‘Bylis antik’, ekspozitë fotografike në parkun e Apolonisë

Një ekspozitë fotografike dedikuar “Bylisit Antik” është çelur për vizitorët në Parkun Kombëtar Arkeologjik të Apolonisë, në Fier me rastin e Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve.

“Pra është një promovim që i bëhet këtij parku një nga sitet më të rëndësishme që është Apolonia dhe vizitueshmëria është akoma më e madhe në këtë mënyrë në këtë mënyrë krijojmë një kontakt midis dy parqeve. Janë dy nga parqet më të rendësishme të Shqipërisë, Apolonia dhe Bylisi dhe për këtë arsye ne kemi organizuar këtë ekspozitë duke sjelle natyrën, sitin arkeologjik te Bylisit  me gjithë monumentet por edhe me shtrirjen e tij  mbi luginën e Vjosës”, tha Drejtoresha e Parkut Arkeologjik të Apolonisë, Ornela Dyrmishi.

Dy vite pandemi dëmtuan turizmin kulturor, por tashmë vihet re një rritje e lehtë e turistëve. Sipas Dyrmishit në tre mujorin e parë të këtij viti, Apolonia është ka mirëpritur 2 796 vizitorë, 30 për qind më shumë se në 2021.

I.K/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti