-
10 zakone të dëmshme, nga të cilat nuk mund të heqim dorë
Njerëzit duket se kanë një oreks për vetë-shkatërrim. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për blerjet e shfrenuara, pirjen e tepërt të alkoolit apo të duhanit, apo hyrjen me vetëdije në marrëdhënie toksike, nevoja jonë e qenësishme për kaos duket se nuk mbaron kurrë.
19 Prill 2022, 12:33 -
Rënia e krerëve në blegtori çon në rekord importet e mishit me 2021
Rënia e numrit të krerëve të bagëtive kryesisht (dele, lopë dhe dhi) me rreth 20 % në pesë vitet e fundit përveçse po ndikon në rritjen e çmimeve të prodhimeve vendase, mishit dhe bulmetit, po çon në përkeqësimin e bilancit tregtar me jashtë. Vitin e kaluar importet e mishit shënuan rritje të mprehte duke arritur rekord në dy dekadat e fundit, sipas të dhënave të INSTAT.
19 Prill 2022, 07:59 -
Prangosje e bujshme në Malin e Zi, arrestohet ish-kryetarja e Gjykatës Supreme
Ish-kryetarja e Gjykatës Supreme të Malit të Zi, Vesna Medenica, është arrestuar në aeroportin e Podgoricës ku më pas është dërguar në polici. Ndalimi është bërë për shkak të dyshimeve të bazuara për dy vepra penale, përkatësisht krijimin e organizatës kriminale dhe ndikim të paligjshëm, siç raportojnë mediat malazeze, duke cituar informacionin e policisë
18 Prill 2022, 23:28 -
-
-
EKSKLUZIVE/ Dëshmia e nënës së Endri Mustafës që u vra në Livadhe: Djalin ma ka vra Edison Arazi, e gjithë gjurulldia është gatuar tek Astmer Bilali
Nëna e Endri Mustafës që u vra në maj të vitit të kaluar në zonën e quajtur Livadhe në Shkodër, nxjerrë emra të tjerë në skenë gjatë dëshmisë së saj në gjykatë për vrasjen e të birit. Fahrije Mustafa akuzon për vrasjen e të birit 26 vjeçarin Edison Arazin dhe 15 vjeçarin Ergys Malja që janë të lidhur me Astmer Bilalin. Përjashton Ibrahim Licin si autor të ngjarjes.
18 Prill 2022, 14:16 -
Bosi shqiptar i drogës dhe adhurimi për Escobarin: Duhet të punojmë me trashëgimtarët e Pablos! Elvis Demçe synonte të ishte në 'aristokracinë e botës së krimit'
Kjo është bota që na vjen përtej Adriatikut e bosit shqiptar të drogës në Romë, bota e Elvis Demçes dhe bandës së tij. Mediat italiane edhe sot kanë publikuar të tjera përgjime, dhe siç del nga bisedat që kanë dalë nga serveri i koduar dhe që janë përmbledhur në një raport të hollësishëm të autoriteteve italiane, transmeton të gjithë fuqinë ndërkombëtare dhe synimet ekspansioniste të grupit të shkatërruar janarin e kaluar pasi transformoi rrugët e kryeqytetit në një ‘Far West’ për kontrollin e shesheve të trafikut të drogës.
18 Prill 2022, 11:36 -
-
A e bashkon dot Enkelejd Alibeaj PD-në? 10 pika ku ai avantazhohet dhe disavantazhohet
Kryetari në detyrë Enkelejd Alibeaj ka bërë publike platformën e tij për bashkimin me PD duke patur mbështetjen e 31 deputetëve nga 51 që ka grupi parlamentar, pa Sali Berishën e përjashtuar. Ka arritur të ketë shumicën mbështetëse në grupin parlamentar por jo të mbështetësve në bazë. Por a mund të jetë kryetari i komanduar, Enkelejd Alibeaj, ai që mund të pajtojë dhe bashkojë Partinë Demokratike?
18 Prill 2022, 11:07 -
Zgjedhjet presidenciale në Francë, tronditet kandidatja Le Pen, BE e akuzon për përvetësim të fondeve
Prokurorët francezë po shqyrtojnë një raport të BE-së që akuzon kandidaten e ekstremit të djathtë Marine Le Pen dhe bashkëpunëtorët e saj për përvetësim të mbi 600,000 eurove, fonde nga BE
18 Prill 2022, 10:55 -
-
-
Platforma e bashkimit e Alibeajt, pas Bardelit dhe Mziut, pendohet edhe Zef Hila: Krijon ngërçe! Të shfuqizohet çdo vendim për përjashtimin e deputetëve të grupit parlamentar
Me një postim në Favebook, Hila thotë se kjo platformë krijon ngërçe që do të thellonin dhe më tej përçarjen e demokratëve. Ai i është bashkuar Sali Berishës dhe mbështetësve të tij në thirrjen për të shfuqizuar çdo vendim për përjashtimin e deputetëve të grupit parlamentar.
