-
Berisha i merr aleatët Alibeajt, pas aleancës me Metën konfirmon koalicionin opozitar: Dalim me një kandidat të përbashkët në zgjedhje
Pas arritjes së marrëveshjes me Kreun e Partisë së Lirisë për një kandidat të përbashkët, Sali Berisha ka mbledhur dhe partitë e vogla aleate. Marrëveshja me Fatmir Mediun, Vangjel Dulen, Agron Dukën dhe Dashamir Shehin është dakordësuar që këto forcat politike të dalin në zgjedhjet vendore me kandidat të përbashkët.
5 Tetor 2022, 19:55 -
Takimi me Begajn për datën e 'vendoreve 2023', Alibeaj: Presidenti më thirri si ushtrues i detyrës së kryetarit të PD-së
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, në takimin me presidentin Begaj për zgjedhjet u shpreh se zgjedhjet vendore 2023 të bëhen një orë e më parë. Për të nuk kishte rëndësi data për aq kohë sa procesi i zgjedhjeve bëhej sa më shpejt
5 Tetor 2022, 19:25 -
Ibrahimaj në Report TV: Në 2023 presim rritje ekonomike me 3%! Edhe këtë vit bonus për festat e fundvitit për pensionistët
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka folur në Report Tv për hartimin e projektbuxhetit për vitin 2023. Ibrahimaj thotë se vitin që vjen presin që ekonomia shqiptare të pësoje një rritje me 3%, ndërsa theksoi se pritet edhe një normalizimin i inflacionit.
5 Tetor 2022, 19:16 -
-
Zgjedhjet lokale, Braçe në Report Tv: Nëse konsiderohet garë e lehtë, do jetë gabim i pafalshëm! PS të hapet për interesat e të gjithëve
Ndonëse PS zotëron thuajse të gjithë pushtetin vendor me përjashtim të Shkodrës, deputeti socialist Erion Braçe thotë se gara nuk duhet të konsiderohet e lehtë. Në një intervistë për ‘Studio Live’ u shpreh se do të ishte gabim i pafalshëm për PS në rast se nuk i jep rëndësinë e duhur kësaj gare.
5 Tetor 2022, 17:15 -
-
Banka Botërore lë të pandryshuar projeksionin e rritjes ekonomike për Shqipërinë më 2022, e ul me 1.3 pikë % më 2023
Banka Botërore la të pandryshuar parashikimet për rritjen ekonomisë këtë vit. Në publikimin e sotshëm, “Mbrojtja Sociale për Ringritje” Banka njoftoi se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.2% këtë vit, ndërsa më 2023 ritmet e rritjes do të jenë 2.3%, ulje me 1.2 pikë për qind në krahasim me parashikimet e pranverës.
5 Tetor 2022, 12:07 -
Vendoret 2023 përçajnë sërish PD-në, Alibeaj s'ie dakord për 14 majin: Zgjedhjet një orë e më parë! Presidenti më thirri në takim si kryetari në detyrë i PD
Atëherë kur dukej sikur do ishte një konsensus në partitë politike për zgjedhjet vendore të 2023, Partia Demokratike është sërish e përçarë edhe në përcaktimin e një date
5 Tetor 2022, 07:24 -
-
Koalicioni Berisha-Meta për zgjedhjet lokale 2023, Çupi: Aleanca për të shpëtuar lëkurën! Ish presidenti ka shitur informacione sekrete për agjenturën ruse
“Aleanca për të shpëtuar lëkurën”, kështu e cilëson analisti Frrok Cupi marrëdhënien Meta-Berisha për zgjedhjet lokale 2023. Në një intervistë për ‘Studio Live’, Çupi u shpreh se të dy janë bashkuar për të agresuar Amerikën. Sipas tij, të dy kanë lidhje me Rusinë dhe Iranin. Për Metën thotë se për sa kohë mbante zyrën e presidentit, ka shitur informacione sekrete për një qendër spiunazhi në Rusi.
4 Tetor 2022, 17:50 -
-
-
Zgjedhjet vendore, Meta i mbyll derën Alibeajt: I kemi lënë në dorë Berishës të zgjedhë kandidatët më të mirë
Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë nisur bashkëpunimin për zgjedhjet vendore 2023. Pas takimit në selinë e Partisë Demokratike me Sali Berishën, kreu i Partisë së Lirisë tha se i kanë lënë në dorë Berishës që të zgjedhë kandidatët më të mirë me të cilët do të dalin në zgjedhje.
4 Tetor 2022, 14:11 -
-
-
Zgjedhjet vendore 2023, Rama mbledh në Durrës në 7dhe 8 tetor kryebashkiakët dhe drejtuesit e PS në qarqe
Socialistët kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet vendore të 2023. Kryeministri Edi Rama do të mbledhë në Durrës në datën 7-8 tetor, kryebashkiakët, në kuadër të zgjedhjeve lokale
4 Tetor 2022, 11:52 -
Shqipëria drejt zgjedhjeve vendore më 14 maj, ka një dakordësi mes palëve! Presidenti Begaj vijon konsultimet me përfaqësues të partive parlamentare
Presidenti Bajram Begaj nisi konsultimet me forcat politike për datën e zgjedhjeve të ardhshme vendore. I gjendur përballë krizës së brendshme në PD dhe Ilir Metës opozitar, Begaj, zgjodhi të dëgjojë të gjithë aktorët politikë, edhe ata pa grup parlamentar.
4 Tetor 2022, 11:00 -
-
-
Programi për panelet diellore, Balluku: Do të vendoset çmim tavan! Më 1 nëntor, qytetarët mund të aplikojnë për instalimin e tyre
Nga 1 tetori, Agjencia për Eficencën e Energjisë ka nisur fazën e garave të subjekteve që ofrojnë panelet e energjisë diellore dhe instalimin e tyre. Subjektet e interesuara kanë kohë të aplikojnë deri më datë 18 tetor dhe të paraqesin dokumentet sipas kritereve të përcaktuara, ndërsa fituesi do të shpallet më datë 30 tetor.
3 Tetor 2022, 17:14 -
Komisioni për Reformën Zgjedhore miraton programin, në shqyrtim edhe nëse do të ketë ndryshime në hartën territoriale! Vasili kundër: T’i përmbahemi objektit të punës
Ndryshimet në hartën territoriale, do të reflektohen edhe në punën e Komisionit të Posaçëm kuvendor për reformën Zgjedhore, i cili miratoi të hënën programin e punës së tij me shumicë votash. Komisioni për reformën zgjedhore u dakortësua që propozimet për këtë pikë do të bëhen brenda 30 tetorit, ndërsa raporti final do publikohet në harkun kohor 16 shkurt-8 mars 2023.
3 Tetor 2022, 16:36
