-
Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim biznesmenin Julian Morina! Ndërtoi pa leje në Tiranë në një sipërfaqe prej 16 mijë metra katror
Prokuroria e Tiranës dërgoi në gjyq dosjen për Biznesmenin Juljan Morina, i njohur si Lul Morina dhe shoqërinë e tij ‘Xheluks Construksion’. Gjatë hetimeve mbi disa procedime penale të regjistruara për këtë shtetas dhe kompaninë që ai administron, për periudhën 2021-2024, u konstatua se kjo shoqëri tejkaloi lejet e ndërtimit të marra për godina banimi dhe shërbime në disa raste.
16 Nëntor 2024, 10:26 -
Kokaina nga Amerika Latine përpunohej në laborator në Fushë Krujë e çohej në BE! Baza edhe tek 'Kodra e Diellit 2'! SPAK: 10 të arrestuar mes tyre 3 të huaj! Në 48 ton lëkurë gjedhi fshihet droga e importuar (EMRAT)
NJOFTIMI ZYRTAR/ SPAK goditi një grup kriminal të trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine. Droga vinte e fshehur në lëkura të kriposura bagëtish përmes portit të Durrësit dhe aeroportit, dhe në një laborator të ngritur në Qerekë, pranë Rinasit, përpunohej nga 3 ekspertë nga Kolumbia dhe Venezuela, të vënë në pranga. 7 shqiptarë u arrestuan. SPAK: Shqiptarët ishin investitorë, transportues dhe shpërndarës.
16 Nëntor 2024, 07:23 -
‘U kap me 11 kg kokainë, Gjyqtari e liroi!’/ Shqiptari fut në ‘sherr’ politikën italiane, Salvini sulmon Drejtësinë, por e vërteta qëndron ndryshe
Në dy dalje publike në programet televizive të Rai3 dhe La7, kreu i Ligës, Matteo Salvini përdori rastin skandaloz të vendimit të Gjykatës së Breshias disa ditë më parë, që lironte një shqiptar të kapur në muajin tetor me drogë, sepse nuk i ishte siguruar përkthyes dhe s’dinte italisht. Procedurat solli vendimin, por Prokuroria e parandaloi në kohë dhe shqiptari s’u lirua dot
15 Nëntor 2024, 16:21 -
-
-
Raporti i Komisionit Evropian/ Ekonomia e Shqipërisë pritet të rritet me 3.8%! Në 2025-2026 do ketë ngadalësim! Investimet po përshpejtohen në gjysmën e dytë të vitit
Komisioni Evropian në raportin e vjeshtës, thotë se ekonomia e Shqipërisë pritet të rritet me 3.8% këtë vit, ndërsa parashikon një ngadalësim për 2025-2926 për shkak të ngadalësimit të punësimit dhe rëndimit të konsumit publik. Borxhi publike pritet të bjerë, ndërsa raport shprehet se bumi i turizmit nxiti eksportet e shërbimeve.
15 Nëntor 2024, 12:21 -
GJKKO kalon për gjykim dosjen e Jorgo Goros për tjetërsimin e 10 mijë metra katror tokë! Ish kryebashkiaku i Himarës kërkon gjykim të shkurtuar
Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e SPAK dhe nis gjyqin ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro, të akuzuar për shpërdorim detyre në 2 raste të tjetërsimit të pronave, dhe fshehje të pasurisë. Ndaj tij, qëndron ende i hapur hetimi për një tjetër tokë në Himarë, të cilën e përfitoi ish-kryebashkiaku i komanduar, Bollano.
15 Nëntor 2024, 10:56 -
SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut bashkërendojnë përgjigjen ndaj kërcënimeve të Koresë së Veriut
Presidenti amerikan Joe Biden, do të takohet me udhëheqësit e Koresë së Jugut dhe Japonisë të premten, për të diskutuar një përgjigje "të bashkërenduar" ndaj vendosjes së mijëra trupave të Koresë së Veriut për të ndihmuar luftën e Moskës kundër Ukrainës dhe për kërcënimin bërthamor të Phenianit. Takimi pritet të mbahet përgjatë punimeve të Forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Lima të Perusë.
15 Nëntor 2024, 10:26 -
-
Si e sheh botën Marco Rubio, i zgjedhuri i Trumpit për sekretar të Shtetit?
