-
Korrupsion në tenderin rreth 1 mln $ për kanalin 'Agro', SPAK arreston ish- drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi! Në pranga edhe 3 punonjës
Korrupsion në tendera, SPAK arreston ish- drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 punonjës të tjerë të televizionit. Bëhet fjalë për tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh). Në pranga kanë rënë edhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj. Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre se ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi.
8 Tetor 2021, 21:15 -
Vijon rritja e çmimeve, shtrenjtohen me 13% zarzavatet, INSTAT: Inflacioni në muajin shtator arriti në 2.5%
Çmimet e ushqimeve në shtator të këtij viti vijuan të rriten. INSTAT thotë se në muajin e kaluar inflacioni ishte 2.5% dhe ndikimin më të madh e kishte shtrenjtimi i ushqimeve dhe i karburantit. Krahasuar me vitin e kaluar çmimi i zarzavateve është rritur me mbi 13%.
8 Tetor 2021, 20:23 -
INVESTIGIMI/ Dyshime për pastrim parash: Spitali me humbje i Elvis Naçit blihet nga Kryegjyshata bektashiane për një shumë të majme
Një kompani që operon në tregun e shërbimeve shëndetësore private dhe që ka një kapital negativ prej 60 milionë lekësh, u shit për një shumë prej 85 milionë lekësh nga fondacioni Firdeus te Kryegjyshata Bektashiane në një biznes që dukshëm nuk bën sens ekonomik por që tregon fuqinë financiare të organizatave bamirëse dhe komunitetve fetare.
8 Tetor 2021, 19:26 -
Një tjetër biznesmeni me shtetësi shqiptare i del emri në 'Pandora Papers', historia e indianit që bashkë me të vëllanë akuzohen se 'zhdukën' 725 milionë dollarë
Një tjetër emër i lidhur me Shqipërinë ka dalë në dokumentet e “Pandora Papers”. Nitin Sandesara, një biznesmen indian që ka pasaportën shqiptare, i akuzuar së bashku me të vëllanë për “zhdukjen” e 725 milionë dollarëve dhe është shpallur në kërkim nga India, rezulton në dokumentet e 'Pandora Papers' se ka mbledhur letra me vlerë dhe bono nga bankat nigeriane dhe i ka përdorur për të ngritur disa kompani në Ishullin e Virgjër Britanik (BVI) për të zgjeruar biznesin e tij të naftës.
8 Tetor 2021, 17:17 -
-
14 vjet krime/ Skeda e Erjon Llapushit që vrau kamarierin në Elbasan, nga plagosja, kanosja, zhvatja e pasurisë tek vrasja! U arrestua 4 muaj para krimit për trafik, por e shpëtoi drejtësia
Kryekamarierin Gazment Kurmaku e vrau drejtësia e korruptuar. Vrasësi Erjon Llapushi u arrestua në maj 2021 për trafik njerëzish. Duhej të dënohej deri në 7 vite burg, por ia hodhi drejtësisë. Në 2019 u arrestuar për marrje pasurie me dhunë, duhej të dënohej deri në 8 vite, por u lirua. Më parë është arrestuar për plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje. Nisi aktivitetin që në 2007 me tentativë për vrasje
8 Tetor 2021, 12:50 -
-
Në përpjekje për të mbrojtur lirinë e shprehjes, çmimi Nobel ndahet mes gazetarëve Dmitry Muratov dhe Maria Ressa
Çmimi i Nobelit të Paqes këtë vit u nda midis 2 personave, Dmitry Muratov dhe Maria Ressa për përpjekjet e tyre për të mbrojtur lirinë e shprehjes, e cila është një parakusht për demokracinë dhe paqen e qëndrueshme.
8 Tetor 2021, 11:25 -
Ndërtuesit raportojnë rënie të porosive, por pritshmëritë për rritjen e çmimeve mbeten në nivele rekord
Pavarësisht porosive në rënie, që nënkupton një tkurrje të kërkesës, parashikimet për rritjen e çmimeve vijojnë të jenë pozitive, madje me ritme më të larta se në muajt e mëparshëm. Balanca e përgjigjeve për pyetjen lidhur me ecurinë e çmimeve gjatë tre muajve të ardhshëm ishte pozitive, prej 18.5 pikë përqindje, më e larta që prej majit të vitit 2016, kur raportohen të dhënat nga Banka e Shqipërisë.
8 Tetor 2021, 07:55 -
Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë gropë e “zezë”, kërkohen 56.7 mln euro shtesë, mbyllja e punimeve shtyhet më 2023
Ndërtimi i 40 kilometrave në segmentin Qukës Qafë-Plloçë që lidh zonën malore të rajonit Juglindor me një rrugë të re, pritet të shtrihet në dy dekada dhe gati me dyfishim të kostove.
