-
Bejrut/ 6 viktima nga të shtënat me armë gjatë protestës, kryeministri shpall sot ditë zie
Kryeministri libanez, Najib Mikati e ka shpallur ditën e premte ditë zie, një ditë pas protestës ku 6 persona mbetën të vrarë nga të shtënat me armë dhe 32 të tjerë u plagosën. Protesta u organizua nga mbështetësit e grupeve myslimane shiite Hezbollah dhe Amal, të cilët kërkonin largimin e gjyqtarit Tarek Bitar, i cili po heton çështjen e shpërthimit masiv që ndodhi në gusht të 2020 në Bejrut.
15 Tetor 2021, 07:52 -
-
Auditimi i KLSH: Analizat COVID në privat të pabesueshme, laboratorët privatë u akredituan në shkelje të ligjit
Një audit 1-vjeçar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, zbulon keqmenaxhim të autoriteteve shtetërore ndaj pandemisë. Sipas KLSH, ministria e Shëndetësisë akreditoi në shkelje të ligjit laboratorët privat në Shqipëri, duke sjellë pavërtetësi të rezultateve të analizave.
14 Tetor 2021, 14:34 -
-
Të shtëna me armë zjarri gjatë protestës në Bejrut, 6 viktima dhe disa të plagosur
Gjashtë persona kanë mbetur të vrarë gjatë një proteste në kryeqytetin libanez Bejrut, ndërsa sipas mediave rreth 32 protestues janë plagosur pranë Ministrisë së Drejtësisë. Kjo protestë vjen pasi mbështetësit e lëvizjeve Hezbollah dhe Amal kërkojnë largimin gjyqtarit Tarek Bitar, i cili po heton çështjen e shpërthimit masiv që ndodhi në gusht të 2020 në Bejrut.
14 Tetor 2021, 12:39 -
Depozitohet projektligji/ OSHEE kredi 70 mln € nga BERZH për dëmet që i shkaktoi pandemia në vitin e kaluar
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes do të marrë 70 milionë euro kredi nga BERZH, për të financuar pasojat negative që ka shkaktuar pandemia COVID-19. Kjo hua nuk po merret për të përballuar krizën globale energjetike por për pasojat që pandemia shkaktoi në vitin e kaluar.
14 Tetor 2021, 12:34 -
-
Vendet e G20 kanë rritur me 4% emetimet e karbonit, priten masa për të vënë në kontroll ndryshimet klimatike
Emetimet e karbonit në vitin 2021 po rriten tek 20 vendet më të pasura në botë. Sipas raporti të Transparencës Klimatike, CO2 do të rritet me 4% në të gjithë grupin G20 këtë vit. Ndërkohë që gjatë pandemisë niveli i CO2 ka rënë me 6%. Ndërkohë, Kina, India dhe Argjentina pritet të tejkalojnë nivelin e emetimeve të viti 2019.
14 Tetor 2021, 10:15 -
Refugjatët të rënë në 'çarkun' midis kufirit Shqipëri-Greqi! Report Tv depërton në tokën neutrale, sjell dëshmi ekskluzive të emigrantëve të paligjshëm
Në kufirin e gjelbër midis Shqipërisë dhe Greqisë kanë mbetur shumë emigrant nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia. Report Tv ka depërtuar në tokën neutral dhe ka marrë dëshmitë ekskluzive të refugjatëve të paligjshëm që nuk pranon t’i strehojë asnjë shtet.
14 Tetor 2021, 09:53 -
Gjashtë gjërat që duhet të keni parasysh në lidhje me ndryshimet klimatike
Pas takimit përgatitor që u zhvillua së fundmi në Itali, tashmë e gjithë vëmendja është drejtuar tek COP26, konferenca e klimës që do të mbahet në Gllasgou nga 31 tetori deri më 12 nëntor. Raporti i fundit nga IPCC, Paneli Ndërkombëtar i Shkencëtarëve që Studion Ndryshimet Klimatike dhe efektet e tyre mbi planetin tonë, do të jetë në tryezën e delegatëve nga qeveritë (dhe jo vetëm) në të gjithë botën.
14 Tetor 2021, 00:57 -
Shqipëria, ndër shtetet më të reja në Europë edhe në 2020-n, ndonëse po plaket; Rekordin e mban Kosova
Shqipëria ka vijuar që të jetë një nga popullsisë më moshë më të re të Europës edhe për vitin 2020, ndonëse tendenca është drejt plakjes së popullsisë. Sipas Eurostat mosha mediane (që ndan popullsinë në dy pjesë të barabarta, një me moshat nën moshën medianë dhe tjetra mbi moshën medianë) ishte 37.2 vjeç në vitin 2020, duke e renditur popullsia e katërt më e re në Europë, pas Kosovës 30.5 vjeç), Turqisë (32.4) dhe Islandës (36.5).
