-
KPA ndryshon vendimin e KPK-së, shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit Gëzim Çopa
Gëzim Çopa filloi punë si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Tiranës në vitin 2005 dhe më pas në vitet 2009-2014 punoi në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI në detyrën e ndihmës inspektorit dhe më pas si sekretar i Përgjithshëm.
16 Dhjetor 2025, 18:20 -
-
Diskutohet projektligji ‘për bilbilfryrësit’, Manja: Kundër korrupsionit. Korreshi i PD: Spiunë me grada
Në funksion të forcimit të luftës kundër korrupsionit, qeveria i dërgoi kuvendit një draft të ri ligjor për sinjalizuesit apo bilbilfryrësit dhe mbrojtjen e tyre. Çdo institucion publik dhe privat me mbi 650 punëtorë duhet të ngrejë njësi përgjegjëse që sinjalizon rastet e shkeljes së ligjit. Për opozitën, ky draft i ri është i destinuar të dështojë, ashtu si ligji aktual i miratuar në 2016.
15 Dhjetor 2025, 17:40 -
-
-
-
-
Probleme me pasurinë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon nga detyra prokuroren e Elbasanit, Rajmonda Berisha
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë sot në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të prokurores së Elbasanit, Rajmonda Berisha Kopaçi.
11 Dhjetor 2025, 19:25 -
-
-
-
-
Trafikuan 2.4 ton marijuanë e kokainë, SPAK godet 'rrjetin' në Fushë-Krujë! 10 të arrestuar, mes tyre djali i ish-deputetit të PS Rraja, 4 në kërkim! Sekuestrohen 430 mijë € (EMRAT)
Në krye të grupeve dyshohet Islam Sefa, aktualisht në burg për trafikun e 3.3 mln € marijuanë. Në pranga përfunduan dhe djali i ish-deputetit Rrahman Rraja dhe 2 kushërinjtë e tij. Gjatë kontrolleve te Rrajat, u gjetën 430 mijë €, automjete dhe Rolex. Në kërkim u shpall vëllai i kreut të grupeve, që dyshohet se drejtonte kultivimin e drogës në Krujë, zonë ku Rrajat janë të njohur për problemet e shumta me ligjin.
10 Dhjetor 2025, 09:35 -
ILD, Metani: Bashkëpunim institucional dhe planifikim strategjik për një drejtësi të pavarur
Në Tiranë u zhvillua sot një aktivitet i posaçëm kushtuar historikut dhe zhvillimit të inspektimit disiplinor në Shqipëri, ku Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, prezantoi për herë të parë një botim të plotë arkivor mbi evolucionin e shërbimit të inspektimit gjyqësor që nga viti 1912 deri në ditët e sotme. Gjatë aktivitetit u theksua rëndësia historike dhe kushtetuese e këtij institucioni, si dhe roli i tij në forcimin e integritetit dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë.
9 Dhjetor 2025, 20:28 -
-
Këshilli i BE-së e fut Kosovën në listën e vendeve të sigurta në legjislacionin për azilkërkuesit
Blloku shpreson se këto akte ligjore do ta forcojnë zbatimin praktik të koncepteve kryesore të vendeve të sigurta në legjislacionin e BE-së për azil, synimi i të cilave është të vendosin procedura më të shpejta dhe më efektive azili për ata që nuk duhet të marrin mbrojtje brenda BE-së.
8 Dhjetor 2025, 17:58 -
Evropa sot përballë SHBA dhe sfidave ndërkontinentale, autori Jeremie Gallon dhe mësimet nga Henry Kissinger: Për BE Trump është një mundësi me rreziqe
Në podkast është trajtuar në kohë pozicionimi i Bashkimit Evropian sot, rritja dhe shkëlqimi, e deri tek një moment “ngërçi” përballë Shteteve të Bashkuara të Amerikës me në krye presidentin Donald Trump e deri tek pozicionimi i munguar i organizatës në tryezën e negociatave për dhënien fund të luftërave në botë.
6 Dhjetor 2025, 19:08 -
Hetimi britanik: Putin autorizoi helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal
Në përfundimet e tij, kryetari i hetimit, ish-gjyqtari i Gjykatës Supreme të Mbretërisë së Bashkuar, Anthony Hughes, tha se ishte i sigurt që një ekip i oficerëve të inteligjencës ushtarake ruse, GRU, kishte tentuar ta vriste Skripalin, i cili ia kishte shitur sekretet ruse Britanisë dhe ishte zhvendosur në këtë shtet pas një shkëmbimi spiunësh më 2010.
4 Dhjetor 2025, 17:31 -
-
-
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës në Elbasan, sherr ortakësh apo pazare droge? I treti i arrestuar, bashkëpunëtor në krim! Rezulton me precedentë (EMRI+FOTO+VIDEO)
Policia e Elbasanit arrestoi personin e tretë për vrasjen e Mondi Mëhallës mbrëmjen e së dielës. 29 vjeçari nga Përrenjasi dyshohet se ishte bashkëpunëtor në krim, me precedent kriminal. Policia po heton, përveç konflikteve për biznesin, edhe ato të drogës.
3 Dhjetor 2025, 09:41
