-
Qeveria e re në Maqedoni: Do legalizojmë kanabisin për përdorim personal dhe kultivim në shtëpi
Programi i qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut i dorëzuar nga kreu i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski parashikon edhe legalizimin e marijuanës për përdorim personal dhe kultivim në shtëpi. Kabineti i ri qeveritar pritet të marrë përkrahje në Kuvend ditën e shtunë, ku rrjedhimisht do të miratohet edhe programi qeveritar i paraqitur nga Kovaçevski.
12 Janar 2022, 17:08 -
Mori pjesë në një festë kur vendi ishte në izolim për shkak të COVID, Boris Johnson kërkon falje: Ka gjëra që nuk i bëmë siç duhet
Kryeministri britanik është vënë me shpatulla pas muri nga deputetët për një festë në oborrin e Downing Street në vitin 2020 gjatë një mbylljeje për shkak të COVID-it. Deputetët e opozitës kërkuan dorëheqjen e tij.
12 Janar 2022, 16:45 -
-
Ministrja e Ekonomisë: Nisim në mars kontrollet në biznese që s’deklarojnë pagat e plota! Parashikohet rritje ekonomike me 4.1% për vitin 2022! Paga minimale rritet në 1 korrik
Në mars tatimorët do të trokasin në dyert e mbi 10 mijë bizneseve që kanë fshehur deklarimin e pagave reale. Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimi sqaroi se për t’i shkuar deri në fund këtij shqetësimi është ngritur një grup special për analizat e riskut.
12 Janar 2022, 12:35 -
Inflacioni përtej parashikimeve, arrin në 3.7% në dhjetor! Ndikim kryesor rritja e çmimeve për transportin dhe shtrenjtimi i ushqimeve
Çmimet e mallrave të konsumit shënuan rritje të ndjeshme gjatë muajit dhjetor të 2021. INSTAT publikoi sot indeksin e Çmimeve të Konsumit që mat ndryshimin vjetor të çmimit të mallrave, ku rezulton se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në dhjetor 2021 është 3,7 %, ndërsa një vit më parë ky ndryshim ishte 1,1 %.
12 Janar 2022, 11:41 -
12 mijë euro për të shkuar në SHBA dhe Angli me martesa fiktive me bullgare, ekstradohet nga Gjermania trafikanti
63-vjeçari ishte shpallur në kërkim që nga 2018 gjatë operacionit “Garantuesi” të zhvilluar në Shkodër ku u shkatërruar një grup i strukturuar kriminal që merrej me trafikun e njerëzve drejt Anglisë dhe SHBA.
12 Janar 2022, 09:24 -
-
Nuk deklaroi makinën prej 13 mijë eurosh, prokuroria në Prishtinë padit ish-ministrin e Jashtëm, rrezikon gjobë ose burgim deri në 5 vjet
Sipas padisë theksohet se Skënder Hyseni në formularin e deklarimit të pasurisë nuk ka paraqitur të dhënat e kërkuara, duke mos deklaruar një veturë të tipit “Volksvagen”, në vlerë 13 mijë e 300 euro, në pronësi të bashkëshortes së tij
11 Janar 2022, 19:34 -
-
7 adoleshentët më të paguar përmes TikTok, shuma e 'çmendur' që fituan në vitin 2021
Aplikacioni TikTok është kthyer në një trend për të gjithë adoleshentët në mbarë globin, por ai po përdoret edhe si një biznes fitimprurës ata. Sëfundmi revista ‘Forbes’ ka publikuar 7 adoleshentet që kanë fituar më shumë para përmes TikTok gjatë vitit 2021.
11 Janar 2022, 16:59 -
Qytetarët po ikin nga Kosova, mijëra aplikime për viza në shtetet e BE-së
Numri i qytetarëve të Kosovë që aplikojnë për viza në shtetet e Bashkimit Europian po vazhdon të rritet çdo ditë. Për vizë në Gjermani në dhjetor të vitit 2021 kanë aplikuar mbi gjithsej 56 mijë qytetarë. Kurse, mbi 6 mijë qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për vizë në Ambasadën e Kroacisë. Mijëra aplikime ka pasur edhe për Slloveni e shtete të tjera.
