-
Incidenti/ Komisioni i Vetingut: Dritan Gina hyri me forcë në sallë, sjellja e tij nuk riparohet edhe sikur ta çonim për ‘riedukim’ në Shkollën e Magjistraturës
Komisioni i Vetingut shprehet se për të shkarkuar nga detyra prokurorin Dritan Gina do të mjaftonte vetëm përplasja e tij me gardën dhe hyrja me forcë në sallën e seancës dëgjimore në 22 shtator 2021.
29 Tetor 2021, 18:27 -
-
Biden tur në Europë për G20, pas takimit me Papën, 'gjen paqen' me Macron
Presidenti amerikan Joe Biden ka nisur turin në Europë, ku zhvilloi një takim me Papa Françeskun në Vatikan. Mësohet se Biden ka falënderuar ndihmën që Papa jep për të varfërit në të gjithë botën. Ndërkohë, tensionet mes Australisë dhe Francës pas prishjes së marrëveshjes së nëndetëses, ka qenë fokusi i diskutimit në takimin mes Biden dhe presidentit francez Emmanuel Macron.
29 Tetor 2021, 11:07 -
-
Rasti “Kavala”, çfarë fshihet pas dëbimit të 10 ambasadorëve nga Erdogan
Pas sulmit të ashpër ndaj diplomatëve të huaj, spikat strategjia e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan:ai po luan aktualisht fort në disa fusha (Libi, Qipro, Siri, Afganistan, Afrikë) me rritjen eksponenciale të rreziqeve që lidhen me durimin e aleatëve të saj, të djeshëm dhe të sotëm.
29 Tetor 2021, 01:22 -
Errësira që u bë dritë 51 vite më parë...Historia e elektrifikimit të Shqipërisë
Kriza energjetike e ka gjetur Shqipërinë në 51 vjetorin e përfundimit të elektrifikimit. Me 216 hidrocentrale aktive dhe ende nuk sigurohet prodhimi i nevojshëm energjetik për vendin. Por Shqipëria vijon të jetë në ‘dorë’ të motit.
28 Tetor 2021, 21:44 -
-
Intervista/ Ish ministri i drejtësisë: Vettingu të mbarojë sa më parë, u tejzgjat! Harta gjyqësore e KLGJ jo transparente! Politika do duhej t'i ishte nënshtruar vettingut
Për ish-ministrin e drejtësisë Eduart Halimi sot avokat, i gjithë faji për mungesat e gjyqtarëve e prokurorëve në vend, është i institucioneve të drejtësisë së re, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe atij Gjyqësor. Sipas tij, këto institucione s’kanë vizion dhe nuk janë transparente me publikun. Në një intervistë për ReportTv, Halimi thotë se vettingu duhet të kishte nisur nga politika, pasi pastrimi i drejtësisë nuk e dha efekte për klasën e korruptuar politike.
27 Tetor 2021, 18:24 -
Realiteti i vështirë i Brexit po godet Britaninë, Boris Johnson mendon se tashmë nuk mund të jetë më vetëm ‘partia e biznesit’
Kryeministri dëshiron të riparojë ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar pasi ajo del nga një situatë e vështirë duke rritur produktivitetin, aftësitë dhe pagat. Detyra e tij po vështirësohet ditë mbas dite nga rritja e inflacionit, mungesa e mallrave dhe defiçiti masiv i buxhetit të qeverisë.
27 Tetor 2021, 16:06 -
DREJTËSIA/ Pas Ken Dhimës, drejt shkarkimit edhe gruaja e tij gjyqtare, nuk justifikon 550 mijë USD asete! Historia dhe ‘bëmat’ e çiftit
Komisioni i Vetingut pritet të shkarkojë nesër gjyqtaren e Tiranës Klorinda Çela, bashkëshortja e gjyqtarit të Vlorës Ken Dhima. Gjyqtarja dhurata dhe pasuri të pajustifikuara me vlerë 550 mijë USD. Dyshime për fshehjen e një apartamenti në Shëngjin 190 m2 dhe një dyqani në Tiranë me vlerë 220 mijë euro.
27 Tetor 2021, 15:23 -
Kërcënoi se do shpallte ‘non grata‘ 10 ambasadorë perëndimor, lideri i opozitës turke: Erdogan ka probleme mendore
Kërcënimet e fundit të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, për të shpallur ‘non grata’ 10 ambasadorë të perëndimit, ka shkaktuar reagim të fortë liderit të opozitës turke Kemal Kilicdaroglu , i cili e cilësoi Erdogan si një "psikopat që thotë çfarëdo i vjen në mendje”.