8 Tetor 2021, 00:04 -
Raporti, Trump fushatë trysnie për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve
Raporti i publikuar të enjten ofron një pasqyrë të re të përpjekjeve të ish-presidentit republikan, ende në detyrë, për të zhbërë rezultatin si dhe mbi ndikimin që ai synonte të ushtronte ndaj departamentit, duke u kërkuar drejtuesve të tij që t’i shpallnin zgjedhjet "të manipuluara". Sipas raportit zoti Trump i kishte përçmuar zyrtarët e lartë që nuk bënë asgjë për të përmbysur rezultatin
7 Tetor 2021, 22:00 -
-
Rritjen e çmimeve të ushqimeve në të gjithë botën e konfirmojnë edhe Kombet e Bashkuara, FAO: Niveli më i lartë i 10 viteve, bien ndjeshëm rezervat botërore
Të gjitha çmimet e mallrave ushqimore u shtrenjtuan në shtator në të gjithë botën njofton Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO). Shkak për këtë shtrenjtim është bërë shtrëngimi i kushteve të furnizimit dhe kërkesa e fortë për produktet kryesore si guri apo vaji.
7 Tetor 2021, 17:11 -
Kapet 'koka' e grupit kriminal në Shkodër, i shpallur në kërkim për vrasje me dashje, i gjendet dhe një pistoletë! Bashkëpunëtori i tij shpallet në kërkim, i sekuestrohen 80 kg kanabis
Drejtuesi i një grupi kriminal është vënë në pranga të policisë së Shkodrës në kuadër të një operacioni të koduar 'Alavana'. Policia njofton se është arrestuar Luverdo Kola, banues në Shkodër, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasje me dashje të mbetur në tentativë
7 Tetor 2021, 15:41 -
Shkrimtari nga Tanzania, Abdulrazak Gurnah fiton Çmimin Nobel në Letërsi
Romancieri nga Tanzania, Abdulrazak Gurnah është fitue si Çmimit Nobel në letërsi për vitin 2021. Ai fitoi këtë çmim me novelën "Parajsa" dhe u vlerësua për analizën e tij të pakompromis dhe të thellë të efekteve të kolonializmit dhe fatit të refugjatëve në hendekun midis kulturave dhe kontinenteve.
7 Tetor 2021, 13:21 -
Raporti tronditës i Kishës Katolike në Francë, thyen heshtjen pas 54 vitesh i abuzuari: Unë do të vdes me traumën e asaj që ndodhi
Një nga viktimat e abuzimeve seksuale nga kleri katolik në Francë, ka treguar për mediat makthin e përjetuar për 9 muaj në moshën 11-vjeçare. Sot ai është 65 vjeç dhe shpreson që të vihet drejtësi.
7 Tetor 2021, 12:27 -
Raporti i Bankës Botërore: 1/3 e popullsisë në Shqipëri jeton me 5.5 dollarë dita, varfëria këtë vit do të jetë 30.8%
Më shumë se 30% e popullsisë së vendit është në nivelin e varfërisë pasi sipas Bankës Botërore ata jetojnë me 5.5 dollar dita. Sipas raportit të fundit thuhet se varfëria pritet të bjerë këtë vit, por që rrezikohet nga rritja e çmimeve si dhe nga papunësia e lartë.
7 Tetor 2021, 12:25 -
Emigracioni dhe plakja e popullsisë ulin numrin e familjeve në vend për të dytin vit radhazi
Në 2020-n në vend kishte rreth 769 mijë familje, ose 2,637 familje më pak se një vit më parë, sipas Anketës së Buxhetit të Familjeve. Edhe në 2019-n, numri i familjeve ra me rreth një mijë, në krahasim me vitin e mëparshëm. Që nga viti 2018, kur u shënua numri më i lartë i tyre, në vend ka rreth 3,700 familje më pak (-0.5%).
7 Tetor 2021, 08:35 -
Franca raporton 216,000 të mitur të abuzuar në Kishë! Reagon Papa Francesku: Turp, lutem për viktimat
Një raport nga Kisha Katolike e Francës ka habitur opinionin publik ku numri i të miturve të abuzuar seksualisht prej 7 dekadash arrinte shifrën mbi 216,000. Ky raport, përveçse pati një mori reagimesh nga personazhe të ndryshëm publik e jo publik nuk mungoi as reagimi i Papa Franceskut i cili e cilësoi raportimin historik si të turpshëm.
7 Tetor 2021, 01:27 -
Ballkani 'bashkohet' në Romë përmes kinematografisë! Filma që ngjallin diskutime dhe detabe, një vizion i ndryshëm i shoqërisë i dhënë përmes ekranit
Shfaqjet e filmave në “Casa del Cinema” do të ofrojnë nëpërmjet ekranit, një mundësi të përvitshme për reflektim, diskutim, njohje të shoqërisë ballkanike dhe stimulim të bashkëprodhimeve italo-ballkanike.
6 Tetor 2021, 20:04 -
Ngec projekti i Rrugës së Arbrit
Kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë u mburrën në fillim të punimeve të Rrugës së Arbrit se projekti koncesionar do ta përfundonte ndërtimin një vit para afatit të parashikuar. Por afro gjashtë muaj nga afati, punimet sipas Ministrisë së Financave kanë ngecur dhe investimet nuk janë realizuar sipas planit.
6 Tetor 2021, 19:40
