-
Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës zhvillon mbledhjen e dytë, do caktohen ekspertët/ Rendi i ditës
Ditën e marten Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta do të zhvillojë mbledhjen e dytë. Mbledhja do të mbahet në orën 10:00, ku një nga pikat më të rëndësishme të rendit të ditë është caktimi i ekspertëve për marrjen e ekspertizës që kërkon njohuri të posaçme lidhur me objektin e hetimit, që është nëse Meta ka shkelur apo jo Kushtetutën me deklarata e tij para dhe gjatë procesit zgjedhor.
10 Maj 2021, 19:06 -
Vëzhgim/ Velipoja larg sezonit të ri turistik, bashkia Shkodër s’ka ndërhyrë për pastrimin! Ministria nuk ka licensuar stacionet e plazhit
Plazhi më i madh në veriperëndim të vendit, Velipoja nuk është ende gati për çeljen e sezonit turistik. Operatorët turistik duket se i kanë marrë masat, por ata që kanë çeduar janë Bashkia e Shkodrës dhe Ministria e Mjedisit. Ndjekim vëzhgimin e gazetarit Ergys Kavaja...
10 Maj 2021, 17:48 -
Koronavirusi, 4 viktima dhe 30 raste të reja infeksioni në 24 orët e fundit në vend
Vijon të shënojë ule numri i rasteve të reja me koronavirus në vend, ku në 24 orët e fundit raportohet për 30 persona të infektuar. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se fatkeqësisht janë 4 persona që nuk e kanë fituar dot betejën me këtë virus.
10 Maj 2021, 17:09 -
Në muajin e zgjedhjeve konsumi u rrit! INSTAT: Inflacioni arriti në nivelin 1.9%, shifra më e lartë që prej tetorit 2020
Shpenzimet për zgjedhjet e 25 prillit si dhe lëvizjet e qytetarëve për pushime si pasojë e temperaturave të favorshme kanë dhënë efektet e para në rritjen e konsumit. Pas një rënie drastike në muajin janar, ku inflacioni regjistroi nivelin më të ulët historik prej 0.4%, në muajin prill të këtij viti sipas raportit të INSTAT inflacioni arriti në 1.9%, aq sa ishte në kohën e karantinës në vitin e kaluar.
10 Maj 2021, 16:37 -
-
Kreditë me probleme zbresin në nivelin më të ulët historik
Kreditë me probleme kanë zbritur në nivelin më të ulët historik. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë kredia e keqe zbriti në nivelin e 7.9% nga 8.2 që ishte në marsin e 2020. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë huatë me probleme në mars ishin 48 miliardë lekë.
10 Maj 2021, 16:03 -
-
Karantinimi i të ardhurve nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, LSI kërkon pavlefshmëri të zgjedhjeve në qarqet Vlorë dhe Korçë
Me Korçën dhe Vlorën bëhen 3 qarqet që LSI ka ankimuar vetëm me argumentimin se ka ndikuar vendimi i Komitetit të Ekspertëve për karantinim e të ardhurve nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.
10 Maj 2021, 14:23 -
Rënia e rasteve me COVID, mjeku infeksionist: Vaksina po jep rezultat! Pas një viti pandemi, më në fund veshëm sërish bluzat e bardha pa 'armatimin' mbrojtës
Në një intervistë për Report Tv, rënien e infektimeve ditore, mjeku e lidhi me disa faktorë që nga fakti që po shkojmë drejt imunitetit të tufës, vaksinimit por dhe respektimit të rregullave anti-COVID.Puca tha se më në fund ai dhe kolegët e tij arritën pas një viti pandemi të vishnin sërish përparësen e bardhë dhe të hiqnin veshjet speciale anti-Covid për t'u mbrojtur nga virusi.
10 Maj 2021, 12:52 -
Luigi Soreca: Dita e Evropës 2021, koha për të parë përpara
BE-ja ka dhuruar gjithashtu më shumë se 50 milionë euro për të ndihmuar bizneset e vogla dhe bashkitë, si dhe për të mbështetur arsimin dhe trajnimin në mënyrë që të rinjtë shqiptarë të gjejnë punë në vendin e tyre. Dhe pastaj, një muaj më parë, ne gjithashtu disbursuam 90 milionët e parë të ndihmës sonë makro-financiare.
