Në një kohë kur e gjithë Europa është në sfidë me vetëveten për të shkëputur varësinë nga gazi rus, Shqipëria ka perspektivën të kthehet në qendër të vëmendjes për shkak të burimeve të mëdha energjetike.
Gazeta greke “To Vima” shkruan se Shqipëria mund të luajë një rol kyç në sektorin e gazit në Evropë, pasi kompania amerikane “Excelerate Energy Inc” planifikon ta përdorë atë për të ofruar gaz dhe produkte në pjesën tjetër të rajonit.
Çfarë pritet të bëjë kompania?
Kompania do të sigurojë termocentrale lundruese në Shqipëri, duke e lejuar atë të prodhojë energji elektrike. Kjo në mënyrë që të nxitet prodhimi dhe të rrisë eksportet nga vendi ynë.
Thuhet se plani mund edhe të mos mbështet, kjo për shkak se shumë organizatat mjedisore së fundmi i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian dhe qeverive rajonale të shmangin gazin dhe të investojnë në burime të rinovueshme të energjisë, si ajo diellore dhe e erës.
Shqipëria është aktualisht e varur nga energjia hidroelektrike dhe importet e lëndëve djegëse fosile. Vendet e tjera në rajon janë kryesisht të varura nga qymyri. Ndërkohë, Evropa po përpiqet të diversifikojë burimet e saj të gazit për të reduktuar varësinë e saj nga Rusia.
Kujtojmë se Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje me “ExxonMobil” dhe “Excelerate Energy” për shndërrimin e termocentralit të Vlorës në terminal të gazit natyror të lëngshëm në mars 2021.
Bashkëpunimi rajonal
Ndërkohë, që po bëhen përgatitjet për rindërtimin e lidhjeve energjetike midis Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe po zhvillohet edhe një plan i veçantë për një linjë të re transmetimi energjie me Kosovën. Enti Rregullator i Energjisë Shqiptare (ERE) njoftoi se ndërsa një projekt në vazhdim midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me një kapacitet 400 kWv është tashmë në ndërtim e sipër, ai planifikon të zhvillojë një ndërlidhje dytësore 110 kWv me Kosovën dhe një tjetër 110 kWv me Malin e Zi. Aktualisht ka një lidhje 278 MVA midis Vaut të Dejës në veri të Shqipërisë dhe kryeqytetit malazez Podgoricë. Megjithatë, linja u ndërtua në fillim të viteve 1970 dhe duhet të rindërtohet. Ndërsa Shqipëria planifikon të ndërtojë më shumë hidrocentrale në veri dhe planifikon projekte gazi në jug, ndërlidhjet mund të shfrytëzohen.
Linja tjetër e planifikuar do të lidhë nënstacionin Bajram Curri dhe Kukësin me Kosovën. Shqipëria prodhon aktualisht pothuajse 100% të energjisë elektrike të saj. Megjithatë, duke mos pasur kapacitet magazinues, energjia e Shqipërisë u shitet vendeve të tjera gjatë muajve kryesorë të prodhimit, pranverës dhe fillimit të verës. Kjo do të thotë se Shqipëria duhet të blejë energji nga lëndët djegëse fosile në dimër për të plotësuar kërkesën.
Në artikull është shkruar edhe për faktin se qeveria shqiptare vijon të japë leje për hidrocentrale, duke shkaktuar një dëme të madh ekologjik.
Aktualisht, për shkak të ndryshimit të kushteve atmosferike dhe keqmenaxhimit prej dekadash, liqenet që përdoren për energjinë hidroelektrike në pjesën veriore të vendit funksionojnë me kapacitet të kufizuar dhe tregojnë ulje të nivelit të ujit, duke kërcënuar situatën tashmë të pasigurt energjetike.
Mos u merzit se Greqine do ta ndihmojme me drita kur te jete koha.
PërgjigjuGreket vazhdojne me ziline,pabesine dhe intrigat per te sabotuar ekonomine shqiptare. Ne te Nintendo kohe promovojne me mediat nderkombetare te ashtuquajturin Verio Epir. Pasi sabotuan Hecin mbi Vjose tani duan te prishin pune per aeroportin e Vlores. Sillen ne Jugun e Shqiperise si me toke te veten. Dikush duhet ti ndaloje.
Përgjigju