Ilir Beqaj: Si u përgjysmuan në tetë vjet humbjet në sistemin energjitik shqiptar

Ilir Beqaj: Si u përgjysmuan në tetë vjet humbjet në sistemin energjitik shqiptar

Foto ilustruese

Prodhimi i energjisë elektrike në vite

Vihet re që nga viti në vit ka luhatje të ndjeshme të energjisë elektrike të prodhuar në vend. Kjo vjen si rezultat in periodicitet klimatik të reshjeve të shiut që bien në territorin e Shqipërisë duke qënë se uji është i vetmi burim i prodhimit të energjisë elektrike.  Prirja 20 vjeçare është rritëse si pasojë e shtimit të kapaciteteve gjeneruese.

Konsumi i energjisë elektrike në vite

Në periudhën 2014 – 2020 konsumi i energjisë eklektrike është përgjithsisht stacionar, siç ilustrohet edhe nga kurba e mesatares rrëshqitëse 5 – vjecare të konsumit vjetor, edhe pse në këtë periudhë ka një rritje të mirë ekonomike (përveç vitit 2020 prej pandemisë). Dhe kjo vjen për meritë të zvogëlimit të humbjeve, qoftë teknike e qoftë joteknike.

Në grafikun në vijim duken më qartë se si shkojnë prodhimi e konsumi në vite.

Struktura e e konsumit të energjisë eklektrike në vite

Vihet re një rritje e përdorimit nga konsumatorët (përveç vitit 2020).

Humbjet në konsumin  e energjisë elektrike në vite

Duke filluar nga viti 2014, ka një prirje të qartë rënëse të humbjeve në rrjet. Është më e fortë në vitet e para të periudhës pasi ka një ulje të fortë të humbjeve joteknike (pra të abuzimit dhe vjedhjes), ndërsa ulja e humbjeve teknike lidhet edhe me nevojën për më shumë investime në rrjetin e shpërndarjes.

Kjo ulje ka ardhur nga e njëjti lidership qeverisës dhe nga i njëjti përkushtim menaxherial. Në situatën e krizës aktuale nuk mund të akuzohen këta dy komponentë. Nëse do të kishte papërgjegjshmëri dhe/ose korrupsion, siç pretendohet, këta do të kishin qënë prezent në të gjithë periudhën 2014 – 2020.

Raporti i në vite i prodhimit vendas të energjisë elektrike kundrejt konsumit të energjisë elektrike

Prodhimi vendas  energjisë elektrike ka si destinacion kryesor përdorimin nga konsumatorët familjarë dhe jo familjarë. Një pjesë e këtij prodhimi në varësi të reshjeve në një vit të caktuar, por edhe të karakterit stinor të reshjeve përdoret edhe për ekport.

Por duket qartë që edhe sikur Shqipëria të mund të ruajë për përdorim të brendshëm të gjithë prodhimin  e energjisë elektrike, për të plotësuar nevojat e konsumit të brendshëm do të duhet të importojë.

Në të ardhmen afatmesme priten të hyjnë në prodhim kapacitete të reja gjeneruese bazuar në burime ujore dhe diellore, të vijojë ulja e humbjeve në rrjetin e transmetimit e të shpërndarjes, të rritet efiçienca e përdorimit të energjisë.

Sezonaliteti i sistemit elektroenergjitik shqiptar

Varësia vetëm nga uji si burim i gjenerimit të energjisë elektrike sjell që raporti midis konsumit dhe prodhimit të jetë edhe 6 : 1. Shembull më ekstrem është në tremujorin e tretë 2017 dhe tremujorin e dytë 2018.

Derisa prodhimi i energjisë elektrike të vijojë të bazohet vetëm në ujin si burim gjenerues, përtej bilancit vjetor të energjisë elktrike, Shqipëria do të duhet të vijojë të importojë në periudha të caktuara të vitit. Dhe çmimi i importit nuk varet asfare nga faktorë subjektivë të brendshëm, as nga aftësia menaxheriale e drejtuese të sistemit elektroenergjitik dhe as nga lidershipi qeverisës.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 17/10/2021 14:57

    Patjeter mjeshter i skemave koruptive. E nise me shendetesine, ku i rrojte 500 m euro ne nje dore. Meqe ishe ekspert ne skemat e vjedhjes prej sigurimeve. Si duket paske hyre fort ne skemen e energjise. Sa e ke porosine per te zhvatur, 200 ne vit apo 1 mil ne 4 vjet?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së