Ministrja Ekonomi: Deri në fund të vitit nuk ka rritje të çmimit të energjisë për konsumatorët dhe biznesin e vogël! Investimi në sistem ka ulur humbjet në rrjet

Për konsumatorët dhe bizneset e vogla deri në fund të vitit 2021 nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike. Kështu deklaroi në ‘Sot live në Shqipëri’, në Report Tv, ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi, e cila tha se duhet të kemi besim tek menaxhimin i krizës nga qeveria, pasi do të garantohen konsumatorët fundorë.

Duke u ndalur tek investimet në sistem, ministrja Ekonomi u shpreh se janë ulur humbjet në rrjet, nga 25% që ishin më parë janë ulur në 20%. Ministrja tha se kjo krizë do të jetë e përkohshme dhe do të jetë deri në 6 mujorin e parë të vitit që vjen, ndërkohë që shtoi se edhe vetë konsumtorët duhet të ndryshojnë sjelljen e tyre për shpenzimet energjetike.

‘Ne prodhojmë energji ku bien reshje, prodhojmë në kohë të lagësht, nga Janar-Qershor ne nuk importojmë energji, por pas qershorit deri në tetor ose nëntor ne importojmë energji pasi nuk kemi pjesën e nevojshme. Ne importojmë në një treg ndërkombëtar. Ne kemi investuar në sistem, që të ulim humbjen në rrjet. Kemi qenë në humbjet në rrjet rreth 25% e sot jemi 20%. Ne nuk jemi bërë gati dhe futemi atje ndërmjet ndërmjetësve dhe përpiqemi të kapim çmimin më të lirë. Ne shkojmë në ankand dhe ankandi është një garë e hapur.

Qeveria menaxhoi një situatë të vështirë pas tërmeti si dhe në pandemi. Qeveria garanton konsumatorët fundorë që nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë, deri në fund të këtij viti. Deri në fund të këtij viti nuk rriten çmimet për energjinë për konsumatorët, por edhe për bizneset mëdha. Do të kemi në vëmendje familjet shqiptare dhe biznesin e vogël. Ne duhet të ndryshojmë sjelljen tonë për shpenzimin e energjisë. Ekonomitë e prodhimit janë ato që preken më shumë. Kjo situatë do jetë e përkohshme deri në 6 mujorin e vitit që vjen.’- tha Ekonomi.

Për rimëkëmbjet ekonomike, Ekonomi se duhet një pikë e të ardhurave fiskale shumë transparente dhe po ashtu edhe e shpenzimeve. Sipas ministres, shpenzimet mesatare për një familje shqiptare janë rritur. Ekonomi theksoi se familjet shqiptare në 2020 kanë shpenzuar 49 mln euro më shumë se në 2019.

‘Ne duhet të kemi një pikë të të ardhurave tona fiskale shumë transparente dhe të shpenzimeve. Thirrja e parë në këtë rimëkëmbje që kanë të bëjnë me strategjinë e grumbullimit të të ardhurave dhe transparenca e shpenzimeve. Shpenzimet mesatare të një familje janë rritur me 1.5 % krahasuar nga viti 2019 me 2020. Familjet shqiptare në 2020 kanë shpenzuar 49 mln euro më shumë se në 2019. Grupi i shpenzimeve për shëndetësi ka pasur një rritje 20-22%. ‘- tha Ekonomi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Pak minuta pas atentatit në Vlorë, momenti kur qytetarët nxjerrin nga makina Kevin Hajrullën

VIDEO/Pak minuta pas atentatit në Vlorë, momenti kur qytetarët nxjerrin nga makina Kevin Hajrullën