Me zgjedhjen e Rubios - senator i njohur për qëndrime të ashpra në shumë çështje të politikës së jashtme - Trump kërkoi dikë që ndan kryesisht pikëpamjet e tij për temat më urgjente ndërkombëtare, thotë Behnam Ben Taleblu, analist në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, me bazë në Uashington.
15 Nëntor 2024, 08:04 -
Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë: 24% e familjeve shqiptare jetojnë me borxhe! Pjesa më e madhe për konsum e shëndetësi, 20% blejnë ‘ushqime me listë’
24% e familjeve në vend kanë një borxh për të paguar, që kryesisht e kanë marrë tek të afërmit e tyre. Sipas Bankës së Shqipërisë pjesa më e madhe e borxhit që kanë shqiptarët është për konsum, për shtëpi dhe për arsye shëndetësore. Ndërkohë rezulton se 20% e familjeve sipas vrojtimit blejnë ushqime me listë në dyqane.
14 Nëntor 2024, 18:48 -
-
-
Tiranë/ Tensione në seancën e Dan Hutrës! Autori i vrasjes së trefishtë ballafaqohet me të dënuarin të cilit i vrau motrën: Gjakun nuk e fal! Refuzoj të jap deklarime para kësaj monstre
Tensione në seancën e sotme për Dan Hutrën në Gjykatën e Tiranës. Në gjyq ishte ftuar një i dënuar, Vladimir Kurtin me të cilin Hutra dikur ndante qelinë, por që më pas i vrau motrën për të dhënë deklarime.
14 Nëntor 2024, 14:36 -
-
Gjirokastër/ Trafiku i drogës dhe klandestinëve drejt Greqisë, ‘Crossborder’ godet grupin me 11 persona! 4 të arrestuar, 5 në kërkim dhe 2 nën hetim (VIDEO)
Ekzekutohen masat e sigurisë për 6 të dyshuar, nga të cilët 4 prej tyre “arrest në burg”, pjesëtarë të një grupi që trafikonte lëndë narkotike cannabis sativa drejt Greqisë dhe ndihmonte emigrantë që të kalonin ilegalisht kufirin me Greqinë, kundrejt pagesës
14 Nëntor 2024, 13:21 -
Shifrat Janar-Tetor/ 4,9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura, 1,7 mln të huaj! Kumbaro: Janë 20% më shumë se në 2023! Turizëm gjithëvjetor, fokusi tek eko-turizmi
Shifrat janë bërë publike nga Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila shprehet se kjo është një provë e shtrirjes së sezonit në territor dhe në kohë, duke diversifikuar ofertën turistike. Për muajin tetor, parqet më të vizituara kanë qenë Parku Kombëtar Alpet e Shqipërisë me 78 mijë vizitorë, Parku Kombëtar Divjakë Karavasta me 29 mijë vizitorë dhe Parku Kombëtar Butrint me 17 mijë vizitorë
14 Nëntor 2024, 12:53 -
-
Media australiane 'The New Daily': Si po kthehet Shqipëria në destinacionin e madh të turizmit evropian?
Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve vitet e fundit, falë kaluarës së saj historike dhe zhvillimit të turizmit dentar, shkruan Sezen Bakan në një artikull të botuar në të përditshmen australiane “The New Daily”.
14 Nëntor 2024, 08:54 -
‘Situatë dramatike’: Paligjshmëritë në sektorin minerar lënë pas një masakër mjedisore
Prej dhjetë vitesh, kompanitë e sektorit minerar nuk i zbatojnë detyrimet ligjore për rehabilitimin mjedisor, ndërsa fondet e mbledhura si garanci financiare ndodhen në drejtim të paditur, duke shkaktuar dëme të pallogaritshme në mjedis në shkallë vendi
14 Nëntor 2024, 08:23 -
Trump emëron bashkëpunëtorin e ngushtë të George Soros në pozicionin më të fuqishëm ekonomik në vend
Një numër në rritje i shenjave sugjerojnë se Donald Trump mund të zgjedhë investitorin e fondeve mbrojtëse Scott Bessent si Sekretarin e ardhshëm të Thesarit. Kjo do ta afronte këtë veteran të Wall Street-it dhe ish-bashkëpunëtor i donatorit të madh demokrat, George Soros, me pozicionin e një prej figurave më të spikatura në krijimin e politikës ekonomike të Trump
13 Nëntor 2024, 18:09