17 Prill 2022, 18:55 -
Ylli Pata: “Non Grata”, revolucioni politik që solli SHBA!
Një vit më parë Partia Demokratike humbi zgjedhjet parlamentare për herë të tretë radhazi, një zhvillim që do të sillte një bing-bang politik, për çdo parti apo lëvizje politike në çdo vend të botës. Siç ka ndodhur realisht sa herë ky zhvillim jo aq i shpeshtë politik, pra humbja për here të tretë ka qëlluar në shtetet europiane a botën Perëndimore.
17 Prill 2022, 18:08 -
Përgjimet/Plani i bosit shqiptar të drogës në Itali, Elvis Demçe për të eliminuar 2 sipërmarrës të fuqishëm, një bazuka do të përdorej për t'i 'shembur' shtëpinë: Kur do i godasim këta të padenjë
Elvis Demçe donte të vriste sipërmarrësin Tonino Lucianin dhe partnerin e tij, të cilët kishin interesa në kompani ndërtimi, skela dhe në klubin e futbollit Cavese. Dhe këtë e kishin menduar ta bënin pikërisht duke sulmuar shtëpinë e tij me një armë bazuka.
17 Prill 2022, 16:29 -
-
Shkrimi në mediat greke/ Europa në sfidë për të shkëputur varësinë nga gazi rus, ja pse Shqipëria shihet si ‘ozazi’ i ri i burimeve energjetike
Në një kohë kur e gjithë Europa është në sfidë me vetëveten për të shkëputur varësinë nga gazi rus, Shqipëria ka perspektivën të kthehet në qendër të vëmendjes për shkak të burimeve të mëdha energjetike.
16 Prill 2022, 17:05 -
Nga Rusmali, Basha tek Alibeaj, si i ndëshkoi Berisha të gjithë njerëzit e tij që bashkëpunuan me amerikanët, pjesë e listës edhe Bamir Topi dhe Ina Rama
Lufta e Berishës ndaj Alibeajt pjesë e hakmarrjes 10-vjeçare ndaj të gjithë ish bashkëpunëtorëve të tij që u rreshtuan në linjën e Perëndimit, ndëshkimet nga 2012 deri në 2022.
16 Prill 2022, 14:48 -
Shqipëria dhe Kosova hapin pikën e re kufitare Shishtavec-Krushevë
Pas marrëveshjes së nënshkruar në mbledhjen e dy qeverive në nëntor të vitit 2021, Shqipëria dhe Kosova kanë tashmë një pikë tjetër të përbashkët kufitare Shishtavec-Krushevë, ndërsa shumë shpejt pritet që banorët e zonave të brezit kufitar të lëvizin lirshëm në të dy shtetet.
16 Prill 2022, 12:41 -
30 deputetë pro platformës së bashkimit të PD, mes tyre Basha, pendohen Bardeli dhe Mziu! Salianji, Duma e Zhupa kundër! Rithemelimi: Koha e pengjeve mbaroi! Alibeaj: Ndiqni verbazi 'idhujt'
Kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj publikoi sot listën e deputetëve që përkrahin platformën e tij për bashkimin e PD. Ai pranoi se disa deputetë propozuan që në planin e bashkimit të përfshihej ndalimi i rikandidimit të Lulzim Bashës për kreun e PD ndërsa 6 pikat u refuzuan nga deputetë si Ervin Salianji, Grida Duma e Ina Zhupa.
16 Prill 2022, 10:43 -
Të rinjtë po ikin nga Kosova, në 4 muajt e fundit rreth 200 mijë qytetarë aplikuan për vizë gjermane
Vetëm në katër muajt e fundit, afro 200 mijë qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për vizë gjermane. Mbi 8 mijë kërkesa janë bërë edhe në Ambasadën e Zvicrës. Ndërsa, për në Kroaci, kanë aplikuar 1 mijë e 944 persona. Me këtë trend, vetëm për një vit, nga Kosova do të donin të largoheshin një e treta e qytetarëve.
16 Prill 2022, 07:26