10 Maj 2021, 12:23 -
Mbi 49 mijë fatura elektronike u lëshuan në 4 muaj! Në janar-prill 2021 fiskalizimi u zbatua nga 7611 biznese
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se që prej datës 1 janar të këtij viti e deri në fund të prillit, 7611 biznese kanë nisur të lëshojnë fatura elektronike. Sipas tatimeve brenda katër muajsh Janar-Prill 2021 janë lëshuar mbi 49 mijë fatura elektronike.
10 Maj 2021, 11:36 -
Miliarderi vuan nga Sindroma Asperger, Musk: Kam krijuar Tesla dhe po organizoj udhëtim e parë në hënë që do të paguhet me dogecoin, smund të prisni që të jem 'normal'!
Deklarata e Elon Musk që vuan nga Sindroma Asperger dhe fakti që kriptomonedha Dogecoin do të përdoret si pagesë për udhëtimet në hënë ka tëhequr vëmendjen mediave ndërkombëtare.
10 Maj 2021, 11:03 -
Viti jubile i 30-vjetorit të PS dhe fitorja e 25 prillit, Rama mbledh deputetët: Do hapim partinë, bëhuni gati për fitoren 2025-ës! Shqiptarët na dhanë besimin, do udhëheqim (VIDEO)
2021 është një vit historik për Partinë Socialiste, është viti jubile i 30-vjetorit të themelimit por edhe ai i arritjes së mandatit të tretë me fitoren e zgjedhjeve, duke u bërë kështu forca e parë politike që shqiptarët e ngarkojnë me një besim kaq të madh.
10 Maj 2021, 10:14 -
-
Kërkuan rrëzimin e nenit të Kodit Zgjedhor për ndarjen e mandateve, 'Kushtetuesja' cakton seancën për kërkesën e Patozit dhe Murrizit
Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë më 9 qershor 2021 kërkesën e Partisë Bindja Demokratike dhe Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare e Myslim Murrizit në lidhje me shpërndarjen e mandateve. Kërkesat e dy partive e dorëzuar më 29 dhjetor 2020 lidhet me rrëzimin e nenit 163 të Kodit Zgjedhor, i cili përcakton shpërndarjen e mandateve të Kuvendit të Shqipërisë, duke e konsideruar atë në kundërshtim flagrant me ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut.
10 Maj 2021, 08:46 -
Një tjetër 24 orësh pa shtrime në Infektiv, Kalo: S'është momentin të themi fitore , kemi ende pune për të bërë ndaj COVID! Masat dhe vaksinimi po japin efekt
Mjeku Tritan Kalo është shprehur optimist për situatën e pandemisë në vend, ku shkruan se në vend është shënuar 24 orëshi i dytë pa shtrime në Spitalin Infektiv. Kalo shprehet se është ende herët që të brohorasim për fitore, pasi ka ende punë për të bërë për të dalë përfundimisht nga tuneli i pandemisë.
10 Maj 2021, 08:13 -
Nuk e pranoi mandatin në 2019, demokrati: Basha dhe Bardhi të japin shpjegime, pse futën në lista kandidatë që qëndruan në Kuvend kur ne bojkotuam
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Indrit Hoxha i kërkon Lulzim Bashës dhe sekretarit të partisë Gazment Bardhi që të japin shpjegime se pse futën në listat për deputetë të 25 prillit, 3 emra që qëndruan në Kuvend në 2019 kur gjithë opozita e bojkotoi
10 Maj 2021, 07:58 -
-
-
Albumi muzikor 'Tirana 100' tërheq vëmendjen e ndërkombëtarëve, revista britanike e vlerëson maksimalisht
Albumi muzikor “Tirana 100” realizuar nga grupi “Tirana-Tirona AllStars” me mbështetjen ekskluzive të Bashkisë Tiranë në kuadër të festimeve të 100-vjetorit të Tiranës Kryeqytet, po korr suksese të njëpasnjëshme në arenën muzikore ndërkombëtare.
9 Maj 2021, 16:54 -
Shpërbëhet PD, dy sekretarë qëndrorë dhe drejtues lokalë japin dorëheqjen! Harxhi: Shembull për Bashën! Elezi: Pas tyre, Lulin do e braktisin të gjithë, varka e tij në mbytje
Humbja në zgjedhjet e 25 prillit po pasohet me dorëheqje në PD. Pas kërkesës publike të qindra drejtuesve dhe militantëve drejtuar Lulzim Bashës, duket se ka pasur reagime në nivelet e larta drejtuese të PD.
9 Maj 2021, 15:23
