Princesha e Japonisë martohet me të dashurin jo mbretëror! Gjithçka rreth historisë që na kujton dashuritë e mëdha të 'pamundura' të 'gjakut blu'

Tokio-Princesha Japoneze Mako është martuar me të dashurin e saj jombretëror të kolegjit Kei Komuro në një ceremoni të qetë, duke shënuar kështu largimin e saj nga familja mbretërore.

Çifti u regjistrua në zyrën vendore rreth orës 10 a.m, me orën lokale ditën e Martë, sipas Agjencisë Mbretërore Household, duke hequr dorë nga madhështia e shumicës së dasmave mbretërore.

Mako, e cila mbushi 30 vjeç gjatë fundjavës, deklaroi fejesën e saj me Komuro para katër vjetësh. Por bashkimi i tyre është kundërshtuar prej vitesh nga mosmiratim publik dhe nga një skandal lekësh në të cilën është përfshirë e ëma e Komuro-s.

Me qëllim që të qetësojë publikun, Mako refuzoi një pagesë një milion dollarë nga qeveria, të cilës asaj i takonte meqë po largohej nga mbretëria.

Në një konferencë për shtyp, Mako u shfaq së bashku me bashkëshortin e saj përpara një grupi gazetarësh. Të sapomartuarit kërkuan falje për çdo shqetësim apo problem të shkaktuar nga martesa e tyre dhe shprehën mirënjohje për ata të cilët i mbështetën.

“Për mua Kei është shumë i rëndësishëm, një ekzistencë e pandashme”- tha Mako, e veshur me një fustan pastel dhe perla.

“Deri më sot, kam qenë  e kufizuar në shprehjen e ndjenjave të mia, dhe ka pasur disa keqkuptime për këtë shkak”- tha ajo. “Ka qenë thjesht një spekulim. Jam ndjerë e frikësuar prej saj, dhe kam ndjerë gjithashtu trishtim.”

Komuro shprehet se katër vitet e fundit është ‘’keqinformuar”, por nga ana tjetër ai falënderon personat të cilët i kanë mbështetur gjatë periudhave të vështira.

“Unë e dua Znj. Mako. Kjo është një jetë e filluar nga fillimi, dhe do të dëshiroja që të kaloja jetën time i lumtur me personin që e dua.”- tha ai. “Mako dhe unë duam të ndërtojmë një familje të shëndetshme. Në të njëjtën kohë, unë do të dëshiroja të bëja të pamundurën për të mbështetur Mako. Momentet e bukura, momentet e pakëndshme, ne do të dëshironim të ishim bashkë dhe do të jemi të pandashëm nga njëri tjetri.”

Të sapomartuarit do të lëvizin në qytetin e New York-ut, ku Komuro punon një një kompani ligjore.

Si mbesa e perandorit, Mako nuk është në linjë trashëgimie për fronin- Ligji japonez mbi trashëgiminë vetëm për meshkujt e ndalon atë nga froni. Po ashtu, sipas ligjit japonez, anëtarët femra të familjes mbretërore duhet të heqin dorë nga titujt e tyre dhe të largohen nga pallati nëse martohen me një njeri të thjeshtë.

Mako, e cila tashmë nuk do të njihet më si princeshë, nuk është femra e parë e cila po lë familjen mbretërore japoneze. Më e fundit e cila e ka bërë këtë ka qenë halla e saj, Sayako, vajza e vetme e Perandorit Akihito, kur ajo u martua me planifikuesin urban Yoshiki Kuroda në vitin 2005.

Cifti kishte planifikuar të martohej në vitin 2018, por martesa e tyre ishte shtyrë sërish. Familja mbretërore u shpreh se shtyrja u bë për shkak të “mungesës së përgatitjes”, por disa dyshojnë se kjo erdhi për shkak se e ëma e Komuro nuk arriti të kthente 36.000 $ të cilat ajo i mori hua nga ish i fejuari i saj.

Komuro e hodhi poshtë, duke bërë dhe një deklaratë 28 faqesh në fillim të këtij viti, duke deklaruar se e ëma e tij besonte se lekët ishin një dhuratë dhe se ishte gati të paguante për të zgjidhur keqkuptimin. Por thashethemet e tabloideve filluan të kërkojnë në këtë mënyrë çdo aspekt të jetës dhe familjes së tij.

Disa japonezë nuk e shohin djalin e thjeshtë me një prind si të merituar për princeshën; disa media e kanë cilësuar atë si një “kërkues-ari” të pabesueshëm.

Spekulimet mbi Mako janë vërtetuar këtë muaj, ku pallati mbretëror zbuloi se ajo vuan nga nje çrregullim kompleks i stresit post traumatik. “Princesha ndihet pesimiste dhe e ka të vështirë të ndihet e lumtur për shkak të frikës së qëndrueshme se jeta e saj mund të shkatërrohet.”- ka thënë psikiatri i Princeshës Mako, Tsuyoshi Akiyama, drejtor i Qendrës Mjekësore NTT.

Komuro e ka lënë Japoninë për të studiuar në shkollën e Drejtësisë në Neë York në 2018 dhe është kthyer në Shtator për dasmën. Ai u kthye në Japoni i veshur sportiv me flokë të gjatë të lidhura bisht duke u bërë objekt diskutimi për mediat. Tabloidet shpërndanë fotot e flokëve të 30- vjecarit Komuro nga cdo cep, ku disa e kanë krahasuar atë me flokët e lidhura të samurajit. Në mediat sociale, disa e mbështetën atë për pamjen e tij, ndërsa disa të tjerë e konsideruan si të papërshtatshme për dhëndrin e nuses mbretërore. Komuro e preu bishtin e tij përpara dasmës.

Një jetë e qetë mbas largimit nga mbretëria

Largimi i Mako dhe Komuro nga familja mbretërore është krahasuar me një çift tjetër të famshëm – atë të Meghan Markle dhe Princi Harry.

Fejesa e Markle me Princin Harry të Britanisë ngjalli polemika kur u njoftua për herë të parë në Nëntor të vitit 2017. Disa besonin se një aktore amerikane e divorcuar dhe dyracore nuk kishte vend brenda familjes mbretërore britanike.

Me kalimin e kohës, tabloidet britanike mbi çiftin u bënë aq toksike sa Harry lëshoi një deklaratë në Nëntor 2016, duke dënuar "valën e ngacmimeve" që Meghan duhej të duronte. Përfundimisht, çifti u largua, duke lënë familjen mbretërore britanike në Janar 2020.

Por ndërsa dalja “dramatike” e Mako-s nga familja mbretërore është deri diku e krahasueshme me “Megxit” , termi i përdorur për largimin e çiftit britanik, ngjashmëritë përfundojnë aty- është shprehur Ken Ruoff, drejtor i Qendrës për Studime Japoneze në Universitetin Shtetëror Portland.

“Anëtarët e familjes mbretërore britanike rriten mes pasurisë së madhe. Dhe ata gjithashtu shpenzojnë shumë kohë duke mbledhur drejtpërdrejt para për qëllime të ndryshme bamirësie, kështu që e dinë se si funksionon. Kështu, kur Harry dhe Meghan shkuan në Shtetet e Bashkuara, duke treguar histori të ndryshme për familjen mbretërore, ata arritën të fitonin miliona e miliona dollarë”, tha Ruoff.

“Unë do të parashikoja se nuk ka pothuajse asnjë mënyrë që Mako dhe burri i saj i ardhshëm të sillen po në të njëjtën mënyrë pasi të martohen. Në fakt, mendoj se ajo që do të ndodhë është se ata thjesht do të zhduken."

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'