27 Tetor 2021, 10:08 -
Propozime nga PD dhe PS për ndryshimet kushtetuese, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Të mos ketë nxitim! Për vettingun e politikanëve të pyetet 'Venecia'
Përmes një deklarate për mediat, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) shprehet se është shumë e rëndësishme që të mos ketë asnjë nxitim në këtë drejtim. KShH nënvizon se ndryshimet që kërkohen në hartën territoriale-administrative të vendit duhen bërë pas studimeve konkrete dhe të thelluara.
27 Tetor 2021, 09:43 -
Kur esteti i njohur Uçi apelonte për leximin!
Pesë vjet më parë më 26 Tetor do të ndërronte jetë akademiku Alfred Uçi. Një sëmundje që po e gërryente ditë pas dite nuk mundi ta linte të jetonte më burrin vital, që pas formimit në Universitetin “Lomonosov” për Estetikë, kishte provuar të gjithë mundësitë e krijimit në disiplinën e vet dhe ca më shumë akoma në organizimin e të gjithë strukturave të kulturës kombëtare
26 Tetor 2021, 17:39 -
Banka Credins anëtarësohet në UN Global Compact
Banka Credins ka kënaqësinë të informojë që jemi anëtarësuar në UN Global Compact, duke mbështetur 10 Parimet bazuar në 4 shtyllat kryesore: të drejtat e njeriut, punësimi, mjedisi dhe antikorrupsioni. Nëpërmjet këtij anëtarësimi, ne shprehim angazhimin tonë për t’i zbatuar këto principe.
26 Tetor 2021, 15:47 -
Princesha e Japonisë martohet me të dashurin jo mbretëror! Gjithçka rreth historisë që na kujton dashuritë e mëdha të 'pamundura' të 'gjakut blu'
Princesha Japoneze Mako është martuar me të dashurin e saj jombretëror të kolegjit Kei Komuro në një ceremoni të qetë, duke shënuar kështu largimin e saj nga familja mbretërore. Mako, e cila mbushi 30 vjeç gjatë fundjavës, deklaroi fejesën e saj me Komuro para katër vjetësh. Por bashkimi i tyre është kundërshtuar prej vitesh nga mosmiratim publik dhe nga një skandal lekësh në të cilën është përfshirë e ëma e Komuro-s.
26 Tetor 2021, 14:48 -
Shtyhet seanca për Lulëzim Berishën, ish-kreun e Bandës së Durrësit! Në Gjykatën e Lartë shqyrtohet lirimi i tij me kusht në vitin 2016
Gjykata e Lartë shtyn seancën për Lulëzim Berishën, ish kreun e bandës së Durrësit. Për të gjykata e Lartë shqyrton një rekurs të prokurorisë së Durrësit lidhur me lirimin e tij me kusht në vitin 2016.
26 Tetor 2021, 10:55 -
-
'Molla e sherrit' mes Erdogan dhe perëndimit/ Analiza e Deutsche Welle: Rasti Kavala, sprova e re mes BE dhe Turqisë
Osman Kavala nuk është dënuar asnjëherë për ndonjë krim, e megjithatë ai qëndron në paraburgim prej katër vitesh. Kjo megjithë një vendim të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Këshilli i Europës në shtator kërcënoi Turqinë me masa disiplinore, duke u bazuar tek vendimi i Gjykatës Europiane, në rast se nuk e liron 64 vjeçarin.
25 Tetor 2021, 13:41 -
Kritikët e Erdoganit: Kërkesa për dëbimin e diplomatëve, shpërqendrim nga problemet ekonomike
Kundërshtarët politikë të Presidentit Tajip Erdogan thanë se thirrja e tij për të dëbuar ambasadorët e 10 vendeve aleate perëndimore ishte një përpjekje për të hequr vëmendjen nga vështirësitë ekonomike që po kalon Turqia. Nga ana tjetër diplomatët shpresojnë ende që dëbimet të shmangen.
24 Tetor 2021, 18:00 -
-
VIDEO/ Momenti kur grabitësit futen në banesën e biznesmenit për ta grabitur në Fushë Krujë! 10 persona të armatosur me maska dhunojnë dhe lidhin pronarin, marrin 100 mijë euro
Një biznesmen është dhunuar dhe lidhur gjatë një grabitje të banesës së tij në Nikël të Fushë-Krujës. Ngjarja ka ndodhur në orën 1 të natës, ku 10 persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në banesë dhe kanë vjedhur mbi 100 mijë euro. Report Tv ka siguruar videon nga grabitja me armë në banesën e biznesmenit Nazim Çangu.
24 Tetor 2021, 11:32
