-
'Bie në rrjetë peshku i madh'... pas 2 muajsh në kërkim arrestohet në Romë Adriatik Llalla, kërkon azil politik në Itali! Burime:Komunikoi vetë me policinë italiane
I shpallur në kërkim prej disa kohësh, arrestohet në Romë, Itali, Adriatik Llalla. Lajmi është konfirmuar nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta. Nga sa mësohet Llalla është arrestuar në Romë në datë 10 dhjetor, teksa autoritetet shqiptare janë njoftuar ditën e sotme.
13 Dhjetor 2021, 12:34 -
-
Ekzekutimi i biznesmenit në Laç, Report Tv zbulon dëshminë e 22-vjeçarit Lika në polici: Vrasjen e kam bërë unë se djemtë e tij më rrahën! Babai dhe shoku s'kanë lidhje
Dëshmia e dhënë në polici nga 22-vjeçari Llej Lika i cili sëbashku me babain e tij Skëndër Lika dhe shtetasin Klajdi Gjexhaj (Beleshi) u arrestuan një ditë më parë për vrasjen e biznesmenit Rakik Roli në Sanxhak të Kurbinit.
12 Dhjetor 2021, 12:53 -
-
Ndryshimet në Statutin e PD Kuvendi i Berishës i miraton me ngritje duarsh! Komision rithemelimi merr në dorë PD-në për 4 muaj! Po humbe zgjedhjet ikën në shtëpi
Ndryshimet në Statut ia propozoi Kuvendit të thirrur nga Berisha, 4935 delegatëve por edhe militantëve të pranishëm, deputeti Oerd Bylykbashi. Statuti i ri i propozuar nga Sali Berisha u miratua me ngritje dore, duke e bërë të paqartë numërimin e votave se sa janë pro dhe sa janë kundër ndryshimeve.
11 Dhjetor 2021, 12:33 -
Vrasja e biznesmenit në Laç, arrestohen babë e bir! Report Tv siguron foton ekskluzive nga momenti i largimit të autorëve me Benz-in gri pas krimit! Gjendet dhe arma
24 orë pas ekzekutimit të biznesmenit Rakip Roli në Sanxhak të Kurbinit, janë vënë në pranga autorët e dyshuar, babë e bir Skënder e Llej Lika! Në pranga ka rënë edhe shoferi që i ka ndihmuar pas krimit. Burime për Report TV Skënder e Llej Lika janë prangosur në zonën e Fushë Milotit nga forcat policisë të Komisariatit të Kurbinit.
11 Dhjetor 2021, 10:58 -
Sërish bombardime në Afganistan, 2 të vrarë dhe 4 të plagosur nga shpërthimet e bombave në minibus
Dy persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën në shpërthime të veçanta bombash të premten në Kabul, tha qeveria e përkohshme talebane, ndërsa grupi terrorist Daesh mori përgjegjësinë.
11 Dhjetor 2021, 02:54 -
I dyshuar për grabitjen me armë të biznesmenit Nazmi Çangu në Nikël, lirohet Saimir Kuçi
Gjykata e Apelit të Tiranës liruar sot Saimir Kuçin, i cili është një nga autorët e dyshuar për grabitjen dhe dhunuesit e biznesmenit Nazmi Çangu në Nikël të Fushë Krujës. Apeli ka zhbërë masën ‘arrest me burg’ të dhëna nga Gjykata e Krujës dhe ka vendosur ‘Arrest shtëpie’.
10 Dhjetor 2021, 16:35 -
-
-
Vrasja e biznesmenit në Laç, dy djemtë e viktimës u hetuan në vitin 2017 për trafik droge
10 Dhjetor 2021, 09:33 -
7 plumba biznesmenit në Laç, pak metra larg derës së shtëpisë! Audi luksoz i 55-vjeçarit bëhet 'shoshë'! 2 djemtë e tij të hetuar për trafik droge! Zbulohen autorët
Biznesmeni i materialeve të ndërtimit po lëvizte me makinë luksoze tip 'Audi Q7' në momentin që është qëlluar për vdekje. 7 plumba e kanë kapur në trup 55-vjeçarin ndërsa në pamjet e siguruara nga Report Tv shihet se makina është shoshë dhe e larë në gjak. Policia ka identifikuar dy autorët e dyshuar të vrasjes, Skënder Lika, dhe djali i tij. Përplasjet për pronën dhe konfliktet e djemve të viktimës janë pistat e para.