11 Janar 2022, 16:56 -
Si të shpëtojmë nga kurthi i CINIZMIT
Ne po jetojmë në mesin e një pandemie globale, e cila zbuloi instinktet tona më të këqija, në momentet më të këqija. Jemi kaq të ndarë sa shëndeti publik është bërë një luftë për pushtet. E filluam një vaksinë, një inovacion në nivelin e zbritjes në Hënë, dhe më pas e mbajtëm vetëm për vendet e pasura, ndërsa të varfrit vuanin.
11 Janar 2022, 16:01 -
Hyn në fuqi udhëzimi i ri i Ministrisë së Financave, përjashtohen edhe taksistët nga zbatimi i fiskalizimit
Taksistët që përdorin taksimetër, janë kategoria e re që përjashtohen nga detyrimi për të lëshuar fatura të fiskalizuara. Në fletoren zyrtare është botuar udhëzimi i ri i nxjerrë nga ministria e Financave ku thuhet se krahas kategorive të tjera të përjashtuara, edhe taksistët nuk janë të detyruar për të zbatuar këtë detyrim.
11 Janar 2022, 14:16 -
-
Valeri Pecresse, konservatorja që synon të bëhet gruaja e parë presidente në Francë
Më 10 prill në Francë zhvillohen zgjedhjet presidenciale. Një nga kandidatet që pritet të paraqesë një sfidë serioze për presidentin e tanishëm Emmanuel Macron është konservatorja Valeri Pecresse, që synon të bëhet gruaja e parë presidente në Francë.
10 Janar 2022, 19:35 -
Vendimi/ Mbaron mandati i 2 anëtarëve të 'Kushtetueses' Përparim Kalos dhe Altin Binajt! Lëvizja e Vitore Tushës nuk e shpëton Ilir Metën
Zëvendësuan Besnik Imerajn dhe Fatos Lulos që ikën nga Vetingu, Gjykata Kushtetuese me kërkesë të kryetares Vitore Tusha deklaron mbarimin e anëtarëve Përparim Kalos dhe Altin Binajt, u emëruan në 2020 nga Meta dhe Kuvendi. Tashmë KED duhet të nisë procedurat për vendet vakante.
10 Janar 2022, 19:11 -
Milionat e BE-së për sundimin e ligjit në Ballkan "nuk po japin rezultate"
Auditorët e Bashkimit Evropian thanë se qindra milionë euro që blloku ka dërguar në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, që kishin për qëllim përmirësimin e sundimit të ligjit, thjesht nuk po japin rezultate
10 Janar 2022, 18:50 -
Kreditë e këqija zbresin në nivelin më të ulët historik! BSH: Kreditë me probleme 6.2%, u rritën aftësitë paguese
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në muajin nëntor të vitit të shkuar kreditë me probleme zbritën në nivelin më të ulët historik, në 6.20%. Ndikim pozitiv ka dhënë përmirësimi i gjendjes financiare të bizneseve dhe rritja e fuqisë paguese.
10 Janar 2022, 17:34 -
KESH blen me 17 mln euro 16 ditë energji elektrike! 3 ankande për 77.420 megavat energji
Për të garantuar 16 ditë energji elektrike, KESH ka blerë 17 milionë euro energji elektrike. Në total në tre ankande të hapura nga 1 deri më 8 janar janë blerë mbi 77 mijë megavat energji. Çmimi mesatar i importit ka qenë 230 euro për megavat.
10 Janar 2022, 17:10 -
I vdiq nëna, Kadri Veseli del nga paraburgimi në Hagë dhe kthehet në Kosovë (VIDEO)
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është liruar nga paraburgimi në Hagë dhe u kthye ditën e sotme në Kosovë për shkak se të premten e kaluar atij i ndërroi jetë e ëma. Veseli u kthye në Mitrovicë tek familja e tij në masa të rrepta sigurie.
10 Janar 2022, 16:52 -
Emigrantët për festat e fundvitit në atdhe! Operatorët turistikë: Hyrje-daljet të papërfillshme krahasuar me para pandemisë! Ekspertët: Të ardhurat të kënaqshme
Fluksi i emigrantëve apo turistëve që kanë hyrë në Shqipëri për fundvit ndihmoi në shtimin e qarkullimit të monedhave të huaja. Kjo ndikoi në shpenzimin e më shumë parave në vendin tonë duke dhënë ndikim pozitiv në ekonominë e brendshme. Por për operatorët turistikë fluksi i hyrje-daljeve nga Shqipëria është i papërfillshëm, krahasuar me periudhën para pandemisë.
9 Janar 2022, 10:31