14 Tetor 2021, 00:44 -
EIA: Fatura më të larta për ngrohjen e shtëpive këtë dimër
Konsumatorët amerikanë do të shpenzojnë më shumë për të ngrohur shtëpitë e tyre këtë dimër (tetor -mars), sesa vitin e kaluar, për shkak të çmimeve më të larta të produkteve të energjisë, parashikoi sot Administrata amerikane e Informacionit për Energjinë (EIA), sipas CNN
13 Tetor 2021, 20:50 -
Grupi i Berishës me humbësit më të mëdhenj në zgjedhje, nga Çlirim Gjata me 449 vota tek Tritan Shehu, Paloka, Noka dhe Spaho që fundosën PD në 2021 (Shifrat)
Deputetët e rreshtuar në krah të Berishës në betejën e tij për rrëzimin e Bashës dhe kundër SHBA rezultojnë më pak të votuarit në zgjedhjet e 2021 dhe në garat brenda PD-së. Shifrat i nxjerrin si kontribuuesit kryesorë në humbjen e PD-së në dy palë zgjedhjet e fundit parlamentare.
13 Tetor 2021, 16:37 -
Shoqata e grave shqiptare në Bari 'Shqiponjat e mëndafshta' takim letrar më 15 tetor, të ardhurat nga shitja e librit do t'i shkojnë një shtëpie që kujdeset për gratë e dhunuara
Në Itali një shoqatë me gra dhe vajza shqiptare, “Shqiponjat e mëndafshta”, kanë ndërmarrë një nismë shumë interesante për t'i ardhur në ndihmë personave të dhunuar në Shqipëri. Më datën 15 tetor ata do të zhvillojnë një takim me autorë librash, sigurisht duke respektuar në mënyrë rigoroze masat anti COVID, me 'green pass' ose me rezultat negativ të tamponit 48 orë para takimeve.
13 Tetor 2021, 11:19 -
Efektet e pandemisë, janar-prill 2021 bien 11% pacientët në spitale, 40% më shumë shtrime në psikiatri
Situata shëndetësore e krijuar nga pandemia e Covid-19 ka ndikuar edhe për 2021 në treguesit e shërbimit spitalor publik. Sipas raportit të monitorimit të Ministrisë të Shëndetësisë në spitalet shtetërore, për periudhën janar-prill 2021, janë trajtuar 11% më pak pacientë me sëmundje të ndryshme se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Në total, në spitalet publike, numri i pacientëve të shtruar për këtë periudhë është 73,556 nga 82,790 pacientë të shtruar në 2020.
13 Tetor 2021, 09:12 -
-
Lufta kundër korrupsionit, Kina nis kontrollin për ekspozimin e ryshfetit dhe aktiviteteve ilegale
Partia Komuniste e Kinës dëshiron të forcojë sektorin financiar të vendit. Këtë muaj ajo filloi një raund të ri në fushatën e saj për të ekspozuar korrupsionin, ryshfetin dhe aktivitetet ilegale.
13 Tetor 2021, 02:55 -
Subvencioni i naftës në bujqësi, 4.1 milionë litra, nga IPARD kanë përfituar 43 ferma
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri një bilanc të ecurisë së disa prej zërave në projektin e zhvillimit rural, duke u ndalur në të paktën pesë aspekte nga masat mbështetëse te subvencionimi i naftës dhe programi IPARD II. Raporti i monitorimit janar-gusht nënvizon se sa u takon masave mbështetëse, interesi më i madh ka qenë për blegtorinë ndërkohë që më pas vijnë bimët mjekësore.
13 Tetor 2021, 00:48 -
FMN kritika për investimet publike që s'kanë lidhje me tërmetin: Nuk janë prioritet, kujdes koncesionet kanë tejkaluar kostot
Shqipëria ka dy sfida thelbësore përpara sipas FMN, pasi duhet më shumë investim tek qytetarët. Shefja e misionit të FMN, Yan Sun, tha në konferencë me Bankën e Shqipërisë dhe Ministrinë e Financave se duhet një strategji për të rritur të ardhurat.
12 Tetor 2021, 18:30 -
-
E pazakontë/ Ish-gjyqtari i dënuar për lirimin vrasësit Gentjan Doda për 30 mijë € rikthehet në Vetting, paratë ia ka konfiskuar SPAK dhe i ka kaluar në arkën e shtetit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar vendimin e KPK-së për ndërprerjen e Vetingut për ish gjyqtarin Shkëlqim Miri i dënuar me vendim të formës së prerë për korrupsion dhe i shkarkuar nga KLGJ.
12 Tetor 2021, 15:55