10 Dhjetor 2021, 09:04 -
-
Aleanca e Turqisë me Emiratet e Bashkuara ka rritur ambicien e Erdogan, 'shpëtimi' i vetëm i krizës Izrael-Palestinë
Turqia mund të rregullojë marrëdhëniet me Izraelin nëse administrata e Tel Avivit ndërmerr hapa konkretë në lidhje me Palestinën, tha të mërkurën presidenti Recep Tayyip Erdoğan. Duke folur me gazetarët që e shoqëronin në Doha të Katarit, Erdogan tha se Turqia mund të nisë një proces të ngjashëm me Izraelin dhe Egjiptin nëse vendet ndërmarrin hapa të ngjashëm.
9 Dhjetor 2021, 01:58 -
Financonin politikanët për të fituar zgjedhjet, SHBA sanksione ndaj grupit të Zvonko Veselinoviç! Godet krimin e organizuar serb në veri të Kosovës
Shtetet e Bashkuara të Amerikës bllokojnë pasuritë dhe llogaritë bankare të 16 personave të krimit të organizuar dhe 26 kompanive. Pjesë e listës janë 13 serbë që veprojnë në Veri të Kosovës. Koka e krimit dhe trafiqeve shpallet Zvonko Veselinoviç i lidhur me Listën Serbe.
8 Dhjetor 2021, 17:55 -
-
Dekomunistizimi, Braho në Report Tv: Berisha në një karrige me Enverin! Rama, antienverist i tërbuar! Meta mund të vrasë veten
Ish-kryetari i komisionit parlamentar për Sigurinë Kombëtare referuar kërkesës për dekomunistizim, nuk është kundër por e vlerëson si marrje me imazhe të leckosura për konsum politik. Në një intervistë për Report Tv Spartak Braho kalon në skaner drejtuesit kryesorë të politikës, duke thënë se e djathta ka më shumë enveristë se e majta.
7 Dhjetor 2021, 16:00 -
Marsida Xhaferllari dhe Vitore Tusha 'tradhtojnë' dyshen Meta-Berisha!? Një mesazh që ka alarmuar Presidentin për fatin në janar
Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë në 18 janar vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta për shkelje të rënda të Kushtetutës, provokimin e cenimit të marrëdhënieve me SHBA, shantazh ndaj drejtësisë, thirrjeve për veprime të dhunshme, nxitje urrejtje, cenim të sigurisë publike etj. Që Ilir Meta të shkarkohet, pro vendimit të Kuvendit duhet të votojnë të paktën 5 anëtarë.
7 Dhjetor 2021, 14:59 -
Katër vite më parë humbën jetën 3 persona, por ende autoritetet s'kanë marrë masa për rrëshqitjen e gurëve në Torovicë! Banorët: Na bien në oborrin e shtëpisë, po flemë me frikë
Për shkak të motit të keq me reshje të shumta, gurë të mëdhenj kanë rënë në rrugë, e po ashtu edhe në oborret e banesave të banorëve që jetojnë në zonë, duke ngritur alarmin për rrezikun që i kanoset atyre.
7 Dhjetor 2021, 13:12 -
-
Refugjatët e pakicës myslimane të Minamarit Rohingya padisin Facebook, kërkojnë 150 miliardë dollarë: Lejoi gjuhën e urrejtjes ndaj nesh
Dhjetëra refugjatë Rohingya në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA kanë paditur Facebook, duke akuzuar gjigantin e mediave sociale se ka lejuar përhapjen e gjuhës së urrejtjes kundër tyre. Ata kërkojnë më shumë se 150 miliardë dollarë kompensim, duke pretenduar se platformat e Facebook promovojnë dhunën kundër pakicës së persekutuar. Por, Facebook nuk iu përgjigj akuzave.
7 Dhjetor 2021, 07:49