse nuk kishte kryer Shkollën e Magjistraturës dhe Presidenca e ka dekretuar emërimin pa kryer verifikimin. Veliaj kërkon nga KLP shkarkimin e prokurorit.
23 Janar, 08:34 -
'343 aplikime', Mbrojtja: Rritja e pagave dhe konsolidimi i shërbimit ushtarak si një karrierë e denjë motivon të rinjtë për t'u bërë pjesë Forcave të Armatosura
Rritja e pagave, konsolidimi i shërbimit ushtarak si një karrierë e denjë dhe afatgjatë, si dhe rikthimi i dinjitetit të uniformës, kanë ndikuar drejtpërdrejt në forcimin e besimit dhe motivimit të të rinjve për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
23 Janar, 08:26 -
SHBA 'del' nga OBSH, Trump firmosi tërheqjen 1 vit më parë! Kontribuonte rreth 18% të buxhetit të saj
Shtëpia e Bardhë njoftoi këtë të premte se plotësohet tërheqja e SHBA nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Kjo ndodh një vit pasi Donald Trump mori detyrën si President në 2025 dhe firmosi me një nga urdhrat e tij të parë ekzekutiv, tërheqjen e plotë amerikane nga Organizata e shëndetësisë të Kombeve të Bashkuara. Lëvizja erdhi në kuadër të kritikave për menaxhimin e pandemisë Covid-19.
23 Janar, 08:25 -
-
-
Rritet kërkesa për syze si të Macron, kushtojnë 659 euro! Kompania italiane: Me këtë publicitet i duan të gjithë
Syzet që Macron mban prej një jave për shkak të një hemorragjie nënkonjuktivale (një çrregullim jo i rëndë) kanë tërhequr shumë vëmendje, për gëzimin e sipërmarrësit italian Stefano Fulchir, pronar i kompanisë iVision Tech (që tani po rritet në Bursë), e cila në vitin 2023 bleu kompaninë franceze Henry Jullien, prodhuese në Lons-le-Saunier (Jura) të modelit Pacific S01 me çmim 659 euro.
22 Janar, 21:32 -
-
Donald Trump mendon se Groenlanda është 'gjigande' por a janë hartat ato që 'gënjejnë'?
Jetojmë në një botë të shtrembëruar edhe vizualisht, dhe rasti i Groenlandës është ilustrimi më i qartë. Ishulli i akullt, edhe pse është më i madhi në botë, me rreth 2.2 milionë kilometra katrorë, është në realitet 13 herë më i vogël se Afrika dhe afërsisht sa Republika Demokratike e Kongos. Megjithatë, në shumicën e hartave që shohim çdo ditë, Groenlanda shfaqet pothuajse me të njëjtat përmasa si kontinenti afrikan.
22 Janar, 20:58 -
SHBA i dhuron Kosovës skaner për kontrolle kufitare në vlerë prej 3 milionë dollarësh
Kjo teknologji e prodhuar në Shtetet e Bashkuara, në vlerë prej 3 milionë dollarësh, sipas Ambasadës amerikane në Prishtinë, do të ndihmojë autoritetet e Kosovës që të luftojnë kontrabandën e mallrave.
22 Janar, 20:48 -
-
Meta reagon nga burgu: Nuk bëj lojëra për shtyrje seancash! Më në fund kuptuan dallimin mes METE-s dhe Metës
Në reagimin e tij, Meta shprehet se nuk i shmanget drejtësisë dhe se është i gatshëm të përballet me akuzat, të cilat i cilëson si një farsë politike të orkestruar nga kryeministri Edi Rama.
22 Janar, 20:08 -
-
-
-
Jakin Marena: Berisha votoi Ramën nga frika e Trump, po Salianji pse e trembi?!
Për hir të së vërtetës Berisha ka frikë nga presidenti amerikan Donald Trump! Nuk i trembet për mungesën e mbështetjes për të ardhur në pushtet, pasi për këto punët e ardhjes në pushtet, Berisha e di si dreqi se sa kohë të jetë ai në krye të PD dhe opozitës jo vetëm që s’ka asnjë shans, por do të gremiset akoma më poshtë në rezultate!
22 Janar, 19:04 -
-
Çfarë është 'Bordi i Paqes' i Trump dhe cilat vende do t'i bashkohen?
Trump ka ftuar dhjetëra vende t’i bashkohen bordit që synon zgjidhjen e konflikteve globale, por mandati i tij ka alarmuar disa aleatë të SHBA-së, ashtu si edhe komenti i liderit amerikan se ai “mundet” të zëvendësojë Kombet e Bashkuara.
22 Janar, 17:54 -
PS merr hapin e parë: Komisionet e posaçme pa veton e PD! Mazniku: Ndryshojmë përbërjen për 'Territorialen'
Bashkëkryetari i PS në Komisionin e Reformës Territoriale Arbian Mazniku tha sot se mazhoranca do t’i kërkojë Kuvendit ndryshimin e përbërjes së komisionit, dhe heqjen e të drejtës së vetos, opozitës. Ky vendim tha Mazniku vjen për të mos penguar punën, në një kohë kur PD ka paralajmëruar bojkot të reformave.
22 Janar, 17:47 -